Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Si te shkruajme formulat e perberjeve inorganike

Si te shkruajme formulat e perberjeve inorganike

shkruajme formulat

Si te shkruajme formulat e oksideve, acideve, bazave dhe kriperave

Rregulla të përgjithshme

  1. Formula e oksideve shkruhet duke këmbyer valencat sipas rregullës kryqe.
  2. Formulat e një baze shkruhet duke pasur parasysh se në molekulën e saj do të ketë aq grupe hidrokside sa është valenca e metalit.
  3. Në molekulën e një acidi ka aq atome hidrogjen sa është valenca e mbetjes acide.
  4. Formula molekulare e një kripe shkruhet duke këmbyer valencat e joneve metal me ato të mbetjes acide.

Do të zgjidhim disa shembuj duke parë specifikisht rregullat për oksidet, acidet, bazat dhe kripërat.

qese plastike

 

 

Shembull 1

Të shkruhet formula e oksidit të borit

 

Zgjidhje

Për t shkruar formulën e oksidit të borit, duhet të dimë valencat e elementëve bor dhe oksigjen. Në tabelën e valencave gjejmë:

B (Valenca III)

O (Valenca II).

Shënojmë me x numrin e atomeve të borit dhe me y numrin e atomeve të oksigjenit.

Rregull:  Prodhimi i valencës me numrin e atomeve të njërit element, duhet të jetë i barabartë me prodhimin e valencës me numrin e atomeve të elementit tjetër.

Për borin shkruajme:

\displaystyle 3x=6

\displaystyle x=2

 

Për oksigjenin shkruajme:

\displaystyle 2y=6

\displaystyle y=3.

Pra, formula përfundimtare do të jetë \displaystyle {{B}_{2}}{{O}_{3}}

 

 

 



Shembull 2

Të shkruhen formulat e bazave të formuara nga metalet e mëposhtme:

\displaystyle Cr\left( III \right) ; \displaystyle Fe\left( II \right) ; \displaystyle Cu\left( I \right) ; \displaystyle Zn\left( I \right)

 

Zgjidhje

Për të shkruar formulat e bazave të këtyre metaleve duhet të bazohemi tek këto rregulla:

  1. Të njohim valencën e metalit
  2. Në molekulën e një baze do të vendosen aq grupe hidrokside sa është edhe valenca e metalit.
  3. Grupi hidroksid është gjithmonë njëvalent.

Duke zbatuar rregullat e mësipërme, nxjerrim formulat e bazave. Ato do të jenë:

\displaystyle Cr{{\left( OH \right)}_{3}} ; \displaystyle Fe{{\left( OH \right)}_{2}} ; \displaystyle CuOH ; \displaystyle Zn{{\left( OH \right)}_{2}}

 

 

 

Shembull 3

Të shkruhet formula e acidit klorhidrik

 

Zgjidhje

Rregulla që duhen zbatuar:

  1. Molekulat e acideve fillojnë me hidrogjen.
  2. Duhet të njohim mbetjen acide dhe valencën e saj.
  3. Në molekulën e një acidi do të vendosen aq atome hidrogjen sa do të jetë dhe valenca e mbetjes acide.

Në rastin tonë, mbetja acide klorure është njëvalente dhe do të lidhet me një atom hidrogjen.

Formula e acidit klorhidrik është \displaystyle HCl.

 

 

 

Shembull 4

Të shkruhet formula e acidit fosforik.

 

Zgjidhje

Për këtë duhet të dimë:

  1. Mbetjen acide dhe valencën e saj.
  2. Në molekulë do të kemi aq atome hidrogjen sa është valenca e mbetjes acide.

Shohim në tabelë dhe gjejmë që mbetja quhet fosfate dhe është trevalente. Meqënëse atomi i hidrogjenit është njëvalent, atëherë mbetja fosfate do të lidhet me tri atome hidrogjen.

Në zbatim  të rregullave, formula do të jetë \displaystyle {{H}_{3}}P{{O}_{4}}.

 

qese plastike

Shembull 5

Të shkruhet formula e sulfatit të aluminit.

 

Zgjidhje

Për të shkruar këtë formulë duhet të dimë:

  1. Valencën e aluminit
  2. Mbetjen acide dhe valencën e saj.

Zbatojmë rregullën kryqe si tek oksidet. Valenca e aluminit kalon si numër tregues për mbetjen acide dhe valenca e mbetjes acide kalon si numër tregues për atomet e aluminit. Mbetja sulfate është dyvalente, alumini është trivalent, formula e sulfatit të aluminit është \displaystyle A{{l}_{2}}{{\left( S{{O}_{4}} \right)}_{3}}.

qese plastike

Copyright © detyra.al

acidevebazave dhe kriperavekimikimi 8kimia 8Rregulla të përgjithshmeSi te shkruajme formulat e acideveSi te shkruajme formulat e bazaveSi te shkruajme formulat e kriperaveSi te shkruajme formulat e oksideve

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al