Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Kuboidi

Kuboidi

kuboidi-feature

Kuboidi është shumëfaqëshi që kufizohet me gjashtë drejtkëndësha.

kuboidi

Ashtu si tek kubi, edhe tek kuboidi dallojmë:

 

  • 12 brinjë, të të cilat ndahen në tre grupe me nga katër brinjë kongruente (a, b, c).

     

  • 6 faqe drejtkëndësha, mund t’i ndajmë në tre grupe me nga dy faqe kongruente secili grup.
  • 8 kulme, janë pikat ku takohen tri brinjë të kubit.
  • 24 kënde të drejt kanë të gjitha faqet e kuboidit

qese plastike

 

Si vizatohet një kuboid

Veprohet njëlloj si tek kubi, vetëm se nuk marrim për faqe katror, por drejtkëndësh.

 

Hapi i parë

Ndërtojmë një drejtkëndësh

 

 

Hapi i dytë        

Ndërtojmë një tjetër drejtkëndësh me të njëjtat përmasa, të cilin e zhvendosim në mënyrë të tillë që njëri kulm të jetë në mes të drejtkëndëshit të parë.

 

Hapi i tretë

Bashkojmë kulmet me njëra-tjetrën.

kuboidi

 

 

 

 

Hapja e kuboidit

Po të pritet, ashtu siç vepruam me kubin, do dal forma e të gjithë sipërfaqes së tij.

 

hapja e kuboidit

 

 

 

 

 

Sipërfaqja e kuboidit

  • Sipërfaqja anësore

kuboidi

Sipërfaqja anësore gjëndët duke mbledhur sipërfaqet e drejtkëndëshave anësorë tek kuboidi, pra duke mos llogaritur sipërfaqet e bazës.

 

Pra, do të kemi:

\displaystyle {{S}_{a}}=bc+bc+ac+ac

\displaystyle {{S}_{a}}=2bc+2ac

Dukë zbatuar rregullat e faktorizimit, do të kemi:

\displaystyle {{S}_{a}}=2c\left( a+b \right)

 

 

  • Sipërfaqja e bazës

kuboidi

Sipërfaqja e bazës, gjendet duke mbledhur 2 sipërfaqet e drejtkëndëshave të bazës tek kuboidi.

Pra, do të kemi:

\displaystyle {{S}_{b}}=ab+ab

\displaystyle {{S}_{b}}=2ab

 

 

qese plastike

  • Sipërfaqja e përgjithshmekuboidi

Sipërfaqja e pëgjithshmë gjendet duke mbledhur sipërfaqen e bazes me sipërfaqen anësore.

Pra, do të kemi:

\displaystyle {{S}_{p}}={{S}_{a}}+{{S}_{b}}

\displaystyle {{S}_{p}}=2ab+2ac+2bc

\displaystyle {{S}_{p}}=2\left( ab+ac+bc \right)

 

 

 

Vëllimi i kuboidit

kuboidi

Në çdo trup, vëllimi i tij është shumëzimi i sipërfaqes së bazës me lartësinë e tij.

Tek kuboidi, kemi a ∙ b sipërfaqen e bazës dhe c lartësinë e tij.

 

Pra, do të kemi:

\displaystyle V=a\cdot b\cdot c

 

Pra, vëllimi ki kuboidit është i barabartë me prodhimin e tri përmasave të tij.

 

 

 

 

Ushtrim

Gjeni sipërfaqen e bazës, sipërfaqen anësore, sipërfaqen e përgjithshme dhe vëllimin e kuboidit me përmasat e bazës  a = 2 cm;  b = 3 cm dhe  lartësi  c = 4 cm.

 

Zgjidhje

kuboidi

Kemi të dhënë:

a = 2 cm

b = 3

c = 4 cm

 

 

  • Gjejmë sipërfaqen anësore

Nga formula dimë që sipërfaqja anësore gjendet:

\displaystyle {{S}_{a}}=2c\left( a+b \right)

Pra, do të kemi:

\displaystyle {{S}_{a}}=2\cdot 4\left( 2+3 \right)

\displaystyle {{S}_{a}}=8\cdot 5

\displaystyle {{S}_{a}}=40c{{m}^{2}}

  • Gjejmë sipërfaqen e bazës

Nga formula dimë që sipërfaqja e bazës gjendet:

\displaystyle {{S}_{b}}=a\cdot b

Pra, do të kemi:

\displaystyle {{S}_{b}}=2\cdot 3

\displaystyle {{S}_{b}}=6c{{m}^{2}}

 

 

  • Gjejmë sipërfaqen e përgjithshme

Nga formula dimë që sipërfaqja e përgjithshme gjendet duke mbledhur sipërfaqen e bazës me sipërfaqen anësore.

Pra, do të kemi:

\displaystyle {{S}_{p}}={{S}_{a}}+{{S}_{b}}

\displaystyle {{S}_{p}}=40+6

\displaystyle {{S}_{p}}=46c{{m}^{2}}

 

 

  • Gjejmë vëllimin

Nga formula dimë që vëllimi i kuboidit gjendet: \displaystyle V=a\cdot b\cdot c

Pra, do të kemi:

\displaystyle V=2\cdot 3\cdot 4

\displaystyle V=24c{{m}^{3}}

 

qese plastike

Copyright © detyra.al
drejtkendeshihapja e kuboiditkatrorikubikubiodkuboidkuboidikuboiditndertimi i kuboiditndertimi kuboiditndertojme nje kuboidshumfishatshumzimisi hapet kuboidisi hapet kuboiditsi ndertohet kuboidisi te dnertojme nje kuboidsi te hap kuboidinsiperfaqjasiperfaqja anesoresiperfaqja e anesore e kuboiditsiperfaqja e bazessiperfaqja e bazes e kuboiditsiperfaqja e drejtkendeshitsiperfaqja e kubitsiperfaqja e kuboiditsiperfaqja e pergjithshmesiperfaqja e pergjithshme e kuboidittabelatabela periodikete mesojmeushtrimeushtrime te zgjidhura matematikevellimivellimi i kubitvellimi i kuboiditvetite e paralelogramitZbritja

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al