Para se te zgjidhni ushtrimet me njesite e gjatesise, ju duhet te keni lexuar mesimin mbi njesite e matjes (klikoni linkun)
Ushtrime – njesite e gjatesise
Ushtrimi 1
Sa dm ka 1 km dhe sa metra është më i madh 1 km nga 1 dam?
Zgjidhje
Dimë që:
1 dm = 0.1 m
1 km = 1000 m
Pra, 1 km = 1000 m dhe (1000 ∙ 10) dm.
Përgjigje: 1 km = 10’000 dm.
Ushtrimi 2
Ktheni në njësinë më të vogël:
a) 250 km në metër.
b) 5484 km në metër.
c) 53 hm në metër.
d) 13 dam në metër
e) 25 m në centimetër
f) 165 cm në milimetër.
Zgjidhje
(pika a, b dhe c)
a) 250km = (250 ∙ 1000) m = 250’000 m.
b) 5484 km = (5484 ∙ 1000) m = 5’484’000 m.
c) 53 hm = (53 ∙ 100) m = 5300 m.
Në të njejtën mënyrë përpiquni të zgjidhni pikat d, e, f.
Ushtrimi 3
Ktheni në njësinë më të vogël:
a) 35 km në metër dhe centimetër.
b) 152 dam në metër dhe decimetër.
c) 652 dm në centimetër dhe milimetër.
d) 45m në decimetër dhe milimetër.
Zgjidhje
(pika a dhe b)
a) 35 km = (35 ∙ 1000) m = 35’000 m
35000 m = (35000 ∙ 100) cm = 3’500’000 cm.
Përgjigje: 35 km = 35’000 m = 3’500’000 cm.
b) 152 dam = (152 ∙ 10) m = 1520 m
1520 m = (1520 ∙ 100) cm = 152’000 cm
Përgjigje: 152 dam = 1520 m = 152’000 cm.
Ushtrimi 4
Mblidh:
a) 25 mm + 32 cm + 64 m + 25 cm
b) 72 km + 30 m + 52 km + 100 m
c) 4521 km + 355 ham + 485 m + 1250 dam + 452 km
Zgjidhje
a) Fillimisht i kthejmë të gjitha në të njëjtën njësi.
Në këtë rast i kthejmë të gjitha në centimetër dhe kryejmë veprimet:
25 mm = 2.5 cm
64 m = 6400 cm
Pra, do të kemi:
2.5 cm + 32 cm + 6400 cm + 25 cm =
6400 cm + 59.5 cm =
6459.5 cm = 64.595 m
b) I kthejmë të gjitha njësitë në metër. Do të kemi:
72000 m + 30 m + 52000 m + 100 m =
124000 m + 130 m =
124130 m = 124.13 km
c) I kthejmë të gjitha njësitë në kilometër. Do të kemi:
4521 km + 35.5 km + 0.485 km + 12.5 km + 452 km =
5021.485 km.
Ushtrimi 5
Të kryhet mbledhja dhe shuma të kthehet në centimetër:
a) 7m 3dm 6cm + 3m 5dm 8cm
b) 9m 2.5dm 3.2cm + 5.5m 4 dm 1cm
Zgjidhje
(pika a)
a)
Atëherë kthejmë gjithë njësitë në centimetër.
10 m = 1000 cm
8 dm = 80 cm.
Atëherë mbledhim:
1000 + 80 + 14 = 1094 cm.
Perveç ushtrimeve me njesite e gjatesise, ne kemi dhe ushtrime – njesite e siperfaqes, ushtrime – njesite e kohes dhe ushtrime – njesite e vellimit