Sistemi diellor
Toka, planeti ynë, është një ndër planetet e Sistemit diellor, që rrotullohen rreth Diellit. Dielli ndodhet në qendër të Sistemit diellor.
Sistemi ynë diellor është formuar nga pluhuri dhe gazi, rreth pesë miliardë vjetë më parë. Forca e gravitetit ngjesh gazin dhe pluhurin për të formuar kështu Diellin dhe planetet.
Sistemi diellor përbëhet nga këtr planete të brendshëm, një brez asteroidesh dhe katër planete të jashtëm. Janë gjithashtu dhe planetet xhuxhë në brezin e asteroideve dhe pas planeteve të jashtëm.
Planetet e brendshëm
Planetet e brendshëm janë Mërkuri, Afërdita (Venera), Toka dhe Marsi. Ato quhen dhe planet tokësorë, sepse janë ttë përbërë prej shkëmbinjsh.
Mërkuri është më i afërti me Diellin. Temperatura e tij mund të arrij 430ºC ditën, ndërsa natën mund të arrij deri në -170º.
Afërdita pasqyron dritën e Diellit. Në disa pozicione, pozicion aq dritë sa duket si një yll. Ndryshe nga Mërkuri, Afërdita ka atmosferë, të përbërë kryesisht nga dioksid karboni (), që shkakëton efektin serrë. Atmosfera e saj mban energjinë e Diellit duke qënë kështu më e nxehtë se Mërkuri, edhe pse më larg nga Dielli. Temperatura mesatare e sipërfaqes së saj është 460ºC.
Mendohet se Marsi është planeti tjetër, përvëç Tokës, ku mund të ketë pasur forma jete.
Marsi njihet si planeti i kuq, sepse sipërfaqja e tij përbëhet nga një mineral i kuq që përmban hekur.
Brezi i asteroideve
Midis Marsit dhe Jupiterit ndodhet brezi i asteroideve.
Asteroidet janë pjesë planetesh ose hënash të tyre, apo copa shkëmbinjsh të mbetura që në kohën e krijimit të Sistemit Diellor. Ka miliona asteroid në këtë brez që sillen rreth Diellit si dhe planetet. Asteroidi më i madh, Ceres, është njëkohësisht planet xhuxh. Ai është sa një e treta e Hënës.
Planetet e jashtëm
Katër planetet e jashtëm, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni janë të gjithë shumë më të mëdhenjë se planetet e brendshëm.
Jupiteri dhe Saturni quhen planet të gaztë, meqënëse përbëhen kryesisht nga gaze hidrogjeni dhe helium.
Urani dhe Neptuni quhen gjigantë akulli. Ata përbëhen nga akuj dhe shkëmbinj, me një shtresë të jashtme gazi. Kanë temperaturat më të ulëta në Sistemin Diellor.
Ndryshe nga planetet e brendshëm, planetet e jashtëm kanë unaza. Unazat përbëhen nga pluhuri, nga grimca akulli dhe copa shkëmbinjsh. Disa copa shkëmbinjsh janë të mëdha sa një ndërtesë, ndërsa të tjerat janë të vogla sa një kokrrizë rëre.
Planetet xhuxhë
Deri në vitin 2006, Plutoni konsiderohej planet. Pastaj, austronautët gjetën objekte të tjerë si Plutoni tutje Neptunit, kështu Plutoni u quajt planet xhuxh. Janë gjetur pesë planete xhuxhë në Sistemin Diellor, përfshirë edhe Ceresin, që është asteroid.
Madhësia dhe largësia e planeteve
Në tabelë kemi largësitë e secilit planet nga Dielli dhe si diametrin e tyre:
Emri | Largësia nga Dielli (miliona km) | Diametri (km) |
Dielli | 3.391.000 | |
Mërkuri | 58 | 4.879 |
Afërdita | 108 | 12.104 |
Toka | 150 | 12.756 |
Marsi | 228 | 6.787 |
Jupiteri | 778 | 142.800 |
Saturni | 1427 | 120.600 |
Urani | 2871 | 51.118 |
Neptuni | 4498 | 49.828 |