Metalet alkaline
Në këtë grup bëjnë pjesë elementët:
Li (Litium), Na (Natrium), K (Kalium), Rb (Rubidium), Cs (Cezium), Fr (Francium). Ata veprojnë me vrull me ujin duke formuar baza të forta, të cilat quhen alkali. Ky është shkaku që këta element quhen ndryshe metale alkaline. Janë metale tepër aktivë.
Vetitë fizike
Metalet e këtij grupi kanë strukturë kristalore, formojnë rrjetë kristalore kubike, janë të butë, priten lehtë me thikë, kanë shkëlqim metalik, ruhen në vajgur, janë përcjellës të elektricitetit dhe nxehtësisë. Metalet alkaline më të rëndësishme janë Natriumi dhe Kaliumi.
Vetitë kimike të metaleve alkaline
- Atomet e këtyre metaleve kanë në shtresën e jashtme , të cilin e lëshojnë lehtë duke u kthyer në jone me një ngarkesë pozitive (kanione).
- Metalet alkaline veprojnë me oksigjenin e ajrit në temperaturë të zakonshme. Në këtë rast formohen okside bazike:
-
Metalet alkaline veprojnë me jometalet
- Metalet alkaline veprojnë me ujin
Eksperiment: Në një gotë kimike me nxënësi 250 ml hidhni ujë deri në gjysmën e saj dhe dy pika fenoftaleinë (dëftues i ngjyrosur). Në gotë shtohet një kokërr shumë e vogël Na (sa një kokërr gruri). Uji i gotës merr ngjyrë trëndafili. Është formuar tretësira ujore NOH (bazë).
- Metalet alkaline veprojnë me acidet
Të gjitha metalet alkaline ndodhen para hidrogjenit në rradhën e aktivitetit. Ata e zhvendosin hidrogjenin gjatë veprimit me acidet HCl, të holluar.
Përbërjet kryesore të natriumit janë: NaCl (kripa e gjellës), (soda e rrobave), (soda e bukës), (soda kaustike). Ato përdoren në industrinë kimike, tekstile, letrës e ushqimore.
Në tabelën më poshtë keni përmbledhjen e disa karakteristikave të metaleve alkaline.
Z | Simboli | Shtresa e jashtëme ka | Valenca | Ngarkesa e jonit | Formula molekulare e oksidit | Formula molekulare e bazës |
3 | Li | I | ||||
11 | Na | I | ||||
19 | K | I |