Trupat qiellor
Yjet
Kur vrojtojmë qiellin natën, mund të shohim miliona pika të ndritshme.
Këto pika janë yjet. Yjet janë sfera të mëdha gazi që ndriçojnë. Drita e tyre vjen tek ne, pasi kalon nëpër atmosferë. Ylli më i afërt me Tokën është Dielli. Yjet rrezatojnë dritë në mënyrë të vazhdueshme.
Planetet
Yjet i shohim në pozicione të njëjtë lidhur me njëri-tjetrin. Por, disa objekte të tjera zhvendosen në lidhje me sfondin e yjeve. Astronomët e vjetër i quajtën ata planet, që do të thotë “yje shëtitës”. Planetet nuk janë yje, por trupa që sillen në orbita rreth yjeve. Ata janë të përbërë prej shkëmbinjsh apo prej gazi, por nuk ndriçojnë.
Planetet dhe trupat e tjerë shihen në qiell sepse pasqyrojnë dritën e yjeve. Me sy të lirë mund të shihen pesë planet: Mërkuri, Venera ose Afërdita, Marsi, Jupiteri dhe Saturni. Me teleskop mund të vrojtohen edhe planet të tjerë, si Urani dhe Neptuni. Këta planet sillen në orbitat rreth Diellit.
Planetet dhe trupat e tjerë që sillen rreth Diellit formojnë Sistemin tonë diellor.
Si planetet janë dhe planetet xhuxhë, që sillen reth Diellit, por janë shumë më të vegjël.
Dielli ynë nuk është i vetmi yll që ka planetë në orbitat rreth tij. Astronomët kanë zbuluar shumë planet në orbitat rreth yjeve të tjerë. Këta quhen exoplanete.
Hënat
Në një natë pa re mund ta shohim hënën.
Ajo sillet në orbitë rreth Tokës. Hëna përbëhet nga shkëmbinj dhe është i vetmi objekt qiellor, përveç Tokës, ku ka shkelur këmba e njeriut.
Shmica e planeteve të Sistemit diellor kanë hënat e tyre, të cilat nuk mund të shihen pa teleskop. Vetëm Toka ka një hënë, ndërsa planetet e tjertë kanë shumë, për shembull Saturni ka 60 hëna.
Hënat janë objekte që sillen në orbita rreth planeteve. Ato quhen dhe satelitë natyralë. Ky është dallimi me planetët, megjithëse hënat mund të jenë më të mëdha se ndonjë planet. Për shembull, Titani, një nga hënat e Saturnit, është më i madh se planeti Mërkur.
Kometat
Kometat, gjithashtu sillen në orbita rreth Diellit dhe janë prej akulli e pluhuri, si një lëmsh bore i nxirë. Kur i afrohen Diellit, bishti i tyre ndriçon në mënyrë spektakolare. Edhe kometat shihen, sepse pasqyrojnë dritën e Diellit si dhe planetët e hënat.
Kometat shfaqen befas dhe pastaj zhduken. Astronomët kuptuan se disa prej tyre kthehen herë pas here. Kometa Enke shfaqet çdo tre vjet. Kometa të tjera shfaqen përsëri pas qindra apo mijra vjetësh.
Meteorët dhe meteoritët
Ndonjëherë , në qiellin e natës, mund të shihen shirita drite. Njerëzit i quajnë “yje që bien”, por në të vërtetë ato nuk janë yje. Kur një copë shkëmbi, i quajtur meteor, futet në atmosferën e Tokës, ai digjet dhe ndriçon gjatë rënies.
Kur arrin të digjet i gjithi, ai arrin Tokën. Në këtë rast quhet meteorit. Shpesh bien disa meteor së bashku. Kjo ndodh kur Toka futet në zonën e grimcave të lëna nga kalimi i një komete. Meteoritë të vegjël bien në sipërfaqen e Tokës gjatë gjithë kohës.
Satelitët artificial
Ekzistojnë mijëra objekte të ndërtuara nga njeriu që lëvizin në orbitat rreth Tokës. Keta janë satelitë artificial.
Disa satelitë të tillë formojnë Sistemin e Pozicionimit Global (GPS). Ky sistem lejon të përcaktohet vendodhja e objektit (makinë, aeroplanë etj.), duke u lidhur me sinjale me këta satelitë. Ndonjëherë këta satelitë mund të vrojtohen në agim apo në muzg, kur pasqyrojnë dritën e Diellit. Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, ku qëndrojnë përkohësisht astronautët për të kryer studime, është objekti më i madh dhe më i ndritshëm që sillet në orbitë rreth Tokës, i krijuar nga njeriu.