Forca e tensionit
Litarët për ngjitje në shkëmbinj janë të tillë që mund të zgjaten deri në një vlerë të dhënë, në qoftë se sportisti dëmtohet. Litarët, fijet dhe sustat zgjaten kur i tërheqim.
Litari i tërhequr ushtron një forcë mbi sportistin për të baraspeshuar forcën tërheqëse të Tokës. Forca e litarit të tërhequr quhet forca e tensionit. Kur e tërheqim litarin, grimcat e tij largohen pak dhe tërheqin njëra-tjetrën. Pikërisht kjo forcë tëhreqëse midis grimcave të larguara, që synon t’i afroj ato përsëri, është forca e tensionit të litarit.
Trupat elastikë
Disa shirita elastikë mund të zgjaten shumë. Ato përbëhen nga disa fije elastike të lidhura së bashku. Kur një trup kthehet në gjendjen fillestare pasi hiqet forca që e zgjat ate, ai quhet trup elastik. Madhësia e shtuar quhet zgjatje.
Kur një trup nuk është elastik, pra nuk kthehet në gjendjen fillestare p[asi hiqet forca, quhet trup plastik.
Zgjatja e një suste
Një forcë e madhe shkakton një zgjatje të madhe të sustës. Po të dyfishojmë forcën dyfishohet edhe zgjatja e sustës.
Kjo do të thotë se zgjatja e sustës është në përpjesëtim të drejtë me forcën. Prandaj përdoren dinamometrat për të matur forcat. Susta e tyre është elastike.
Në qoftë se shtojmë forcën zgjatëse përherë e më shumë, do të vij momenti që susta nuk do të kthehet më në gjendjen e saj fillestare, pasi të kemi hequr forcat.
Ajo ka arritur atë që quhet kufiri i elasticitetit.
Trupat elastikë këputën ose thyhen po të ushtrojmë një forcë shumë të madhe.
Pse trupat qëndrojnë mbi ujë?
Duket e çuditshme se si një anije aq e madhe dhe e rënd mund të lundrojë.
Kur anija ndodhet në ujë, forca e gravitetit që ushtron Toka baraspeshohet nga një forcë e drejtuar lart, që quhet forca ngritëse. Forca ngritëse lind nga grimcat e ujit që e godasin fundin e anijes, duke e shtyrë atë lart. Nëse përpiqeni të zhytni një balonë në ujë, do ta vini re forcën ngritëse.
Kur peshojmë një trup të zhytur në ujë, ai peshon më pak se në ajër, pikërisht nga forca ngritëse.
Ligji i Arkimedit: “Forca e Arkimedit është sa pasha e lëngut të zhvendosur, e cila është e barabartë me ndryshesën e peshës së trupit në ajër, me peshën e trupit në ujë”.
Trupat në ajër
Një balonë e mbushur me helium ngrihet në ajër. Pra, mbi balonën vepron forca ngritëse. Sipas ligjit të Arkimedit, forca ngritëse është sa forca e rëndesës së ajrit të zhvendosur. Meqënëse hidrogjeni është më i lehtë se ajri, forca ngritëse është më e madhe se forca e rëndesës së balonës me hidrogjen.
Kështu balona do të ngrihet duke u përshpejtuar. Me rritjen e shpëjtësis rritet edhe forca e rezistencës së ajrit, e drejtuar për poshtë. Kur arrihet baraspeshimi i forcave, balona lëviz me shpejtësi të njëjtë.