Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Vargje te dhena ne menyre rekurrente. Vargje monotone

Vargje te dhena ne menyre rekurrente. Vargje monotone

vargje rekurrente

Vargje te dhena ne menyre rekurrente

Formula që shpreh çdo kufizë të vargut nëpërmjet kufizave paraardhëse quhet formulë rekurrente.

Një mënyrë për të dhënë vargun numerik është mënyra rekurrente.

qese plastike

Sipas kësaj mënyre zakonisht jepen:

  1. Kufiza e parë e vargut (ose disa kufiza të para).
  2. Një formulë rekurrente që shpreh kufizën e përgjithshme \displaystyle {{y}_{n}} të vargut nëpërmjet kufizës paraardhëse \displaystyle {{y}_{n-1}} (ose nëpërmjet \displaystyle {{y}_{n-1}} dhe \displaystyle {{y}_{n-2}}).

 

Kur vargu është i dhënë në mënyrë rekurrente, duke u nisur nga kufizat e para të njohura të tij, ne mund të gjejmë, njërës pas tjetrës, secilën prej kufizave të tij.

 

 

 

 

Shembull 1

Kufiza e parë e vargut është \displaystyle {{y}_{1}}=1, kurse çdo kufizë, duke filluar nga e dyta, është e barabartë me prodhimin e treguesit të saj me kufizën paraardhëse, pra \displaystyle {{y}_{n+1}}={{y}_{n}}\cdot \left( n+1 \right).

Atëherë kemi:

\displaystyle {{y}_{2}}=2\cdot {{y}_{1}}=2

\displaystyle {{y}_{3}}=3\cdot {{y}_{2}}=3\cdot 2=6

\displaystyle {{y}_{4}}=4\cdot {{y}_{3}}=4\cdot 6=24

…………………………………………………………………………………………….

\displaystyle {{y}_{n+1}}=\left( n+1 \right)\cdot {{y}_{n}}=1\cdot 2\cdot 3\cdot 4\cdot .......n\cdot \left( n+1 \right).

Këtu çdo kufizë është më e madhe se paraardhësja, pra kufizat e tij vijnë duke u rritur (me rritjen e treguesve të tyre). Ky varg, i parë si funksion numerik, është rritës.

 

Teoremë 1: “Nëse funksioni \displaystyle y=f\left( x \right) është rritës në bashkësinë \displaystyle \left[ 1,+\infty  \right[ atëherë vargu me kufizë të përgjithshme \displaystyle {{y}_{n}}=f\left( n \right) është varg rritës”.

 

Teoremë 2: “Nëse funksioni \displaystyle y=f\left( x \right) është zbritës në bashkësinë \displaystyle \left[ 1,+\infty  \right[ atëherë vargu me kufizë të përgjithshme \displaystyle {{y}_{n}}=f\left( n \right) është varg zbritës”.

 

 

 

 

Shembull 2

Tregoni nëse është rritës apo zbritës vargu me kufizë të përgjithshme \displaystyle y=\sqrt{x}.

 

Zgjidhje

Shqyrtojmë funksionin përkatës \displaystyle y=\sqrt{x}.

Siç e kemi studiuar, ky është funksion rritës në \displaystyle \left[ 0,+\infty  \right[, prandaj vargu i dhënë është rritës.

qese plastike

Copyright © detyra.al
monotoniamonotonia e vargutrekurenteVargje monotonevargje rekurrentvargje rekurrenteVargje te dhena ne menyre rekurrenteVargje te dhena ne menyre rekurrente. Vargje monotonevargu

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al