Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Ushtrime te zgjidhura – njesite e gjatesise

Ushtrime te zgjidhura – njesite e gjatesise

njesite e gjatesise

Para se te zgjidhni ushtrimet me njesite e gjatesise, ju duhet te keni lexuar mesimin mbi njesite e matjes (klikoni linkun)

 

Ushtrime – njesite e gjatesise

Ushtrimi 1

Sa dm ka 1 km dhe sa metra është më i madh 1 km nga 1 dam?

 

Zgjidhje

Dimë që:

1 dm = 0.1 m

1 km = 1000 m

Pra, 1 km = 1000 m dhe (1000 ∙ 10) dm.

Përgjigje: 1 km = 10’000 dm.

qese plastike

Ushtrimi 2

Ktheni në njësinë më të vogël:

 

a) 250 km në metër.

b) 5484 km në metër.

c) 53 hm në metër.

d) 13 dam në metër

e) 25 m në centimetër

f) 165 cm në milimetër.

 

Zgjidhje

(pika a, b dhe c)

a) 250km = (250 ∙ 1000) m = 250’000 m.

b) 5484 km = (5484 ∙ 1000) m = 5’484’000 m.

c) 53 hm = (53 ∙ 100) m = 5300 m.

Në të njejtën mënyrë përpiquni të zgjidhni pikat d, e, f.

 



 

Ushtrimi 3

Ktheni në njësinë më të vogël:

a) 35 km në metër dhe centimetër.

b) 152 dam në metër dhe decimetër.

c) 652 dm në centimetër dhe milimetër.

d) 45m në decimetër dhe milimetër.

 

Zgjidhje

(pika a dhe b)

a) 35 km = (35 ∙ 1000) m = 35’000 m

35000 m = (35000 ∙ 100) cm = 3’500’000 cm.

Përgjigje: 35 km = 35’000 m = 3’500’000 cm.

 

b) 152 dam = (152 ∙ 10) m = 1520 m

1520 m = (1520 ∙ 100) cm = 152’000 cm

Përgjigje: 152 dam = 1520 m = 152’000 cm.

qese plastike

Ushtrimi 4

Mblidh:

a) 25 mm + 32 cm + 64 m + 25 cm

b) 72 km + 30 m + 52 km + 100 m

c) 4521 km + 355 ham + 485 m + 1250 dam + 452 km

 

Zgjidhje

a) Fillimisht i kthejmë të gjitha në të njëjtën njësi.

Në këtë rast i kthejmë të gjitha në centimetër dhe kryejmë veprimet:

25 mm = 2.5 cm

64 m = 6400 cm

 

Pra, do të kemi:

2.5 cm + 32 cm + 6400 cm + 25 cm =

6400 cm + 59.5 cm =

6459.5 cm = 64.595 m

b) I kthejmë të gjitha njësitë në metër. Do të kemi:

72000 m + 30 m + 52000 m + 100 m =

124000 m + 130 m =

124130 m = 124.13 km

 

c) I kthejmë të gjitha njësitë në kilometër. Do të kemi:

4521 km + 35.5 km + 0.485 km + 12.5 km + 452 km =

5021.485 km.

 

 

 

Ushtrimi 5

Të kryhet mbledhja dhe shuma të kthehet në centimetër:

 

a) 7m 3dm 6cm + 3m 5dm 8cm

b) 9m 2.5dm 3.2cm + 5.5m 4 dm 1cm

 

Zgjidhje

(pika a)

a)

Atëherë kthejmë gjithë njësitë në centimetër.

10 m = 1000 cm

8 dm = 80 cm.

 

Atëherë mbledhim:

1000 + 80 + 14 = 1094 cm.

Perveç ushtrimeve me njesite e gjatesise, ne kemi dhe ushtrime – njesite e siperfaqes, ushtrime – njesite e kohes dhe ushtrime – njesite e vellimit

 

Copyright © detyra.al


Postime te ngjashme:
  • MatematikaMatematika
  • Provimi i lirimitProvimi i lirimit
  • Matematika 12Matematika 12
  • Numrat NatyroreNumrat Natyrore
  • Integrimi me thyesa te pjeseshmeIntegrimi me thyesa te pjeseshme
  • Matematika 10Matematika 10
  • PesekendeshatPesekendeshat
  • Formulat e VietesFormulat e Vietes
  • Matematika 7Matematika 7
  • Matematika 9Matematika 9
  • Derivative of sin^2(x)Derivative of sin^2(x)
  • Matematika 11Matematika 11
  • Numrat e ThjeshteNumrat e Thjeshte
  • Thyesat AlgjebrikeThyesat Algjebrike
  • Matematika BazeMatematika Baze
  • Matematika 6Matematika 6
fuqifuqiaklasa 7mbledhja me mendnjesia e matjesnjesisenjesitenjesite e gjatesisenjesite e matjesnjesite e vellimitnumratnumriushtrimeushtrime me njesiteushtrime me njesite eushtrime me njesite e gjatesiseushtrime me njesite e vellimit

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

  • Matematika 10
  • Provimi i lirimit
  • Matematika 12
  • Matematika 8
  • Matematika 11
  • Matematika 6
  • Matematika 7
  • Matematika Baze
  • Matematika 9
  • Matematika

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al