Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Intervali dhe segmenti

Intervali dhe segmenti

bashkesia e numrave reale

Intervali

Intervali është bashkësia e numrave realë, më të mëdhënjë se a dhe më të vegjël se b dhe shënohet me simbolin \displaystyle ]a,b[. Lexohet “intervali ab”.

Numrat a dhe b nuk bëjnë pjesë në intervalin \displaystyle ]a,b[.

 

 

Shembull

Ndërtoni boshtin numerik të intervalit \displaystyle ]3,7[.

 

qese plastike

Zgjidhje

intervali

Numrin 3 dhe 7 e kemi shënuar me një rreth bosh sepse ato nuk i përkasin intervalit \displaystyle ]3,7[

 

 

 

Përkufizim: “Bashkësia e numrave realë x, që plotësojnë kushtin \displaystyle a<x\le b quhet gjysmë interval dhe shënohet \displaystyle ]a,b]”.

Numri a nuk përfshihet në gjysmë interval, ndërsa numri b përfshihet

Për shembull, nëse më lart do të na kërkohej gjysmë intervali \displaystyle ]3,7]” do të kishim:

gjysme intervali

Numri 3 nuk bën pjesë tek gjysmë intervali dhe e shënojmë me një rreth bosh, ndërsa numri 7 bën pjesë, ndaj e shënojmë me një rreth të mbushur.

 

 

 

 


 

Segmenti

Bashkësia e numrave realë x që plotësojnë kushtin \displaystyle a\le x\le b quhet segment dhe shënohet \displaystyle [a,b].

Numrat a dhe b i përkasin këtij segmenti.

 

Shembull

Ndërtoni boshtin numerik të segmentit \displaystyle [-2,5]

 

Zgjidhje

segmenti

Numrat -2 dhe 5 bëjnë pjesë në segmentin \displaystyle [-2,5], ndaj i shënojmë me një rreth të mbushur.

 

 

 

Përkufizim: “Bashkësia e numrave realë x, që plotësojnë kushtin \displaystyle a\le x<b quhet gjysmë segment dhe shënohet \displaystyle [a,b[”.

Numri a përfshihet tek gjysmë segmenti, ndërsa numri b nuk përfshihet.

 

Shembull

Ndërtoni boshtin numerik të gjysmë segmentit \displaystyle [1,4[

 

Zgjidhje

gjysme segmenti

Numri 1 bën pjesë tek gjysmë segmenti \displaystyle [1,4[ dhe e kemi shënuar me një rreth plotë, ndërsa numri 4 nuk bën pjesë, ndaj e kemi shënuar me një rreth bosh.

 

 

qese plastike

 

Prerja dhe bashkimi i intervaleve numerike

Përkufizim 1: “Prerje e bashlësive A dhe B është bashkësia që përbëhet prej elementëve të përbashkët të këtyre bashkësive. Shenohet \displaystyle A\cap B”.

 

Përkufizim 2: “Bashkim i bashkësive A dhe B është bashkësia që përbëhet prej elementëve të bashkësisë A ose të bashlësisë B. Shënohet \displaystyle A\cup B”.

 

 

 

 

Ushtrimi 1

Gjeni prerjen dhe bashkimin e segmentëve \displaystyle [1,6] dhe \displaystyle [3,9]

 

Zgjidhje

 

Vëmë re që prerja e dy segmenteve është segmenti \displaystyle [3,6], ndërsa bashkimi i tyre është segmenti \displaystyle [1,9]

Pra, shkruajmë:

\displaystyle A\cap B=[3,6]

\displaystyle A\cup B=[1,9]

 

 

 

Ushtrimi 2

Gjeni prerjen dhe bashkimin e intervaleve \displaystyle A=]-2,3[dhe \displaystyle B=]0,2[

 

Zgjidhje

 

Ndërtojmë boshtin numerik dhe vendosim vlerat numerike:

Vëmë re se prerja e intervaleve A dhe B është intervali \displaystyle ]0,2[, ndërsa bashkimi i tyre është \displaystyle ]0,3[.

Shkruajmë:

\displaystyle A\cap B=]0,2[

\displaystyle A\cup B=]-2,3[

qese plastike

Copyright © detyra.al
bashkesibashkesiabashkësia e numrave natyrorbashkësia e numrave natyroreBashkësia e numrave racionalëBashkesia e numrave realBashkesia e numrave realeBashkesia e numrave realëebashkësia e numrave të plotbashkësia e numrave të ploteBashkësia e përbërë nga numrat racional dhe nga ata irracionalBashkësia e përbërë nga numrat racional dhe nga ata irracionaleBashkesite numerikebashkimi i bashkesivebashkimi i intervalevebashkimi i segmentevebosht numerikboshti numerikgjysem intervaligjysem segmentgjysem segmentigjysme intervalgjysme intervaligjysme segmentgjysme segmentigjysmeintervaligjysmesegmentiintervalintervalet dhe segmentetIntervaliintervali dhe segmentetIntervali dhe segmentiiracional dhe racionalirracionalirracional dhe racionalklasa 9klasa e 9matematika 9matematika e klases 9matematika e klases se nenteminimaturanumer i plotnumer i plotenumrat e plotnumrat e plot racional te plotenumrat e plotenumrat iracionalnumrat irracionalNumrat irracionalenumrat racionalnumrat racionaleorerja e bashkesivepergatitje per provimet e lirimitPrerja dhe bashkimi i intervaleve numerikeprerja e intervaleveprerja e segmenteveprerje bashkesishprovime lirimiprovimet e lirimitrracionalsegmentsegmentisegmenti dhe intervaliShuma e dy numrave natyrorShuma e dy numrave natyroreShuma e dy numrave të plotShuma e dy numrave të plotete mesojmeushtrimeushtrime te zgjidhura matematikezgjidhje tezash

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al