Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Energjia. Kuptimi i energjise

Energjia. Kuptimi i energjise

Ç’është energjia?

Përkufizim: “Energjia është aftësi e trupit për të kryer punë”. Energjia na tregon, se nëse trupi nuk merr ushqim, ai nuk ka fuqi të kryej një veprim.

Ne duhet të marrim energji për të ecur, për të ngarë biçikletën etj.

energjia

Ideja e energjisë është shumë e nevojshme. Ajo përdoret për të shpjeguar se çfarë mund të ndodh, por jo pse diçka ndodh.

Për shembull, nafta bën të mundur që makina të lëvizë, por kjo nuk na tregon se si makina mund të lëvizë.

qese plastike

 

 

 

Njësia e energjisë

Energjia nuk është trup apo substancë, ajo është madhësi fizike.

Njësia e energjisë është xhauli (J). një xhaul është vlerë shumë e vogël e energjisë, kështu që zakonisht përdoret kiloxhaul (kJ).

1kJ = 1000J.

Energjia që përmbanë një ushqim zakonisht shënohet në paketimin e tij. Një njësi ee vjetër, kilokaloria, përdoret nganjëherë edhe sot.

 

 

 

 

Energjia e nevojshme për trupin tonë

Se sa energji na nevojitet çdo ditë kjo varet nga aktiviteti që kryejmë.

Çdo aktivitet kërkon një sasi të caktuar energjie. Mbajtja e trupit ngrohtë, frymëmarrja, lëvizja dhe të folurit, të gjitha kërkojnë energji.

Fëmijët kanë nevojë për energji që t’u rriten kockat, muskujt dhe truri.

Rreth \displaystyle \frac{3}{4} e energjisë së përditshme nevojitet për proçeeset në trupin tonë, si frymëmarrja. Pjesa tjetër e energjisë nevojitet për të gjitha aktivitetet e tjera që kryejmë, si ecja, vrapimi apo ngritja e sendeve.

Aktiviteti Energjia (kJ) për çdo minutë të aktivitetit
Ndenjja ulur 6
Ngritja 7
Ecja ngadalë 15
Larja, veshja 13
Ecja me biçikletë 25
Luajtja futboll 59
Notimi 73

 

Sportistët dhe gratë kanë nevojë për më shumë energji.

qese plastike

Njerzitë që mund të shkojnë afër Polit te Veriut apo Jugut, kanë nevojë për energji më tepër se sportistët. Kjo, sepse atyre u duhet më tepër energji për të mbajtur trupin të ngrohtë.

 

 

 

Energjia e lëndëve djegëse

Ushqimi nuk është i vetmi burim i energjisë. Lëndët djegëse, si: qymyri, nafta apo druri janë burime të tjera energjie, që mund të përdoren në jetën e përditshme.

qymyri

Ne mund të djegim dru apo qymyr për të ngrohur dhomën apo për të përgatitur ushqimin.  Po të përdorim një sobë elektrike, energjia që duhet për të vluar ujin vjen nëpërmjet rrymës elektrike. Energjia që bën të mundur lindjen e energjisë elektrike mund të jetë energjia e lëndës djegëse, si qymyr apo naftë.

qese plastike

Copyright © detyra.al
Ç’është energjia?EnergjiakilokaloriakiloxhauliNjësia e energjisNjësia e energjisëxhauli

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al