Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Kubi

Kubi

Kubi është shumëfaqëshi që kufizohet me 6 katrorë kongruentë.

Duke parë kubin, ne vërejmë:

  • 12 brinjë, të gjitha kongruente, me gjatësi secila sa gjatësia e një brinje të një faqeje.

 

  • 6 faqe, të gjitha kongruente, sepse janë katrorë me të njëjtën përmasë.

 

  • 8 kulme, janë pikat ku takohen tri brinjë të kubit.

 

qese plastike

Keshille! Per me shume rreth figurave gjeometrike klikoni Polygons

Si vizatohet një kub

Hapi i parë: Vizatohet një katror me brinjë sipas dëshirës, për shembull 3 cm.

Hapi i dytë: Vizatohet një katror i dytë me gjatësi brinje sa i pari (3 cm).

Hapi i tretë: Bashkojmë me segmente kulmet e të dy katroëve. Figura e vizatuar paraqet në vizatim trupin kub.

kubi

 

 

 

Hapja e sipërfaqes së kubit

Ky është kubi, nëse presim kubin prej kartoni sipas brinjëve dhe ta shtrijmë në një plan, ne kemi hapur sipërfaqen e kubit.

 

hapja e kubit

 

 

 

 

Keshille! Per me shume rreth figurave gjeometrike klikoni Polygons

Sipërfaqja e kubit

Sipërfaqja anësore

Nëse me a shënojmë brinjën e kubi, kemi:

\displaystyle a\cdot a={{a}^{2}} , sipërfaqja e një faqeje të kubit (sipërfaqja e katrorit).

 

Po të shënojmë me \displaystyle {{S}_{a}} sipërfaqen anësore të kubit dhe meqë një faqe e ka sipërfaqen \displaystyle {{a}^{2}} , sipërfaqja anësore është:

\displaystyle {{S}_{a}}=4{{a}^{2}}

 

 

Sipërfaqja e përgjithshme

Meqë kubi ka 6 faqe, atëherë sipërfaqja e përgjithshme e kubit është:

\displaystyle S=6{{a}^{2}}

 

Keshille! Per me shume rreth figurave gjeometrike klikoni Polygons

 

Shembull 1

Gjeni sipërfaqen anësore dhe të përgjithshmë të kubit me brinjë 5 cm.

 

Zgjidhje

kubi

 

Kemi të dhënë:

a = 5 cm

 

Dimë që sipërfaqja anësore gjendet \displaystyle {{S}_{a}}=4{{a}^{2}}

Pra, do të kemi:

\displaystyle {{S}_{a}}=4\cdot {{5}^{2}}

\displaystyle {{S}_{a}}=4\cdot 25

\displaystyle {{S}_{a}}=100c{{m}^{2}}

 

Tani gjejmë sipërfaqen e përgjithshme :

\displaystyle S=6\cdot {{a}^{2}}

\displaystyle S=6\cdot {{5}^{2}}

\displaystyle S=6\cdot 25

\displaystyle S=150c{{m}^{2}}

 

 

qese plastike

 

Vëllimi i kubit

Vëllimi i kubit gjendet duke shumëzuar 3 përmasat e kubit, por duke qënë se gjatësia, gjerësia dhe lartësia e kubit janë të barabarta me a, do të kemi:

\displaystyle V={{a}^{3}}

Pra, vëllimi i kubit është i barabartë me kubin e brinjës së tij.

 

 

 

 

Shembull 1

Gjeni vëllimin e kubit me brinjë 4 cm.

 

kubiZgjidhje

 

 

Kemi të dhënë:

a = 4 cm.

Nga formula e vëllimit të kubit, dimë që \displaystyle V={{a}^{3}}

\displaystyle V={{4}^{3}}

\displaystyle V=64c{{m}^{3}}

Keshille! Per me shume rreth figurave gjeometrike klikoni Polygons

qese plastike

Copyright © detyra.al
cfare eshte kubifuqifuqiafuqia e numravefuqia e numrave me shenjegjeni siperfaqenGjeni sipërfaqen anësoreGjeni sipërfaqen anësore dhe të përgjithshmë të kubitgjeni siperfaqen e kubitGjeni sipërfaqen e pergjithshmegjeni vellimingjeni vellimin e kubithapi 1klasa 6klasa 7klasa e gjashtekubkub quhetkubishumezimetshumezimi i numraveshumzimisi vizatohet kubiSi vizatohet një kubsiperfaqesiperfaqjasiperfaqja anesoresiperfaqja e kubitsiperfaqja e pergjithshme e kubittabelatabela periodikete mesojmeushtrimeushtrime te zgjidhura matematikevellimivellimi i kubit

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al