Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Koordinatat e pikes ne rrjetin koordinativ

Koordinatat e pikes ne rrjetin koordinativ

Pozicioni i një pike në rrjetin koordinativ përcaktohet nga dy koordinata.

Në rrjet, pozicioni i një pike jepet duke përdorur një çift numrash.

Për shembull: A(4;5).

Numri i parë quhet abshisë dhe është koordinata sipas boshtit të x-ve, pra, kjo koordinatë na tregon se sa njësi do të zhvendosemi sipas boshtit të x-ve.

Numri i dytë quhet ordinatë dhe na tregon se sa njësi duhet të zhvendosemi lart në drejtim të boshtit të Y-ve.

Koordinata sipas boshtit të X-ve shkruhet e para, kurse ajo  sipas Y-ve shkruhet e dyta.
Koordinatat ndahen me pikëpresje (;).

Pika ku boshtet koordinative priten quhet origjinë e koordinatave. Ajo shënohet O (0 ; 0).

 

qese plastike

Ushtrimi 1


Vendosni përbri koordinatave pikën duke iu referuar rrjetit koordinativ.

A (3;4)                   B (2;6)

C (7;5)                   D (6;8)

E (6;3)                   F (8;4)

G (9;7)                  H (5;5)

I (0;0)                    J (9;4)

 

Zgjidhje:

 

 

 

Përveç numrave natyrorë, ne njohim dhe numrat e plotë negativë (-5 , -4, -3…).

Vendndodhja e tyre është në të majtë të zeros ne boshtin horizontal (boshti i X-ve) dhe poshtë zeros në boshtin vertikal (boshti i Y-ve).

Për vendosjen e ketyre numrave veprojmë njësoj si në rastin kur pika i ka të dyja koordinatat pozitive.

 

Ushtrimi 2

 

Vendosni pikat më poshtë në boshtin koordinativ:

A (-2; 3)                                B (-5 ; -3)

C (3 ; -5)                              D (-3 ; -7)

E (-6 ; 4)                                F (5 ; 3)

G (-8 ; 7 )                              H (3 ; 6)

I (7 ; 9)                                  J (-5 ; -5)

K (6 ; 7)                                 L (-2 ; -1)

 

Zgjidhje:

 

 

Ushtrimi 3

Gjeni dhe shkruani koordinatat e seciles prej pikave në rrjetin koordinativ për figurën më poshtë:

 

Zgjidhje:

Koordinatat e pikave janë si më poshtë:

A (-4 ; 6)                               B (-2 ; -2)

C (-4 ; -2)                              D (-5 ; 0)

E (-2 ; 2)                                F (-6 ; 3)

G (-2 ; 6)                               H (-2 ; 9)

I (-5 ; 9)                                 J(0 ; 19)

K (2 ; 9)                                 L (5 ; 9)

M (2 ; 6)                               N (6 ; 3)

O (2 ; 2)                                 P (5 ; 0)

Q (2 ; -2)                               R (4 ; -2)

S (4 ; -6)

 

qese plastike

Rrjeti koordinativ dhe kuadratet

Kur zgjatëm boshtin e x-ve dhe y-ve përtej origjinës, rrjeti koordinativ u nda në 4 pjesë. Këto pjesë i quajmë kuadrate.

I emertojmë: kuadrati i parë, kuadrati i dytë, kuadrati i tretë dhe kuadrati i katërt.

 

Shohim shembullin më poshtë:

 

koordinativ

 

Trekëndëshi ndodhet në kuadratin e tretë në rrjetin koordinativ

Kordinatat e pikave janë:

A (-6 ; -2)

B (-5 ; -6)

C (-1 ; -2)

 

Copyright © detyra.al


boshti i xboshti i yÇdo pike të rrjetit koordinativcift i renditurçift i renditur numrashcift te renditurcift te renditur numrashcifti i renditur numrashfigurat ne rrjetin koordinativfigurat ne rrjetin kordinativklasa 7klasa e 7klasa e shtateklasa shtatekoordinatatkoordinatat e nje pikeKoordinatat e një pike në rrjetin koordinativkoordinatat e pikeskoordinatat e pikes ne nje rrjet koordinativkoordinatat e xkoordinativkordinatatkordinatat e nje pikekordinatat e pikeskordinatat e pikes ne rrjetkordinatat e pikes ne rrjetin koordinativkordinatat e pikes ne rrjetin kordinativkordinatat e xkordinatat e ykordinativkuadratkuadratikuadrati 1kuadrati 2kuadrati 3kuadrati 4kuadrati i dytekuadrati i katertkuadrati i parekuadrati i tretematematika 7matematika e klases 7Paraqitja grafike e çifteve të renditura në rrjetin koordinativpikat ne rrjetin kordinativrrjet koordinativrrjet kordinativrrjeti koordinativrrjeti kordinativrrjetin koordinativrrjetin kordinativshnderrime gjeometrikeshnderrime te tjera gjeometrikeshumzimisimetriasiperfaqesiperfaqjatabelatabela periodikete mesojmeushtrimeushtrime te zgjidhura matematikevizatimi i rrjetit koordinativVizato një rrjet koordinativVizatojmë në një plan një rrjet koordinativ

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al