Si te shkruajme formulat e oksideve, acideve, bazave dhe kriperave
Rregulla të përgjithshme
- Formula e oksideve shkruhet duke këmbyer valencat sipas rregullës kryqe.
- Formulat e një baze shkruhet duke pasur parasysh se në molekulën e saj do të ketë aq grupe hidrokside sa është valenca e metalit.
- Në molekulën e një acidi ka aq atome hidrogjen sa është valenca e mbetjes acide.
- Formula molekulare e një kripe shkruhet duke këmbyer valencat e joneve metal me ato të mbetjes acide.
Do të zgjidhim disa shembuj duke parë specifikisht rregullat për oksidet, acidet, bazat dhe kripërat.
Shembull 1
Të shkruhet formula e oksidit të borit
Zgjidhje
Për t shkruar formulën e oksidit të borit, duhet të dimë valencat e elementëve bor dhe oksigjen. Në tabelën e valencave gjejmë:
B (Valenca III)
O (Valenca II).
Shënojmë me x numrin e atomeve të borit dhe me y numrin e atomeve të oksigjenit.
Rregull: Prodhimi i valencës me numrin e atomeve të njërit element, duhet të jetë i barabartë me prodhimin e valencës me numrin e atomeve të elementit tjetër.
Për borin shkruajme:
Për oksigjenin shkruajme:
.
Pra, formula përfundimtare do të jetë
Shembull 2
Të shkruhen formulat e bazave të formuara nga metalet e mëposhtme:
; ; ;
Zgjidhje
Për të shkruar formulat e bazave të këtyre metaleve duhet të bazohemi tek këto rregulla:
- Të njohim valencën e metalit
- Në molekulën e një baze do të vendosen aq grupe hidrokside sa është edhe valenca e metalit.
- Grupi hidroksid është gjithmonë njëvalent.
Duke zbatuar rregullat e mësipërme, nxjerrim formulat e bazave. Ato do të jenë:
; ; ;
Shembull 3
Të shkruhet formula e acidit klorhidrik
Zgjidhje
Rregulla që duhen zbatuar:
- Molekulat e acideve fillojnë me hidrogjen.
- Duhet të njohim mbetjen acide dhe valencën e saj.
- Në molekulën e një acidi do të vendosen aq atome hidrogjen sa do të jetë dhe valenca e mbetjes acide.
Në rastin tonë, mbetja acide klorure është njëvalente dhe do të lidhet me një atom hidrogjen.
Formula e acidit klorhidrik është .
Shembull 4
Të shkruhet formula e acidit fosforik.
Zgjidhje
Për këtë duhet të dimë:
- Mbetjen acide dhe valencën e saj.
- Në molekulë do të kemi aq atome hidrogjen sa është valenca e mbetjes acide.
Shohim në tabelë dhe gjejmë që mbetja quhet fosfate dhe është trevalente. Meqënëse atomi i hidrogjenit është njëvalent, atëherë mbetja fosfate do të lidhet me tri atome hidrogjen.
Në zbatim të rregullave, formula do të jetë .
Shembull 5
Të shkruhet formula e sulfatit të aluminit.
Zgjidhje
Për të shkruar këtë formulë duhet të dimë:
- Valencën e aluminit
- Mbetjen acide dhe valencën e saj.
Zbatojmë rregullën kryqe si tek oksidet. Valenca e aluminit kalon si numër tregues për mbetjen acide dhe valenca e mbetjes acide kalon si numër tregues për atomet e aluminit. Mbetja sulfate është dyvalente, alumini është trivalent, formula e sulfatit të aluminit është .