Njesite matese themelore
Njesite matese jane madhesi fikse, te vendosura me marveshje, te cilat shprehin sasi fizike.
Për të matur gjatësinë, njesia matese themelore është metri (m).
Për metrin ekzistojnë disa shumefisha dhe nenfisha:
Gjatesia ne vije te drejte
10 milimeter (mm) = | 1 centimeter (cm) | |
10 centimeter = | 1 decimeter (dm) | = 100 milimetra (mm) |
10 decimeter = | 1 meter (m) | = 100 centimeter (cm) |
10 meter = | 1 dekameter (dam) | |
10 dekameter = | 1 hektometer (hm) | = 100 meter (m) |
10 hektometer = | 1 kilometer (km) | = 1000 meter (m) |
Për të matur masën njesia themelore është kilogrami, gjithashtu përdoret dhe grami, toni etj.
Masa
10 miligram (mg) = | 1 centigram (cg) | |
10 centigram (cg) = | 1 decigram (dg) | = 100 miligram (mg) |
10 decigram (dg) = | 1 gram (g) | = 1000 miligram (mg) |
10 gram (g) = | 1 dekagram (dag) | |
10 dekagram (dag)= | 1 hektogram (hg) | = 100 gram (g) |
10 hektogram (hg)= | 1 kilogram (kg) | = 1000 gram (g) |
1000 kilogram (kg) = | 1 ton (t) |
Për të matur vëllimin, njesia themelore është litri (l). Gjithashtu përdoret dhe mililitri (ml), centilitri (cl) etj.
Vellimi
10 milliliters (ml) = | 1 centiliter (cl) | |
10 centiliters (cl) = | 1 deciliter (dl) | = 100 mililiters (ml) |
10 deciliters (dl) = | 1 liter (l) | = 1,000 mililiters (ml) |
10 liters (l)= | 1 dekaliter (dal) | |
10 dekaliters (dal) = | 1 hectoliter (hl) | = 100 liters (l) |
10 hektoliter (hl) = | 1 kiloliter (kl) | = 1,000 liters (l) |
Kujtojmë që:
Madhësia | Nënfisha | Njesite themelore | Shumëfisha |
Gjatësia |
Centimetri Milimetri |
Metri | Kilometri |
Masa |
Grami Miligrami |
Kilogrami |
Kuintali Toni |
Vëllimi | Mililitri,centilitri | litri | Kilolitri |
Për të matur siperfaqen, njesia themelore është meter katror (m2). Gjithashtu përdoret dhe milimeter katror (mm2), centimeter katrore (cm2) etj.
Siperfaqia
100 milimeter katrore (mm2) = | 1 centimeter katrore (cm2) |
10.000 centimeter katrore = | 1 meter katrore (m2) |
= | 1.000.000 milimeter katrore (mm2) |
100 meter katrore = | 1 are (a) |
100 ares = | 1 hektare (ha) |
= | 10.000 meter katrore (m2) |
100 hectares = | 1 kilometer katrore (km2) |
= | 1.000.000 meter katrore (m2) |
1000 meter katrore (m2) = | 1 dylym (dynym) |
10 dylym (dynym) = | 1 hektare (ha) |
Ushtrimi 1
Për secilën nga situatat e mëposhtme, tregoni madhësinë që do të matni dhe njesite që do të përdorni.
a) Lartësia e një pallati
b) Gjatësia e lumit Drin
c) Sasia e ujit në liqenin e Shkodrës
d) Masa e tokës
e) Distanca Tokë-Hënë
f) Sasia e verës në një shishe
g) Trashesia e librit të matematikës
h) Masa e një thesi me miell
i) Gjatësia e rrugës nga shtëpia në shkollë
Zgjidhje
a) Për të gjetur lartësinë e një pallati përdorim njësinë matëse metër (m).
b) Për të gjetur gjatësinë e lumit Drin përdorim njësinë matëse kilometër (km).
c) Për të gjetur sasinë e ujit në liqenin e Shkodrës përdorim njësinë matëse liter (l).
d) Për të gjetur masën e tokës përdorim njësinë matëse ton (t).
e) Për të gjetur distancën Tokë-Hënë përdorim njësinë matëse kilometër (km).
f) Për të gjetur Sasinë e verës në një shishe përdorim njësinë matëse litër (l).
g) Për të gjetur trashësinë e librit të matematikës përdorim njësinë matëse centimetër (cm).
h) Për të gjetur masën e një thesi me miell përdorim njësinë matëse kilogram (kg).
i) Për të gjetur gjatësianë e rrugës nga shtëpia në shkollë përdorim njësinë matëse kilometër (km).
Ushtrimi 2
Cilën njësi mund të përdorim (mm, cm, m, km) që të matet:
a) Trashësia e një fije shkrepse.
Përgjigje: millimeter (mm)
b) Gjatësia e një lapsi.
Përgjigje: centimetër (cm)
c) Gjatësia e rruges Tiranë – Durrës.
Përgjigje: kilometër (km)
d) Lartësia e një peme
Përgjigje: metër (m)
Këmbimi i njësive te matjes
Duke patur parasysh lidhjet që ekzistojnë midis shumëfishave dhe nënfishave me njesite themelore të gjatësisë, masës, vellimit dhe me njëra-tjetrën, plotësojmë barazimet më poshtë:
a) 3 dm = 30 cm
b) 6 cm = 0.06 m
c) 13 mm = 0.013 m
d) 21 km = 21.000 m
e) 3200 m = 3.2 km
f) 25 kg = 25000 g
g) 5 kv = 500 kg
h) 3 ton = 3000 kg = 30 kv
i) 3000 g = 3 kg
j) 5 l = 25000 ml
k) 3 kl = 3000 l
l) 10 l = 10000 cl
m) 5 cl = 0.05 l
n) 230 ml = 0.23 l
Pasi plotësojmë barazimet më siper, i përgjigjemi pyetjeve:
- Si veprojmë kur kalojme nga një njesi më e madhe në një njesi më e vogël?
Përgjigje: Për të kaluar nga një njesi më e madhe në një njesi më të vogël ne përdorim shumëzimin.
- Si veprojmë kur kalojme nga një njesi më e vogël në një njesi më të madhe?
Përgjigje: Për të kaluar nga një njesi më e vogël në një njesi më të madhe ne përdorim pjestimin.
Ushtrimi 1
Ktheni njesite në centimetra:
a) 15 mm = 1.5 cm
b) 26 mm = 2.6 cm
c) 48 mm = 4.8 cm
d) 150 mm = 15 cm
e) 1267 mm = 126.7 cm
Ushtrimi 2
Ktheni njesite në gramë:
a) 2 kg = 2’000 g
b) 13 kg = 13’000 g
c) 245 kg = 245’000 g
d) 658.2 kg = 658’200 g
e) 12.45 kg = 12’450 g
Ushtrimi 3
Ktheni njesite në litra:
a) 2’500 ml = 2.5 l
b) 1’200 ml = 1.2 l
c) 600 ml = 0.6 l
d) 1’225 ml = 1.225 l
e) 25’420 ml = 25.42 l
Ushtrimi 4
Një kuti e vogël kartoni me lëng molle përmbanë 250ml.
Sa ml lëng ka në 8 kuti të tilla? Jepni përgjigjen edhe në litra.
Zgjidhje:
Në 8 kuti të tilla ndodhen 8 ∙ 250ml = 2000 ml lëng molle.
E kthejmë në litra:
Përgjigje: Në 8 kuti ndodhen gjithësej 2 l lëng molle.
Ushtrimi 5
9 litra lëng frutash iu nda në mënyrë të barabartë 20 sportistëve para ndeshjes. Sa ml lëng frutash do të pijë secili nga sportistët?
Në fillim i kthejmë litrat në mililitra:
9 l = 9’000 ml.
Për të gjetur sa mililitra do të pijë secili sportiest, pjestojmë litrat që kemi me numrin e sportistëve, pra:
9000 : 20 = 450.
Përgjigje: Secili sportist do të pijë nga 450 mililitra lëng frutash.