Perpjesetim quhet barazim i dy raporteve.
Numrat që formojnë perpjesetimin quhen kufiza të perpjesetimit. Këto mund të jenë numra të plotë, dhjetorë, thyesorë.
Këtë e shkruajmë dhe në mënyrën standarte
3 dhe 14 quhen kufiza të jashtme të perpjesetimit.
2 dhe 21 quhen kufiza të brëndshme të perpjesetimit.
Leximi i perpjesetimit bëhet: “Raporti i 3 me 2 është i barabartë me raportin e 21 me 14”.
Vetitë e perpjesetimit
Vetia themelore.“Në çdo përpjesetim, prodhimi i dy kufizave të jashtme është i barabartë me prodhimin e dy kufizave të brëndshme”.
sipas vetisë duhet: 4 ∙ 21 = 7 ∙ 12
Në formë të përgjithësuar shkruajmë:
Vetia e të anasjelltës.“Në çdo përpjesetim, po të zëvëndësojmë çdo raport të tij me të anasjelltën e tyre, formohet përpjesetim”.
Në formë të përgjithësuar shkruajmë:
Vetia e ndërrimit.
- “Në çdo përpjesetim, po t’u ndërrojmë vendet kufizave të jashtme me njëra-tjetrën formohet përpjesetim”.
Në formë të përgjithësuar shkruajmë:
- “Në çdo përpjesetim, po t’u ndërrojmë vendet kufizave të brëndshme me njëra-tjetrën formohet përpjesetim”.
Në formë të përgjithësuar shkruajmë:
- “Në çdo përpjesetim, po t’u ndërrojmë vendet ndërmjet tyre dy kufizave të brëndshme dhe dy kufizave të jashtme formohet përpjesetim”.
Në formë të përgjithësuar shkruajmë:
.
Vetia në lidhje me mbledhjen ose ndryshesën e kufizave të çdo raporti të perpjesetimit.“Raporti i shumës (ndryshesës) ndërmjet kufizës së parë dhe të dytë përmbi kufizën e parë ose të dyte është e barabartë me shumën (ndryshesën) e kufizës së trëtë me të katërt përmbi kufizën e tretë ose të katërt”.
Për shumën kemi:
–
–
Në formë të përgjithësuar shkruajmë:
–
–
Për ndryshesën kemi:
–
–
Në formë të përgjithësuar shkruajmë:
–
–
Vetia e kufizave paraardhëse dhe pasardhëse: “Në çdo perpjesetim, shuma (diferenca) e kufizave paraardhëse rri tek shuma (ndryshesa) e kufizave pasardhëse , sikundër rri çdo kufizë paraardhëse tek pasardhësja e saj“.
Në formë të përgjithësuar shkruajmë:
Njehsimi i kufizës së panjohur në një perpjesetim
Më poshtë japim rregullat e njehsimit të kufizës së panjohur në një perpjesetim:
Rregulli 1:
“Në një perpjesetim, vlera e një kufize të panjohur të jashtme është e barabartë me prodhimin e dy kufizave të brëndshme dhe ky prodhim i pjestuar me kufizën tjetër të jashtme ”.
Rregulli 2:
“Në një perpjesetim, vlera e një kufize të panjohur të brëndshme është e barabartë me prodhimin e dy kufizave tëjashtme dhe ky prodhim i pjestuar me kufizën tjetër të brëndshme ”.
Ushtrimet per kete mesim mund ti gjeni ketu