Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Forcat në levizjen rrethore

Forcat në levizjen rrethore

Forcat në levizjen rrethore

Forca që ndryshon drejtimin e lëvizjes

Dimë se, kur mbi një trup nuk veprojnë forca, ai lëviz në vijë të drejt. Forcat mund të ndryshojnë formën e trupave, vlerën e shpejtësisë ose drejtimin e saj. Që trupi të lëvizë sipas rrethit, mbi të duhet të veprojë patjetër një forcë, e cila ndryshon drejtimin e tij.

levizje rrethore

Kur kali lëviz, karroca lëvizë në vijë të drejt, por kur ai kthehet, karroca do të ndryshojë drejtim. Karroca do të lëviz sipas rrethit.

qese plastike

 

Një shembull tjetër janë mullinjtë e erës.

Era shërben për të vënë në lëvizje mullinjë e erës të cilët kryejnë lëvizje rrethore. Energjia e erës përdoret për të prodhuar elektricitet. Me anë të helikave të saj, të cilat kryejnë lëvizje rrethore, vendoset në lëvizje tubina, e cila më pas prodhon elektricitetin.

 

 

 

 

Forca qëndërsynuese

Një lloj sporti është edhe hedhja e çekiçit. Sportistja e rrotullon disa herë një sferë metalike të lidhur me litar dhe pastaj e lëshon atë.

Le të pëfytyrojmë rrugën që bën sfera gjatë lëvizjes rrethore. Në pozicionin e parë, sfera lëviz në drejtimin X. Në pozicionin e dytë ajo lëviz në drejtimin Y.

Pra, drejtimi i lëvizjes ka ndryshuar dhe kjo arrihet nga forca e tensionit të litarit.

Kur sportistja e lëshon sferën, ajo lëviz me drejtimin tangjent me rrethin.

Përkufizim: “Forca që mban një trup në lëvizje sipas rrethit, ka drejtimin drejt qendrës së rrethit dhe quhet forcë qendërsynuese”.

Ajo formon kënd të drejt me drejtimin e lëvizjses së trupit. Në sferën e lidhur me litar, forca qendërsynuese ushtrohet nga tendosja e litarit.

Për makinat në kthesa, forca qendërsynuese është forca e fërkimit midis rrotave dhe rrugës.

 

 

 

Forcat qendërsynuese në hapësirë

Toka dhe planetet e tjerë sillen në orbita rreth diellit. Edhe Hëna rrotullohet rreth Tokës, ajo është satelit natyral. Shkenca ka bërë të mundur hedhjen e satelitëve artificialë rreth Tokës, që shërbejnë për komunikim dhe për studimin e sipërfaqes së Tokës.

Forca qendërsynuese, që mban Hënën dhe satelitët në orbita rreth Tokës, është forca e gravitetit që ushtron Toka. Forca e gravitetit e Diellit i mban planetet në orbita apo satelitët rreth këtyre planeteve.

qese plastike

Copyright © detyra.al
fizikafizika 7fizikeForca që ndryshon drejtimin e lëvizjesForca qëndërsynueseForcat në levizjen rrethoreForcat qendërsynuese në hapësirë

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al