Pasi mësuam shnderrimet e shprehjeve , tani do të mësojmë se si bëhet zberthimi në faktorë.
Shprehjet është e nevojshme të paraqiten në formë prodhimi faktorësh.
Për shembull
Përkufizim: “Të zbërthesh një shprehje të plotë në faktor, do të thotë ta shndërrosh identikisht atë në formë prodhimi faktorësh të pazbërthyeshëm”.
Shembull 1
Zbërtheni në faktorë:
Zgjidhje
– ky është zberthimi në faktorë i në bazë të vetisë së përdasisë të shumëzimit.
Shembull 2
Zbërtheni në faktorë:
Zgjidhje
Kemi shprehje që nuk zbërthehen në faktorë, këto shprehje i quajmë shprehje të pazbërthyeshme, për shembull:
Zberthimi në faktorë duke nxjerrë në dukje faktorin e përbashkët
Kjo është mënyra kryesore e zbërthimit në faktorë. Në këtë rast zberthimi në faktorë bëhet duke zbatuar vetinë e përdasisë, që mund ta paraqesim simbolikisht kështu:
AB + AC + AD
= A(B + C + D)
Ku A, B, C, D përfaqësojnë numra ose shprehje, ndërsa A quhet faktori i përbashkët i nxjerrë në dukje.
Shembull 1
Zbërtheni në faktorë:
7a + 7b – 7c
Zgjidhje
7a + 7b – 7c
= 7(a +b – c)
Tek zberthimi që bëmë, 7, a, b dhe c janë faktorët, ndërsa 7 është faktori i përbashkët.
Shembull 2
Zbërtheni në faktorë:
Zgjidhje
Tek zbërthimi që bëmë, është faktori i përbashkët dhe e nxjerrim atë ne dukje.
është zbërthimi në faktorë i shembullit tonë.
Shembulli 3
Zbërtheni në faktorë:
Zgjidhje
Tek zbërthimi që bëmë, është faktori i përbashkët.
Nga 3 shembujt më sipër, ne arrijmë në përfundimin se cilat rregulla duhet të ndjekim për zbërthimin në faktorë.
Rregullat janë si më poshtë:
- 1. Nëse monomet e shprehjes kanë koeficienta të ndryshëm nga 1, ateherë gjejmë PMP të koeficientëve të tyre (nëse ekziston)
- 2. Pas gjetjes së faktorit numerik, gjejmë faktorin e përbashkët shkronjor, nëse ka kufiza të përbashkëta shkronjore.
– Nëse ka kufiza shkronjore të përbashkëta në formë fuqie, ne marrim si kufizë të prërbashkët fuqinë me eksponent më të vogël (si në rastin e shembullit 2).
- 3. Pas gjetjes së faktorit të përbashkët, paraqitet çdo kufizë e shprehjes si prodhim i faktorit të përbashkët me një faktor tjetër, që prodhimi të jap kufizën përkatëse (shih shembullin 3).
- 4. Pas kësaj, zbatohet ligji i përdasisë i shumëzimit dhe shprehja del e zbërthyer në faktorë, duke nxjerr në dukje faktorin e përbashkët.
Ketu do të gjeni ushtrime mbi zberthimin në faktorë Ushtrime të zgjidhura – Zbërthimi në faktorë