Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Emertimi i oksideve, bazave, acideve dhe kriperave

Emertimi i oksideve, bazave, acideve dhe kriperave

emertimi i acideve

Emertimi i oksideve dhe bazave

  1. Emertimi i oksideve bazike

Formula e përgjithshme e oksideve bazike është \displaystyle {{X}_{2}}{{O}_{n}}, ku:

\displaystyle X\tosimboli i metalit

\displaystyle n\to valenca e metalit , ndërsa e tek X përkon me valencën e oksigjenit.

Gjatë studimit të oksideve të metaleve dallojmë:
  • Metale të cilat në përbërjet kimike shfaqin vetëm një lloj valence. Emërtimi i oksideve në këtë rast behet duke vendosur në fillim fjalën oksid pastaj emrin e metalit.
  • Metale të cilat në përbërjet e tyre shfaqin më shumë se një valencë. Ata formojnë dy ose më shumë lloje oksidesh. Emërtimi në këtë rast bëhet duke u bazuar tek valenca e metalit . Për valencën më të ulët vendoset fjala oksid + emri i metalit në gjuhën latine + “or”. Për valencën më të lartë vendoset fjala oksid + emri i metalit në gjuhën latine + “ik”. (-ik dhe –or janë prapashtesa).
Metale/jometale që shfaqin vetëm një lloj valencëMetale/jometale që shfaqin më shumë se një lloj valencë
Formula e oksiditEmërtimiFormula EmërtimiEmërtimi tjetër
\displaystyle N{{a}_{2}}OOksid natriumi\displaystyle FeOOksid ferrorOksid hekuri (II)
\displaystyle A{{l}_{2}}{{O}_{3}}Oksid alumini\displaystyle F{{e}_{2}}{{O}_{3}}Oksid ferrik

Oksid hekuri (III)

 

  1. Emërtimi i oksideve acide

Formula e përgjithshme e oksideve acide është \displaystyle {{X}_{2}}{{O}_{n}}, ku:

\displaystyle X\tosimboli i jometalit

\displaystyle n\to valenca e jometalit ndërsa e tek X përkon me valencën e oksigjenit.

Gjatë studimit të oksideve të jometaleve dallojmë:

  • Jometale të cilat në përbërjet kimike shfaqin vetëm një lloj valence. Emërtimi i oksideve në këtë rast behet duke vendosur në fillim fjalën anhidrit pastaj emrin e jometalit
  • Jometale të cilat në përbërjet e tyre shfaqin më shumë se një valencë. Ata formojnë dy ose më shumë lloje oksidesh. Emërtimi në këtë rast bëhet duke u bazuar tek valenca e jometalit . Për valencën më të ulët vendoset fjala anhidrit + emri i metalit në gjuhën latine + “or”. Për valencën më të lartë vendoset fjala anhidrit + emri i metalit në gjuhën latine + “ik”. (-ik dhe –or janë prapashtesa).

 

Shembull 1

Shkruani dhe emërtoni formulat e të gjitha oksideve të formuara nga elementët e mëposhtme:
SimboliValencaFormula e oksiditEmërtimiEmërtimi tjetër
ClIII
ClV
CuI
CuII
MnII
ZnII

 

 

Zgjidhje

SimboliValencaFormula e oksiditEmërtimiEmërtimi tjetër
ClIII\displaystyle C{{l}_{2}}{{O}_{3}}Anhidrit klororOksid klori (III)
ClV\displaystyle C{{l}_{2}}{{O}_{5}}Anhidrit klorikOksid klori (V)
CuI\displaystyle C{{u}_{2}}OOksid kuprumorOksid bakri (I)
CuII\displaystyle CuOOksid kuprumikOksid bakri (II)
MnII\displaystyle MnOOksid mangani
ZnII\displaystyle ZnOOksid zinku

 

 

  1. Emertimi i bazave (hidroksideve)

Formula e përgjithshme e bazave është \displaystyle X{{\left( OH \right)}_{n}} ,ku:

\displaystyle X\tosimboli i metalit,

\displaystyle n\tovalenca e tij.

Gjatë studimit të hidroksideve dallojmë:

  • Metale që formojnë një lloj hidroksidi (baze), emertimi i të cilëve bëhet duke vendosur në fillim fjalën hidroksid, pastaj emrin e metalit.
  • Metale që formojnë dy ose më shumë lloje hidroksidesh. Emërtimi në këtë rast bëhet duke u bazuar tek valenca e metalit. Për valencën më të ulët vendoset fjala hidroksidd + emri i metalit + “or”. Për valencën më të lartë vendoset fjala hidroksid + emri i metalit + “ik”. Ëmertimi i bazave mund të bëhet edhe duke vendosur fjalën hidroksid + emrin e metalit, duke shkruar në kllapa valencën e tij.

Metale që formojnë vetëm një lloj baze

Metale që formojnë dy ose më shumë lloje bazash

FormulaEmërtimiFormulaEmërtimiEmërtimi tjetër
\displaystyle NaOHHidroksid natriumi\displaystyle Fe{{\left( OH \right)}_{2}}Hidroksid ferrorHidroksid hekuri (II)
\displaystyle Ca{{\left( OH \right)}_{2}}Hidroksid kalciumi\displaystyle Fe{{\left( OH \right)}_{3}}Hidroksid ferrikHidroksid hekuri (III)

 

 

 

 

Shembull 2

Shkruani dhe emërtoni formulat e të gjitha acideve të formuara nga elementët e mëposhtëme:

SimboliValencaFormula e bazësEmërtimiEmertimi tjetër
KI
CaII
AlIII
CrII
CrIII

Zgjidhje

SimboliValencaFormula e bazësEmërtimiEmertimi tjetër
KIKOHHidroksid kaliumi
CaII\displaystyle Ca{{\left( OH \right)}_{2}}Hidroksid kalciumi
AlIII\displaystyle Al{{\left( OH \right)}_{3}}Hidroksid alumini
CrII\displaystyle Cr{{\left( OH \right)}_{2}}Hidroksid kromorHidroksid kromi (II)
CrIII\displaystyle Cr{{\left( OH \right)}_{3}}Hidroksid kromikHidroksid kromi (III)

 

 

 

Emertimi i acideve dhe kripërave

  1. Emërtimi i acideve

Nga tabela e klasifikimit të substancave të përbëra oamë se molekula e acideve fillojnë me atrome hidrogjen. Në disa molekula acidesh ndodhen atome oksigjeni dhe në disa të tjera jo.

Nga kjo nxjerrim se: acidet të cilat  në molekulën e tyre nuk përmbajnë oksigjen, do të quhen hidracide, ndërsa acidet të cilat në molekulën e tyre përmbajnë oksigjen, do të quhen oksiacide.

a) Emërtimi i hidracideve

Formula e përgjithshme e hidracideve është \displaystyle {{H}_{n}}X, ku:

\displaystyle X\tosimboli i jometalit

\displaystyle n\tovalenca e tij.

Emërtimi i hidracideve bëhet kështu:

Shkruhet fjala acid + emrin e jometalit + prapashtesën “hidrik”. Mbetja acideemërtohet duke vendosur tek emri i jometalit prapashtesën “ur”, në vend të prapashtesës “hidrik”.

FormulaEmërtimiMbetja acideEmertimi i mbetjes acideValenca e mbetjes acide
HClAcid klorhidrikClKlorurI
HIAcid jodhidrikIJodurI
\displaystyle {{H}_{2}}SAcid sulfhidrik\displaystyle {{S}^{2}}SulfurII
HBrAcid bromhidrikBrBromurI

 

b) Emertimi i oksiacideve

formula e përgjithshme e oksiacideve është \displaystyle {{H}_{n}}X{{O}_{m}}, ku:

\displaystyle X\tosimboli i metalit ose jometalit.

\displaystyle n,m\tonumra tregues të atomeve hidrogjen e oksigjen të llogaritur në përputhje me valencat e elementeve.

Nëse jometali formon vetëm një lloj oksiacidi, emërtimi i tij bëhet duke shkruar fjalen acid + emri i jometalit + ik.

Për jometalet dhe metalet që formojnë disa oksiacide, emërtimi bëhet duke shkruar fjalën acid + emri i jometalit ose metalit + “or”për valencën më të ulët të tij dhe “ik” për valencën më të lartë.

Mbetja acide emërtohet duke vendosur tek emri i jometalit prapashtesën “it” në vend të prapashtesës “or” dhe “at” në vend të prapashtesës “ik”.

Valenca e mbetjes acide është e barabartë me numrin e atomeve hidrogjen që ndodhen në molekulën e acidit.

 

FormulaEmërtimiMbetja acideEmertimi i mbetjes acideValenca e mbetes acie
\displaystyle HN{{O}_{2}}Acid nitror\displaystyle N{{O}_{2}}NitritI
\displaystyle HN{{O}_{3}}Acid nitrik\displaystyle N{{O}_{3}}NitratI
\displaystyle {{H}_{2}}S{{O}_{3}}Acid sulfuror\displaystyle S{{O}_{3}}SulfitII
\displaystyle {{H}_{2}}S{{O}_{4}}Acid sulfurik\displaystyle S{{O}_{4}}SulfatII
\displaystyle {{H}_{2}}C{{O}_{3}}Acid karbonik\displaystyle C{{O}_{3}}KarbonatII

Shënim: Ka edhe grupe atomike (molekula apo jone) të cilat kanë veti acide dhe që nuk fillojnë me hidrogjen.

 

  1. Emertimi i kripërave

Struktura e molekulës së kripës është:

Kation metali + anion të mbetjes acide

Dallojmë:

a) Kripëra që rrjedhin nga hidracidet

emërtimi i tyre bëhet kështu:

lexohet në fillim emri i mbetjes acide, pastaj emri i metalit që formon kationin. Për rastet kur atomet e metalit shfaqin më shumë se një lloj valence, vendoset prapashtesa “”or” për valencën më të ulët dhe “ik” për valencën më të lartë, pas emrit të metalit. Emërtimi i kripërave në këtë rast mund të bëhet edhe duke vendosur emrin e mbetjes acide + emrin e metalit, duke shkruar në kllapa valencën e tij.

FormulaEmërtimiFormulaEmërtimiEmërtimi tjetër
\displaystyle NaClKlorur natriumi\displaystyle KBrBromur kaliumi–
\displaystyle KJJodur kaliumi\displaystyle N{{a}_{2}}SKlorur natriumi–
\displaystyle CaSSulfur kalciumi\displaystyle FeC{{l}_{2}}Klorur ferrorKlorur hekuri (II)
\displaystyle MgC{{l}_{2}}Klorur magnezi\displaystyle FeC{{l}_{3}}Klorur ferrikKlorur hekuri (III)

 


 

b) Kripëra që rrjedhin nga oksiacidet

edhe në këtë rast dallojmë metalet të cilat shfaqin 2 ose më shumë valenca dhe me të njëjtën mbetje acide formojnë kripëra ku ato shfaqin valencë më të lartë dhe valencë më të ulët. Emërtimi në këtë rast bëhet duke vendosur emrin e mbetjes acide + emrin e metalit në gjuhën latine + prapashtesën “or” për valencën më të ulët dhe “ik” për valencën më të lartë.

FormulaEmërtimiFormulaEmërtimiEmërtimi tjetër
\displaystyle N{{a}_{2}}S{{O}_{3}}Sulfit natriumi\displaystyle C{{a}_{3}}{{\left( P{{O}_{4}} \right)}_{2}}Fosfat kalciumi
\displaystyle N{{a}_{2}}S{{O}_{4}}Sulfat natriumi\displaystyle C{{a}_{3}}C{{O}_{3}}Karbonat kalciumi
\displaystyle KN{{O}_{2}}Nitrit kaliumi\displaystyle FeS{{O}_{4}}Sulfat ferrorSulfat hekuri (II)
\displaystyle KN{{O}_{3}}Nitrat kaliumi\displaystyle F{{e}_{2}}{{\left( S{{O}_{4}} \right)}_{3}}Sulfat ferrikSulfat hekuri (III)
Copyright © detyra.al

Postime te ngjashme:
  • Veçimi i shkronjes ne formulaVeçimi i shkronjes ne formula
  • Zberthimi, faktorizimi i shprehjeve te plotaZberthimi, faktorizimi i shprehjeve te plota
  • Varesia ndermjet funksioneve trigonometrike te kenditVaresia ndermjet funksioneve trigonometrike te kendit
  • Ekuacioni i drejtezes | Ekuacioni i permesores se segmentitEkuacioni i drejtezes | Ekuacioni i permesores se segmentit
  • Çiftesia e funksionit. Funksioni periodikÇiftesia e funksionit. Funksioni periodik
  • Metalet alkaline (Metalet e grupit IA)Metalet alkaline (Metalet e grupit IA)
  • Funksionet trigonometrike te dyfishit te kenditFunksionet trigonometrike te dyfishit te kendit
  • Fuqite dhe rrenja katroreFuqite dhe rrenja katrore
  • Derivative of sin^2(x)Derivative of sin^2(x)
  • Gatitja e perberjeve inorganike. Vetite e tyreGatitja e perberjeve inorganike. Vetite e tyre
  • Formulat e VietesFormulat e Vietes
  • Si te shkruajme formulat e perberjeve inorganikeSi te shkruajme formulat e perberjeve inorganike
  • Kimia 8Kimia 8
  • DispozicionetDispozicionet
  • Metalet e grupit II-IIIAMetalet e grupit II-IIIA
  • Ushtrime - Veçimi i shkronjes ne formulaUshtrime - Veçimi i shkronjes ne formula
Emërtimi i acideveEmertimi i acideve dhe kripëraveEmertimi i bazave (hidroksideve)Emërtimi i hidracideveemertimi i hidroksideveEmertimi i oksiacideveEmërtimi i oksideve acideEmertimi i oksideve bazave acideve dhe kriperaveEmertimi i oksideve bazikeEmertimi i oksideve dhe bazaveKripëra që rrjedhin nga hidracidetKripëra që rrjedhin nga oksiacidet

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Postime te ngjashme:

  • Kimia 8
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Matematika 11
  • Fizika 7
  • Matematika 6
  • Matematika
  • 31 thenie nga Nene Tereza
  • Kimia 9
  • Ligjet e Merfit per punen

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al