Pjesa e hapësirës që zë një trup quhet vëllim i këtij trupi.
Të gjesh vëllimin e një trupi do të thotë ta krahasosh atë me një trup tjetër, i cili merret si njësi, pra ta caktosh sa herë vëllimi i trupit përmban vëllimin njësi.
Si njësi e vëllimit merret vëllimi i kubit me brinjë një njësi të gjatësisë. Kjo njësi quhet njësi kubike, për shembull , etj.
Vëllimi i kuboidit
Kemi parë se vëllimi i kuboidit me përmasa a,b,c është i barabartë me prodhimin e tyre, pra V = a∙b∙c
Nëse shënojmë me S sipërfaqen e bazës së kuboidit dhe me h lartësinë e tij, formula e mësipërme merr trajtën V = S∙h
Rrjedhim: Vëllimi i kubit me brinjë a jepet me formulën .
Parimi i kavalierit
Parimi i kavalierit është formuluar nga matematikani Kavalier në vitin 1635.
Parimi i kavalierit: Në qoftë se dy trupa janë vendosur në një plan α, në mënyrë që prerjet përkatëse të tyre me çdo paralel me këtë plan të kenë sipërfaqe të barabarta, atëherë këta trupa kanë vëllime të barabarta.
Vellimi i prizmit
Vellimi i prizmit është i barabartë me prodhimin e sipërfaqes së bazës me lartësinë e tij.
Gjithmonë tek prizmi i drejtë, lartësia është brinja e tij.
Ushtrim
Jepet prizmi me bazë trapez dhe lartësi 12 cm.
Baza e madhe e trapezit është 8 cm, baza e vogël është 4 cm, lartësia e trapezit është 6 cm dhe brinjët anësore jane nga 6 cm.
Gjeni:
a) Sipërfaqen anësore të prizmit
b) Sipërfaqen e bazës së prizmit
c) Sipërfaqen e përgjithshme të prizmit
d) Vëllimin e prizmit
Zgjidhje
Ndërtojmë në fillim prizmin me bazë trapez
Kemi të dhënë:
l = 12 cm
B = 8 cm
b = 4 cm
h = 6 cm
a) Gjejmë sipërfaqen anësore
Nga formula dimë që:
Gjejmë perimetrin e bazës, pra perimetrin e trapezit
P = 2a + b + B
P = 2 ∙ 6 + 4 + 8
P = 12 + 12
P = 24 cm
Tani gjejmë sipërfaqen anësore të prizmit me bazë trapez:
b) Gjejmë sipërfaqen e bazës
Në fillim gjejmë sipërfaqen e trapezit:
Tani për të gjetur sipërfaqen e bazës e shumëzojmë këtë sipërfaqe me 2:
c) Gjejmë sipërfaqen e përgjithshme
Nga formula, dimë që:
Pra, do të kemi:
d) Gjejmë vëllimin e prizmit
Nga formula dimë që:
(sipërfaqen e njërës bazë).
Pra, do të kemi prodhimin e sipërfaqes së trapezit me lartësinë e prizmit:
Në rastin kur prizmi është kuboid, vellimi gjendet duke shumëzuar tri përmasat e kuboidit. Pra, .
Për kubin kemi a = b = c dhe .
Shembull
Gjeni vëllimin e kuboidit me përmasa 3, 4 dhe 5 cm.
Zgjidhje
Nga formula, dimë që vellimi i kuboidit gjendet duke shumëzuar tri përmasat e tij. Pra, do të kemi:
.