Forcat në levizjen rrethore
Forca që ndryshon drejtimin e lëvizjes
Dimë se, kur mbi një trup nuk veprojnë forca, ai lëviz në vijë të drejt. Forcat mund të ndryshojnë formën e trupave, vlerën e shpejtësisë ose drejtimin e saj. Që trupi të lëvizë sipas rrethit, mbi të duhet të veprojë patjetër një forcë, e cila ndryshon drejtimin e tij.
Kur kali lëviz, karroca lëvizë në vijë të drejt, por kur ai kthehet, karroca do të ndryshojë drejtim. Karroca do të lëviz sipas rrethit.
Një shembull tjetër janë mullinjtë e erës.
Era shërben për të vënë në lëvizje mullinjë e erës të cilët kryejnë lëvizje rrethore. Energjia e erës përdoret për të prodhuar elektricitet. Me anë të helikave të saj, të cilat kryejnë lëvizje rrethore, vendoset në lëvizje tubina, e cila më pas prodhon elektricitetin.
Forca qëndërsynuese
Një lloj sporti është edhe hedhja e çekiçit. Sportistja e rrotullon disa herë një sferë metalike të lidhur me litar dhe pastaj e lëshon atë.
Le të pëfytyrojmë rrugën që bën sfera gjatë lëvizjes rrethore. Në pozicionin e parë, sfera lëviz në drejtimin X. Në pozicionin e dytë ajo lëviz në drejtimin Y.
Pra, drejtimi i lëvizjes ka ndryshuar dhe kjo arrihet nga forca e tensionit të litarit.
Kur sportistja e lëshon sferën, ajo lëviz me drejtimin tangjent me rrethin.
Përkufizim: “Forca që mban një trup në lëvizje sipas rrethit, ka drejtimin drejt qendrës së rrethit dhe quhet forcë qendërsynuese”.
Ajo formon kënd të drejt me drejtimin e lëvizjses së trupit. Në sferën e lidhur me litar, forca qendërsynuese ushtrohet nga tendosja e litarit.
Për makinat në kthesa, forca qendërsynuese është forca e fërkimit midis rrotave dhe rrugës.
Forcat qendërsynuese në hapësirë
Toka dhe planetet e tjerë sillen në orbita rreth diellit. Edhe Hëna rrotullohet rreth Tokës, ajo është satelit natyral. Shkenca ka bërë të mundur hedhjen e satelitëve artificialë rreth Tokës, që shërbejnë për komunikim dhe për studimin e sipërfaqes së Tokës.
Forca qendërsynuese, që mban Hënën dhe satelitët në orbita rreth Tokës, është forca e gravitetit që ushtron Toka. Forca e gravitetit e Diellit i mban planetet në orbita apo satelitët rreth këtyre planeteve.