Çfarë janë forcat?
Gjatë bashkëveprimeve të ndryshme midis trupave , si shtytje, tërheqje etj, trupave u ndryshon madhësia e shpejtësisë apo drejtimi i saj.
Në këtë rast thuhet se trupat ushtrojnë forca mbi njëri-tjetrin.
Forcat nuk mund të shihen, por mund të vihet re ndikimi i tyre. Kur një trup fillon të levizë, ose përshpejtohet, mbi të vepron një forcë.
Forcat që veprojnë mbi një trup mund të paraqiten me anën e shigjetave. Gjatësia e shigjetës tregon madhësinë e forcës.
Drejtimi i shigjetës tregon drejtimin e forcës.
Shigjetat e forcave vizatohen duke filluar nga trupi.
Llojet e ndryshme të forcave
Forcat e tërheqjes dhe forcat e shtytjes
Forca e gravitetit ose forca e rëndësës, është forca me të cilën toka tërheq trupat.
Kjo forcë është pingule me sipërfaqen e tokës dhe e drejtuar drejt qëndrës së saj.
Njutoni përcaktoj se dhe truat e tërheqin tokën me të njëjtën forcë.
Midis trupave të ngarkuar vepron një tjetër lloj force, forca elektrostatike.
Duke fërkuar dy trupa plastikë ata ngarkohen elektrikisht.
Për rrjedhojë ata mund tyë ushtrojnë forca tërheqëse ose forca shtytëse mbi trupat e tjerë të ngarkuar.
Magnetet shtyhen ose tërhiqen me njëri-tjetrin.
Gjithashtu ata mund të tërheqin trupa me përbërje hekuri, nikeli etj.
Në këto raste veprojnë forcat magnetike.
Forcat gravitacionale, elektrostatike dhe magnetike veprojnë edhe kur trupat nuk janë të takuar me njëri-tjetrin.
Forcat që veprojnë mbi trupat në lëvizje
Kur një trup rrëshqet nëpër sipërfaqen e një trupi tjetër, mbi trupin që rrëshqet ushtrohet forca e fërkimit.
Ajo është e drejtuar kundër drejtimit të rrëshqitjes së trupit, pra përpiqet ta ngadalsojë lëvizjen.
Figura më lart është një shembull i forcës së fërkimit.
Një trup që lëviz në ajër apo në ujë, goditet me molekulat që takon gjatë lëvizjes.
Në këtë rast mbi trupin ushtrohet forca e rezistencës së ajrit apo ujit, që është ee drejtuar kundër drejtimit të lëvizjes.
Tek makinat, aeroplanët, anijet apo mjetet e tjera që lëvizin, vepron forca lëvizëse e drejtuar andej nga lëviz mjeti.
Forca ngritëse e tensionit
Një trup që ndodhet në ujë, na duket më i lehtë se kur është jashtë tij. Kjo ndodh sepse mbi trupin e zhytyr, molekulat e ujit ushtrojnë një forcë të drejtuar për lart.
Kjo forcë quhet forca ngritëse.
Kur tërheqim një trup me litar apo kur një trup është i varur në një fije, mbi trupin ushtrohet forca e tensionit të fijes e drejtuar nga trupi te litari apo fija. Forca e tensionit të fijes është elastike.
Matja e forcave
Dinamometri është një pajisje që mat vlerën e forcës. Zgjatja e sustës së dinamometrit është në përpjestim të dreejtë me forcën që ushtrohet mbi sustë.
Njësia matëse e forcës është njuton (N).
Forcat e baraspeshuara
Në qoftë se forcat mbi një trup janë me vlera të njëjta, por me drejtime të kundërta, ato e zhdukin ndikimin e njëra-tjetrës mbi trupin. Në këtë rast forcat quhen të baraspeshuara. Trupi sillet sikur mbi të nuk vepron ndonjë forcë në asnjë drejtim./
Kur forcat që veprojnë mbi një trup janë të baraspeshuara, atëherë levizja e trupit nuk ndryshon.
Forcat që nuk janë të barabarta dhe me drejtime të kundërta quhen forca të pabaraspeshuara. Këto forca nuk e zahdukin ndikimin e njëra-tjetrës mbi trupin.
Kur forcat janë të pabaraspeshuara, lëvizja e trupit do të ndryshojë.
Rezultantja e disa forcave
Ndikimi i përbashkët i dy ose më shumë forcave mund të jetë i njëjtë me atë të një force, që quhet rezultante e këtyre forcave. Në qoftë se shigjetat jane në të njëjtin drejtim , forca rezultante e ka vlerën sa shuma e vlerave të forcave. Kur shigjetat janë në drejtime të kundërta, forca rezultante e ka vlerën sa diferenca e vlerave të forcave dhe është e drejtuar në drejtimin e forcës më të madhe.
Më poshtë kemi ilustrimin me shembuj të rezultantes së forcave: