Segmenti dhe intervali
Jepen numrat realë a dhe b, ku a < b.
Përkufizim 1: “Bashkësia e të gjithë numrave realë x, që janë më të mëdhenj ose të barabartë me a, por më të vegjël ose të barabartë me b quhet segment”.
Simbolikisht shkruhet ose dhe lexohet segmenti .
Përkufizim 2: “Bashkësia e të gjithë numrave realë x që janë më të mëdhenj se a por më të vegjël se b quhet interval”.
Simbolikisht shënohet ose dhe lexohet intervali . Përkufizim 3: “Bashkësia e të gjithë numrave realë x që janë më të mëdhenj ose të barabartë se a por më të vegjël se b quhet gjysmësegment”.
Simbolikisht shënohet ose dhe lexohet gjysmësegmenti . Përkufizim 4: “Bashkësia e të gjithë numrave realë x që janë më të mëdhenj se a por më të vegjël ose të barabartë se b quhet gjysmëinterval”.
Simbolikisht shënohet ose dhe lexohet gjysmëintervali .
Prerja dhe bashkimi i bashkësive të dhëna me segment ose interval
Shembull 1
Gjeni prerjen dhe bashkimin e bashkësive dhe
Zgjidhje
Nga përkufizimi i prerjes, elementët e saj janë në A dhe në B, ndaj do të kemi .
Nga përkufizimi i bashkimit, elementët e saj janë në A ose në B, ndaj do të kemi .
Shembull 2
Gjeni prerjen dhe bashkimin e bashkësive dhe
Zgjidhje
Nga përkufizimi i prerjes, elementët e saj janë në A dhe në B, ndaj do të kemi .
Nga përkufizimi i bashkimit, elementët e saj janë në A ose në B, ndaj do të kemi .
Shembull 3
Bashkësitë e mëposhtme të jepen në një mënyrë tjetër:
a) b)
Zgjidhje
a) Numrat realë x plotësojnë kushtet e përkufizimit të gjysmësegmentit, prandaj shkruajmë . b) Në të njëjtën mënyrë shkruajmë .