Intervali
Intervali është bashkësia e numrave realë, më të mëdhënjë se a dhe më të vegjël se b dhe shënohet me simbolin . Lexohet “intervali ab”.
Numrat a dhe b nuk bëjnë pjesë në intervalin .
Shembull
Ndërtoni boshtin numerik të intervalit .
Zgjidhje
Numrin 3 dhe 7 e kemi shënuar me një rreth bosh sepse ato nuk i përkasin intervalit
Përkufizim: “Bashkësia e numrave realë x, që plotësojnë kushtin quhet gjysmë interval dhe shënohet ”.
Numri a nuk përfshihet në gjysmë interval, ndërsa numri b përfshihet
Për shembull, nëse më lart do të na kërkohej gjysmë intervali ” do të kishim:
Numri 3 nuk bën pjesë tek gjysmë intervali dhe e shënojmë me një rreth bosh, ndërsa numri 7 bën pjesë, ndaj e shënojmë me një rreth të mbushur.
Segmenti
Bashkësia e numrave realë x që plotësojnë kushtin quhet segment dhe shënohet .
Numrat a dhe b i përkasin këtij segmenti.
Shembull
Ndërtoni boshtin numerik të segmentit
Zgjidhje
Numrat -2 dhe 5 bëjnë pjesë në segmentin , ndaj i shënojmë me një rreth të mbushur.
Përkufizim: “Bashkësia e numrave realë x, që plotësojnë kushtin quhet gjysmë segment dhe shënohet ”.
Numri a përfshihet tek gjysmë segmenti, ndërsa numri b nuk përfshihet.
Shembull
Ndërtoni boshtin numerik të gjysmë segmentit
Zgjidhje
Numri 1 bën pjesë tek gjysmë segmenti dhe e kemi shënuar me një rreth plotë, ndërsa numri 4 nuk bën pjesë, ndaj e kemi shënuar me një rreth bosh.
Prerja dhe bashkimi i intervaleve numerike
Përkufizim 1: “Prerje e bashlësive A dhe B është bashkësia që përbëhet prej elementëve të përbashkët të këtyre bashkësive. Shenohet ”.
Përkufizim 2: “Bashkim i bashkësive A dhe B është bashkësia që përbëhet prej elementëve të bashkësisë A ose të bashlësisë B. Shënohet ”.
Ushtrimi 1
Gjeni prerjen dhe bashkimin e segmentëve dhe
Zgjidhje
Vëmë re që prerja e dy segmenteve është segmenti , ndërsa bashkimi i tyre është segmenti
Pra, shkruajmë:
Ushtrimi 2
Gjeni prerjen dhe bashkimin e intervaleve dhe
Zgjidhje
Ndërtojmë boshtin numerik dhe vendosim vlerat numerike:
Vëmë re se prerja e intervaleve A dhe B është intervali , ndërsa bashkimi i tyre është .
Shkruajmë: