Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Simetria sipas nje pike

Simetria sipas nje pike

simetria-feature

Simetria sipas një pike quhet ndryshe dhe simetria qëndrore.

 

 

Simetria e një pike në lidhje me një pikë

  • Marrim në plan një pikë O dhe një pikë çfarëdo A.
  • Bashkojmë me gjysmëdrejtëz \displaystyle l pikën A me pikën O.
  • Marrim \displaystyle OA=O{{A}_{1}}

simetria sipas nje pike 1

Pika A1 quhet simëetrike e pikës A në lidhje me pikën O.

qese plastike

Anasjelltas

Marrim pikën simetrike të pikës A1 në lidhje me pikën O. Do të kemi pikën A.

Tani mund të themi që pika A dhe A1 janë simetrike të njera – tjetrës në lidhje me pikën O.

Pika O quhet qëndër simetrie.

 

Përkufizim: “Dy pika A dhe A1 quhen simetrike në lidhje me një pikë O , nëse pika O është në mes të segmentit AA1”.

 

 

 

Simetria e një segmenti në lidhje më një pikë

  • Marrim një segment çfarëdo AB dhe një pikë çfarëdo O.
  • Meqë skajet e segmentit AB janë pikat A dhe B, si më sipër, gjejmë simetriket e A dhe B sipas pikës O dhe dalin Pikat A1 dhe B1.
  • Bashkojmë pikat A1 dhe B1

Shohim figurën:

simetria sipas nje pike 2

 

  • Segmenti A1 B1 është simetriku i segmentit AB në lidhje me pikën O dhe shkruajmë:

\displaystyle {{A}_{1}}{{B}_{1}}=AB

\displaystyle {{A}_{1}}B//AB

Përkufizim: “Dy segmente simetrike në lidhje me një pikë janq kongruente dhe paralele”.

 

 

 

 

 

Simetria e një këndi në lidhje më një pikë

  • Marrim një kënd çfarëdo \displaystyle \angle ABC dhe një pikë O si qëndër simetrie
  • Ndërtojmë simetriken e kulmit A, pikës B dhe pikës C në lidhje me pikën O.
  • Shënojmë A1, B1, C1 simetriket e tyre.
  • Bashkojmë A1, B1, C1 në mënyrën që janq bashkuar A, B, C.
simetria - kendi

Përkufizim: “Dy kënde simetrike në lidhje me një pikë janë kongruentë”.

Pra, \displaystyle \angle ABC=\angle {{A}_{1}}{{B}_{1}}{{C}_{1}}

\displaystyle AB//{{A}_{1}}{{B}_{1}} dhe \displaystyle BC//{{B}_{1}}{{C}_{1}}

 

 

qese plastike

 

 

Simetria e një figure në lidhje me një pikë

Figura mund të jetë trekëndësh, katërkëndësh (katërkëndësh, paralelogram etj), pesëkëndësh etj.

Kemi figurën më poshtë:

pesekendeshi

Marrim një pikë O jashtë saj.

Ndërtojmë me radhë simetriket e pikave A, B, C, D, E në lidhje me pikën O.

I shënojmë A1, B1, C1, D1, E1 dhe i bashkojmë në të njëjtën mënyrë si janë bashkuar në figurën ABCDE dhe themi:

\displaystyle ABCDE={{A}_{1}}{{B}_{1}}{{C}_{1}}{{D}_{1}}{{E}_{1}}

Përkufizim: “Dy figura simetrike në lidhje me një pikë janë kongruente”.

Copyright © detyra.al


detyra shpiedetyra shtepieklasa 7nderto simetrin e segmentitnumratnumripasqyrimishumezimisi te ndertoj simetrine e segmentitsi te ndertojme simetrinesimetrisimetriasimetria e figuressimetria e kenditsimetria e nje figureSimetria e një figure në lidhje me një pikesimetria e nje kendiSimetria e një këndi në lidhje më një pikesimetria e nje pikeSimetria e një pike në lidhje me një pikë.Simetria e një pike në lidhje me një pikëesimetria e nje segmentiSimetria e një segmenti në lidhje më një pikësimetria e pikavesimetria e pikessimetria e segmentitsimetria ne lidhje me pikensimetria qendroreSimetria sipas nje pikeSimetria sipas një pike quhet ndryshe dhe simetria qëndrore.Simetria sipas një pike quhet simetria qëndrore.simetria sipas pikessiperfaqesiperfaqjatabelatabela periodikete mesojmeushtrimeushtrime te zgjidhura matematikevetite e paralelogramitZbritja

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al