Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Gatitja e perberjeve inorganike. Vetite e tyre

Gatitja e perberjeve inorganike. Vetite e tyre

gatitja

Gatitja e oksideve dhe e bazave. Vetite e tyre

  1. Gatitja e oksideve

Pamë se oksidet bazike dhe acide përftoheshin nga bashkëveprimi i metaleve dhe i jometaleve me oksigjen.

\displaystyle 2Na+{{O}_{2}}=2N{{a}_{2}}O

\displaystyle S+{{O}_{2}}=S{{O}_{2}}

 

Vetitë e oksideve

Vetia themelore e oksideve bazike e acide të tretshme në ujë është bashkëveprimi i tyre me ujin.

qese plastike

\displaystyle {{K}_{2}}O+{{H}_{2}}O=2KOH

Oksid bazik + ujë\displaystyle \tobazë

 

\displaystyle C{{O}_{2}}+{{H}_{2}}O={{H}_{2}}C{{O}_{3}}
Oksid acid + ujë \displaystyle \tooksiacid

 

 

  1. Gatitja e bazave

Bazat mund të përftohen në disa mënyra. Në përgjithësi, ato përftohen nga tretja në ujë e oksideve bazike:

\displaystyle {{N}_{2}}O+{{H}_{2}}O=2NaOH

 

 

Vetitë fizike të bazave

Bazat janë substanca kristalore. Ato kanë veti gërryese dhe ndahen në të tretshme dhe të patretshme.

 

 

Vetitë kimike të bazave

a) Bazat e tretshme shpërbashkohen plotësisht në ujë:

\displaystyle NaOH\to N{{a}^{+}}+OH

b) Bazat veprojnë me oksidet acide dhe me acidet duke na dhënë kripë dhe ujë:

\displaystyle 2NaOH+C{{O}_{2}}=NaC{{O}_{3}}+{{H}_{2}}O

\displaystyle 2NaOH+{{H}_{2}}S{{O}_{4}}=N{{a}_{2}}S{{O}_{4}}+{{H}_{2}}O (reaksione asnjanësimi).

 

Përkufizim: “Reaksionet gjatë të cilave vetitë bazike të substancave neutralizohen nën veprimin e acideve duke na dhënë kripë dhe ujë, quhen reaksione asnjanësimi”.

 

 

Gatitja e acideve dhe e kripërave. Vetitë e tyre

  1. Gatitja e acideve

Hidracidet:

a) Përftohen më anë të sintezës së drejtpërdrejtë nga vetë elementët përbërëse:

\displaystyle {{H}_{2}}+C{{l}_{2}}=2HCl

b) Përftohen nga veprimi i kripërave të tyre me acide të forta:

\displaystyle FeS+2HCl={{H}_{2}}S+FeC{{l}_{2}}

 

Oksiacidet:

Janë përbërje të cilat përftohen nga tretja në ujë e anhidriteve të tyre:

\displaystyle C{{O}_{2}}+{{H}_{2}}O={{H}_{2}}C{{O}_{3}}

\displaystyle S{{O}_{2}}+{{H}_{2}}O={{H}_{2}}S{{O}_{3}}

 

 

Vetitë fizike të acideve

Në praktikë përdoren tretësira ujore të acideve. Acidet treten mirë në ujë. Të gjitha acidet kanë shije të thartë. Ato kanë veti djegëse.

 

Vetitë kimike të acideve

a) Acidet e tretshme shpërbashkohen plotësisht në ujë:

\displaystyle {{H}_{2}}S{{O}_{4}}+2{{H}_{2}}O\to 2{{H}_{3}}{{O}^{+}}+S{{O}_{4}}^{2-} ose \displaystyle {{H}^{+}} në vend të joint hidron (\displaystyle {{H}_{3}}{{O}^{+}}).

 

b) Acidet e holluara me përjashtim të acidit nitrik dhe fosforik veprojnë me metalet që ndodhen në radhën e aktivitetit para hidrogjenit duke çliruar hidrogjen.

\displaystyle Zn+2HCl=ZnC{{l}_{2}}+{{H}_{2}}\uparrow

Vëllimi i gazit që i përket një moli, i matur në kushte normale, temperaturë (0ºC) dhe trysni 101kPa, është i barabartë me 22,4l. Vëllimi prej 22.4l quhet vëllim molar. Të gjitha molet e substancave të gazta, në kushte normale kanë vëllim të barabartë.

Përkufizim: “Reaksionet gjatë të cilave një atom ose një grup atomic zëvëndëson një atom ose një grup atomic tjetër, në molekulën e një substancë të përbërë, do të quhen reaksione zëvëndësimi”.

 

c)Acidet veprojnë me bazat duke na dhënë kripë dhë ujë. Këto reaksione quhen reaksione asnjanësimi.

\displaystyle HCl+NaOH=NaCl+{{H}_{2}}O.

 

 

qese plastike

  1. Gatitja e kripërave

Kripërat janë substance të cilat përftohen nga veprimi:

  1. I bazave me acide
  2. I bazave me okside acide
  3. I oksideve bazike me acide
  4. I oksideve bazike me okside acide
  5. Dy kripërave me njëra-tjetrën.

 

 

 

Vetitë fizike dhe kimike të kripërave

a) Kripërat në përgjithësi janë substance kristalore. Ato në tretësirë ujore ose në gjendje të shkrirë përcjellin rrymën elektrike. Në shumicën e rasteve përbëhen nga molekula që kanë ndërtim jonik. Ato formojnë rrjeta kristalore, në nyjet e së cilave vendosen katione dhe anione.

Kripërat ndahen në tri grupe: të tretshme, pak të tretshme dhe të patretshme.

 

b) Kripërat e tretshme dhe pak të tretshme shpërbashkohen nën veprimin e molekulave polare të ujit. Për shembull:

\displaystyle NaCl\to N{{a}^{+}}+C{{l}^{-}} (shpërbashkohet plotësisht).

\displaystyle CaS{{O}_{4}}\leftrightarrow C{{a}^{2+}}+S{{O}_{4}}^{2-} (shpërbashkohet joplotësisht).

qese plastike

Copyright © detyra.al

Gatitja e acideveGatitja e acideve dhe e kripëraveGatitja e acideve dhe e kripërave. Vetitë e tyreGatitja e oksideveGatitja e oksideve dhe e bazaveGatitja e oksideve dhe e bazave. Vetite e tyrekimikimi 8kimiakimia 8reaksione asnjanësimivëllim molarVetitë e oksideveVetite e tyreVetitë fizike dhe kimike të kripëraveVetitë fizike të acideveVetitë fizike të bazaveVetitë kimike të acideveVetitë kimike të bazave

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al