Gatitja e oksideve dhe e bazave. Vetite e tyre
- Gatitja e oksideve
Pamë se oksidet bazike dhe acide përftoheshin nga bashkëveprimi i metaleve dhe i jometaleve me oksigjen.
Vetitë e oksideve
Vetia themelore e oksideve bazike e acide të tretshme në ujë është bashkëveprimi i tyre me ujin.
Oksid acid + ujë oksiacid |
-
Gatitja e bazave
Bazat mund të përftohen në disa mënyra. Në përgjithësi, ato përftohen nga tretja në ujë e oksideve bazike:
Vetitë fizike të bazave
Bazat janë substanca kristalore. Ato kanë veti gërryese dhe ndahen në të tretshme dhe të patretshme.
Vetitë kimike të bazave
a) Bazat e tretshme shpërbashkohen plotësisht në ujë:
b) Bazat veprojnë me oksidet acide dhe me acidet duke na dhënë kripë dhe ujë:
(reaksione asnjanësimi).
Përkufizim: “Reaksionet gjatë të cilave vetitë bazike të substancave neutralizohen nën veprimin e acideve duke na dhënë kripë dhe ujë, quhen reaksione asnjanësimi”.
Gatitja e acideve dhe e kripërave. Vetitë e tyre
- Gatitja e acideve
Hidracidet:
a) Përftohen më anë të sintezës së drejtpërdrejtë nga vetë elementët përbërëse:
b) Përftohen nga veprimi i kripërave të tyre me acide të forta:
Oksiacidet:
Janë përbërje të cilat përftohen nga tretja në ujë e anhidriteve të tyre:
Vetitë fizike të acideve
Në praktikë përdoren tretësira ujore të acideve. Acidet treten mirë në ujë. Të gjitha acidet kanë shije të thartë. Ato kanë veti djegëse.
Vetitë kimike të acideve
a) Acidet e tretshme shpërbashkohen plotësisht në ujë:
ose në vend të joint hidron ().
b) Acidet e holluara me përjashtim të acidit nitrik dhe fosforik veprojnë me metalet që ndodhen në radhën e aktivitetit para hidrogjenit duke çliruar hidrogjen.
Vëllimi i gazit që i përket një moli, i matur në kushte normale, temperaturë (0ºC) dhe trysni 101kPa, është i barabartë me 22,4l. Vëllimi prej 22.4l quhet vëllim molar. Të gjitha molet e substancave të gazta, në kushte normale kanë vëllim të barabartë.
Përkufizim: “Reaksionet gjatë të cilave një atom ose një grup atomic zëvëndëson një atom ose një grup atomic tjetër, në molekulën e një substancë të përbërë, do të quhen reaksione zëvëndësimi”.
c)Acidet veprojnë me bazat duke na dhënë kripë dhë ujë. Këto reaksione quhen reaksione asnjanësimi.
.
-
Gatitja e kripërave
Kripërat janë substance të cilat përftohen nga veprimi:
- I bazave me acide
- I bazave me okside acide
- I oksideve bazike me acide
- I oksideve bazike me okside acide
- Dy kripërave me njëra-tjetrën.
Vetitë fizike dhe kimike të kripërave
a) Kripërat në përgjithësi janë substance kristalore. Ato në tretësirë ujore ose në gjendje të shkrirë përcjellin rrymën elektrike. Në shumicën e rasteve përbëhen nga molekula që kanë ndërtim jonik. Ato formojnë rrjeta kristalore, në nyjet e së cilave vendosen katione dhe anione.
Kripërat ndahen në tri grupe: të tretshme, pak të tretshme dhe të patretshme.
b) Kripërat e tretshme dhe pak të tretshme shpërbashkohen nën veprimin e molekulave polare të ujit. Për shembull:
(shpërbashkohet plotësisht).
(shpërbashkohet joplotësisht).