Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Energjia e Diellit

Energjia e Diellit

Energjia e Diellit

E gjithë energjia që ndodhet në ushqimet që ne përdorim, si: mish, zarzavate apo fruta, vjen nga Dielli. Bimët, nëpërmjet proçesit që quhet fotosintezë. Marrin energji nga Dielli, për t’u rritur. Ato zhvillojnë rrënjët, gjethet, mund të profhojnë lule, fruta dhe fara. Ne përdorim disa pjesë të bimëve për ushqim.

energjia e diellit

Dielli është burimi i energjisë së frutave dhe zarzavateve me të cilat ushqehemi. Dielli, gjithashtu, është burimi i energjisë për mishin, sepse kafshët marrin energji, duke u ushqyer me bimë të ndryshme. Misri rritet nga energjia e Diellit dhe kafshët, konkretisht pulat, ushqehen me misër. Ne marrim energji nga kafshët kur ushqehemi me pula apo me ushqim tjetër. Pra, e gjitha kjo është një process zinxhir.

 

 

 

 

Energjia në lëndët djegëse

Dielli është burim i energjisë në lëndët djegëse si druri. Enegjia që bën të rriten drurët vjen nga fotosinteza. Kur djegim drurët, energjia që çlirohet e ka origjinën nga Dielli.

Druri është shembull i lëndëve djegëse bio. Të tilla janë lëndët që merren nga bimët apo drurët që rriten. Alkooli është një lëndë djegëse bio, që prodhohet nga panxhari i sheqerit.

Ne përdorim gjithashtu lëndët djegëse fosile për ngrohje, gatim dhe transport.

qymyr

Qymyri është lëndë djgëse fosile e formuar nga drurët, të mbuluar nga balta miliona vjet më parë. Gjatë kohës, druri u shndërrua në qymyr dhe balta në shkëmb.

Nafta dhe gazi janë lëndë djegëse fosile, të formuara nga krijesa të detit. Ato u mbuluan nga rëra dhe balta në fund të detit.

Për miliona vjet, nën shtypje të madhe nga këto krijesa u prodhua nafta dhe gazi. Tani këto lëndë mund të nxirren duke shpuar Tokën. Nafta që nxirret quhet naftë e papërpunuar dhe është përzierje lëndësh djegëse të ndryshme. Në rafineritë e naftës, ajo ndahet në lëndët e veçanta, si benzina që përdoret në makina.

 

 

 

 

Energjia e erës dhe ujit

Njërëzimi e ka përdorur energjinë e erës për të lundruar dhe për të vënë në punë mullinjtë me erë për mijëra vjet me radhë.

mullinjte e eres

Sot, energjia e erës përdoret për të prodhuar energji elektrike. Toka dhe oqeanet nuk ngrohen njëlloj nga Dielli. Kjo bën që ajri të lëvizë, duke formuar erën. Era mund të rrotullojë turbinate e gjeneratorëve, të cilat bëjnë të mundur prodhimin e energjisë elektrike.

Energjia e Diellit bën të mundur avullimin e ujit të oqeaneve. Avulli ngrihet, ftohet dhe kthehet në shi. Ky ujë mund të mblidhet pas digave në liqenet artificiale. Kur ky ujë lëshohet, ai vë në rrotullim turbinate e gjeneratorëve të energjisë elektrike.

 

 

 

 

Përdorimi i energjisë diellore në mënyrë të drejtpërdrejtë

Energjia e Diellit mund të shndërrohet direkt në energji elektrike, duke ushqyer bateritë diellore. Këto mund të përdoren për të ushqyer bateritë e pajisjeve që kërkojnë pak energji.

Gjithashtu, disa prej tyre mund të prodhojnë energji elektrike edhe për një banesë, madje edhe për një fshat të tërë.

panel diellor

Në panelet diellore, uji ngrohet nga energjia diellore dhe qarkullon nëpër tuba për t’u përdorur në banesa. Kjo e zvogëlon shumë sasinë e lëndëve djegëse që përdoren për ngrohje.

Copyright © detyra.al
Postime te ngjashme:
  • Vazhdueshmeria e funksionitVazhdueshmeria e funksionit
  • 10 shprehjet me te bukura nga librat10 shprehjet me te bukura nga librat
  • Fizika 7Fizika 7
  • Energjia. Kuptimi i energjiseEnergjia. Kuptimi i energjise
  • Statistika. Tipari statistikor dhe mesatarja e ponderuarStatistika. Tipari statistikor dhe mesatarja e ponderuar
  • Sistemi diellorSistemi diellor
  • Vargje te dhena ne menyre rekurrente. Vargje monotoneVargje te dhena ne menyre rekurrente. Vargje monotone
  • Rrethi jashteshkruar dhe brendashkruar trekendeshitRrethi jashteshkruar dhe brendashkruar trekendeshit
  • Elipsi dhe ekuacioni i tijElipsi dhe ekuacioni i tij
  • 31 thenie nga Nene Tereza31 thenie nga Nene Tereza
  • Identitetet trigonometrike | Formula themeloreIdentitetet trigonometrike | Formula themelore
  • Perzierjet homogjene dhe heterogjenePerzierjet homogjene dhe heterogjene
  • YjetYjet
  • Njesite mateseNjesite matese
  • Stinet e vititStinet e vitit
  • Thyesat AlgjebrikeThyesat Algjebrike
cfare eshte energjia e diellitEnergjia e diellitEnergjia e erës dhe ujitEnergjia në lëndët djegësegasgazlend djegese biolend djegese fosilenafta dhe gazi natyrornaftenaftë e papërpunuarpanel diellorpanelet diellore

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Postime te ngjashme:

  • Matematika 6
  • Ligjet e Merfit per punen
  • Kimia 9
  • Kimia
  • Matematika 9
  • Matematika
  • Kimia 8
  • Matematika Baze
  • Matematika 7
  • Matematika 8

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al