Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Metalet alkaline (Metalet e grupit IA)

Metalet alkaline (Metalet e grupit IA)

metalet alkaline

Metalet alkaline

Në këtë grup bëjnë pjesë  elementët:

Li (Litium), Na (Natrium), K (Kalium), Rb (Rubidium), Cs (Cezium), Fr (Francium). Ata veprojnë me vrull me ujin duke formuar baza të forta, të cilat quhen alkali. Ky është shkaku që këta element quhen ndryshe metale alkaline. Janë metale tepër aktivë.

 

 

Vetitë fizike

Metalet e këtij grupi kanë strukturë kristalore, formojnë rrjetë kristalore kubike, janë të butë, priten lehtë me thikë, kanë shkëlqim metalik, ruhen në vajgur, janë përcjellës të elektricitetit dhe nxehtësisë. Metalet alkaline më të rëndësishme janë Natriumi dhe Kaliumi.

 

 

qese plastike


Vetitë kimike të metaleve alkaline

  1. Atomet e këtyre metaleve kanë në shtresën e jashtme \displaystyle 1{{e}^{-}}, të cilin e lëshojnë lehtë duke u kthyer në jone me një ngarkesë pozitive (kanione).

 

  1. Metalet alkaline veprojnë me oksigjenin e ajrit në temperaturë të zakonshme. Në këtë rast formohen okside bazike:

\displaystyle 4Na+{{O}_{2}}=2N{{a}_{2}}O

 

  1. Metalet alkaline veprojnë me jometalet

\displaystyle 2Na+C{{l}_{2}}=2NaCl

 

 

  1. Metalet alkaline veprojnë me ujin

Eksperiment: Në një gotë kimike me nxënësi 250 ml hidhni ujë deri në gjysmën e saj dhe dy pika fenoftaleinë (dëftues i ngjyrosur). Në gotë shtohet një kokërr shumë e vogël Na (sa një kokërr gruri). Uji i gotës merr ngjyrë trëndafili. Është formuar tretësira ujore NOH (bazë).

 

  1. Metalet alkaline veprojnë me acidet

Të gjitha metalet alkaline ndodhen para hidrogjenit në rradhën e aktivitetit. Ata e zhvendosin hidrogjenin gjatë veprimit me acidet HCl, \displaystyle {{H}_{2}}S{{O}_{4}} të holluar.

\displaystyle 2Na+2HCl=2NaCl+{{H}_{2}}\uparrow

 

Përbërjet kryesore të natriumit janë: NaCl (kripa e gjellës), \displaystyle N{{a}_{2}}C{{O}_{3}} (soda e rrobave), \displaystyle NaHC{{O}_{3}} (soda e bukës), \displaystyle NaOH (soda kaustike). Ato përdoren në industrinë kimike, tekstile, letrës e ushqimore.

 

Në tabelën më poshtë keni përmbledhjen e disa karakteristikave të metaleve alkaline.

Z Simboli Shtresa e jashtëme ka Valenca Ngarkesa e jonit Formula molekulare e oksidit Formula molekulare e bazës
3 Li \displaystyle 1{{e}^{-}} I \displaystyle L{{i}^{+}} \displaystyle L{{i}_{2}}O \displaystyle LiOH
11 Na \displaystyle 1{{e}^{-}} I \displaystyle N{{a}^{+}} \displaystyle N{{a}_{2}}O \displaystyle NaOH
19 K \displaystyle 1{{e}^{-}} I \displaystyle {{K}^{+}} \displaystyle {{K}_{2}}O \displaystyle KOH

qese plastike

Copyright © detyra.al

kimikimi 8kimi klasa 8kimiakimia 8Metale grupi IAMetalet alkalineMetalet e grupi IAMetalet e grupit IAVetitë fizikeVetitë kimike të metaleve alkaline

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al