Simetria boshtore: Siç duket në figurën më poshtë, katroret ABCD dhe janë të barabartë.
Ata kanë kulme të baraslarguara nga drejteza d.
Katrori është simetriku i katrorit ABCD.
Drejtëza d është drejtëza e simetrisë.
Ushtrimi 1
Ndërtoni nje drejtkëndësh ABCD.
a) Ndërtoni simetrikun e tij në lidhje me brinjën AB
b) Ndërtoni simetrikun e tij në lidhje me brinjën BC
c) Ndërtoni simetrikun e tij në lidhje me brinjën CD.
d) Ndërtoni simetrikun e tij në lidhje me brinjën AD.
Zgjidhje
a)
Përgjigje: Drejtkëndëshi me ngjyrë blu dhe me vija të ndërprera është simetriku i katrorit ABCD dhe brinja AB është boshti i simetrisë.
b)
Përgjigje: Drejtkëndëshi me ngjyrë blu dhe me vija të ndërprera është simetriku i katrorit ABCD dhe brinja BC është boshti i simetrisë.
c)
Përgjigje: Drejtkëndëshi me ngjyrë blu dhe me vija të ndërprera është simetriku i katrorit ABCD dhe brinja BC është boshti i simetrisë.
d)
Përgjigje: Drejtkëndëshi me ngjyrë blu dhe me vija të ndërprera është simetriku i katrorit ABCD dhe brinja AD është boshti i simetrisë.
Zhvendosja e figurave në rrjet.
Ne kemi mësuar të ndërtojmë simetriken e një figure në lidhje me një drejtëz.
Por ne mund ta zhvendosim anjë figurë të njëjtjë me të parën.
Një shndërrim të tillë e quajmë zhvendosje.
Për të zhvendosur një figurë në rrjet kemi disa mënyra
- Zhvendosje horizontale. Në këtë lloj zhvendosje, ajo lëvizë nga e majta në të djathtë ose anasjelltas.
- Zhvendosja vertikale. Në këtë lloj zhvendosje, figura lëvizë nga lart – poshtë ose anasjelltas.
Shohim shembullin:
Siç duket në figurë, trekndëshi A është zhvendosur në 2 mënyra:
- Me zhvendosje horizontale, ku nga trekëndëshi A ka kaluar tek trekëndëshi B.
- Me zhvendosje vertikale, ku nga trekëndëshi A ka kaluar tek trekëndëshi C.
Pë më shumë për simetrinë, mund të lexoni artikullin simetria