Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Forcat e ferkimit dhe graviteti

Forcat e ferkimit dhe graviteti

forcat e ferkimit

Forcat e ferkimit

Ç’janë forcat e ferkimit?

Forcat e ferkimit janë forca që ngadalsojnë lëvizjen e trupave.

Forca e ferkimit

Siç kemi thënë, për të vënë në lëvizje trupat, duhet të ushtrojmë forcë duke i shtyrë ose tërhequr.

Pikërisht, ashpërsia e forcës së fërkimit, të cilën duhet ta mposhtim me forcën tonë.

qese plastike

 

 

 

 

Zvogëlimi i forcave të ferkimit

Njerëzimi është përpjekur dhe ka arritur të zvogëlojë forcat e fërkimit, si për shembull skiatorët lyejnë me dyllë sipërfaqen e poshtme të skive për të zvogëluar forcat e ferkimit e kështu të rrëshqasin më shpejt.

Çiklisti e vajos boshtin e rrotës së biçikletës për të zvogëluar forcat e fërkimit.

forcat e ferkimit

Kjo quhet lubrifikim. Shtresa e vajit midis dy sipërfaqeve bën që ajo të rrëshqasin më lehtë mbi njëra-tjetrën. Kjo zvogëlon forcen e ferkimit.

 

 

 

 

 

 

Graviteti

Forcat e gravitetit

Të gjithë trupat veprojnë me njëri-tjetrin me anë të forcës së gravitetit.

Çdo trup bashkëvepron me Tokën me forcën e gravitetit

Toka i tërheq trupat me forcën e gravitetit të drejtuar drejt qendrës së saj.

Edhe trupat  e tërheqin tokën me forcën e gravitetit.Pra, forcat shfaqen gjithmonë dyshe.

Vlera e forcës së gravitetit midis dy trupave varet nga:

  1. Masa e dy trupave;
  2. Largësia midis trupave;
  3. Çdo trup bashkëvepron me Tokën me forcën e gravitetit.

 

 

 

 

 

Pesha dhe masa

Librin e vendosur mbi tavolinë e tërheq Toka me forcën e gravitetit, por libri nuk lëviz. Kjo do të thotë se forca e gravitetit baraspeshohet nga një forcë tjetër që e ushtron banka mbi librin, të drejtuar për nga sipër. Edhe libri ushtron forcë mbi bankën.

Kjo ndodh me çdo trup: forca që ushtron trupi mbi mbështetësen apo aty ku ai varet quhet pesha e trupit.

Pasha e trupit matet me dinanometër dhe shprehet me njuton (N) si të gjitha forcat e tjera.

qese plastike

Masa e trupit tregon se sa shpejt përshpejtohet apo ngadalsohet një trup.

Një trup me masë të vogël përshpejtohet apo ngadalsohet më lehtë se trupi me masë të madhe.

Masa shprehet në kilogramë (kg).

Nuk duhet ngatërruar pasha me masën. Shpesh kur peshohemi, leximin e bëjmë në kilogram. Me këtë duhet të kuptojmë vlerën e masës dhe jo të peshës.

 

 

 

 

 

Forca e gravitetit mund të ndryshojë

Forca e gravitetit mbi një trup të dhënë varet nga planeti ku ndodhet trupi.

Sa më e madhe të jetë masa e planetit, aq më e madhe është forca e gravitetit mbi trupin e dhënë.

Nëse ju do të vizitoni një planet tjetër, pasha juaj do të ndryshoj, por masa e trupit mbetet e njëjtë..

Forca e gravitetit në hënë është gjashtë herë më e vogël se në tokë.

 

 

 

 

Fusha gravitacionale

Meqënëse forca e gravitetit që ushtron një trup, për shembull Toka vepron mbi një trup tjetër kudo ku ai ndodhet, në fizikë themi që rreth çdo trupi ekziston fusha gravitacionale.

Fusha gravitacionale

Për të dalluar fushat e ndryshme gravitacionale përdoret intesiteti i fushës gravitacionale, që është sa forca gravitacionale që ushtrohet mbi një trup me masë 1 kg dhe shprehet NË \displaystyle N/kg.

Në sipërfaqen e tokës intesiteti i fushës gravitacionale të vetë Tokës është \displaystyle 10N/kg.

Kështu, për një trup përdoret ekuacioni:

Forca e gravitetit (N) = masa (kg) ∙ intesiteti i fushës magnetike (N/kg).

qese plastike

Copyright © detyra.al
Ç’janë forcat e ferkimitforca e fërkimitForca e gravitetitforcat e ferkimitForcat e ferkimit dhe gravitetiForcat e gravitetitFusha gravitacionaleGravitetiPesha dhe masaZvogëlimi i forcave të ferkimit

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al