Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Numri

Numri

numri

Numrat dhe vendvlerat e tyre

Numri  përdoret për numërim dhe matje. Simboli për shënimin e numrit quhet shifër. Përveç përdorimit të tyre në numërimin dhe matje, numrat përdoren shpesh në etiketa (numrat e telefonit), për bileta (numri i serialit) etj.

Të gjithë numrat i shkruajmë duke përdorur shifrat nga 0-9. Pra 0,1,2,3,4,5,6,7,8,9.

Secila shifër merr vlerë në varësi të vendit që ajo zë në numër . Për ta konkretizuar më qartë  e paraqesim në një tabelë vendvlerash  që ka dy klasa :

1- Klasën e thjeshtë dhe 2- Klasën e mijëshëve.

qese plastike


Vendosim numrin 638 521. Ky numër është i përbërë nga 6 shifra dhe lexohet  gjashtëqind e tridhjetë e tetë mijë e pesëqind e njëzet e një.

Le ta shpjegojmë  në mënyrë më të detajuar me anë të tabelës.

Tabela tregon vlerën e secilës shifër.

Njëqindmijëshe Dhjetëmijëshe Njëmijëshe  Qindëshe Dhjetëshe Njëshe
6 3 1  5 2 1

Në formë të zbërthyer e shkruajmë si më poshtë:

600 000 + 30 000 + 8000 + 500 + 20 + 1

Ushtrimi 1

 Lexoni numrat dhe shkruajini ato me shifra

a) Pesëdhjete e nëntë

b) Gjashtëqind e dyzet e tremijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e katër

c) Nëntë mijë e katërqind e njëzet e një

Zgjidhje

a) Matematikisht numri shkruhet 59. Eshte i përbërë nga dy shifra .

Tabela

  Dhjetëshe    Njëshe
5 9

Në një formë të zbërthyer e shkruajmë:


50 + 9

 

b) Matematikisht numri shkruhet 643 994. Ky ështe një numër i përbërë nga 6 shifra.

Tabela

Njëqindmijëshe Dhjetëmijëshe Njemijëshe Qindëshe Dhjetëshe Njëshe
6 4 3 9 9 4

Ky numër shkruhet në formë të zbërthyer si:

600 000 + 40 000 + 3000 + 900 + 90 + 4

 

qese plastike


c) Matematikisht numri shkruhet si 9421.  Numër 4-shifror.

Tabela

Njëmijëshe    Qindëshe  Dhjetëshe  Njëshe
9 4 2 1

Në formë të zbërthyer e shkruajmë si:

9000 + 400 + 20 + 1

Ushtrimi 2

Tregoni vlerën e shifrës  5 në secilin nga numrat.

a) 534

b) 1500

c) 543 244

Zgjidhje

a) Tek numri 534 shohim që vlera e shifrës 5 është qindëshe. Ajo lexohet pesëqind e tridhjetë  e tre. Për ta kuptuar më qartë,  pse është qindëshe atëherë le të  ndërtojmë tabelën.

Tabela:

Qindëshe Dhjetëshe Njëshe
5 3 4

Pra, duke parë  tabelën  vërejmë se numri 5 ndodhet tek kuadrati i parë dhe vlera e saj  është  “Qindëshe”.

 

b) Në numrin 1500 vërejmë se vlera e numrit 5 është qindëshe. Ajo lexohet si: Njëmijë e pesëqind.

Tabel

Njëmijëshe Qindëshe Dhjetëshe Njëshe
1 5 0 0

Duke parë tabelën ne vëzhgojmë se numri 5 ndodhet tek kuadrati i “qindëshëve”.

Mund të themi se  numri 5 ka vlerën e qindëshëve .

 

c) Tek numri 543 244 vërejmë se  vlera e shifrës 5 është njëqindëmijëshe. Ajo lexohet pesëqind e dyzet e tre mijë e dyqind e dyzet  e katër.

Tabela.

Njëqindmijëshe Dhjetëmijëshe Njëmijëshe Qindëshe Dhjetëshe Njëshe
5 4 3 2 4 4

Në bazë të tabelës ne shohim qartë që shifra 5 bën pjesë në kuadratin e parë të tabelës , nga kjo mund të themi se shifra 5 tek numri 543 244 ben pjesë tek vlera e “Njëqindmijëshëve”.

 

 

Krahasimi dhe renditja e numrave

Pak më lart ne u njohëm me numrin cfare ishte, si shkruhej, lexohej etj.Me termin krahasim ne kuptojmë vënien ballë për ballë te dy numrave apo dy dukurive.

E ndërsa me rënditje kuptojmë klasifikimin e numrave nga më i vogli deri tek më i madhi dhe anasjelltas.

Le të zgjidhim disa ushtrime përkatëse për një trajtim më të qartë :

 

Ushtrimi 1

Renditni numrat në rendin zbritës.

a) 123, 1231, 312, 1321, 231

Zgjidhje

Për të bërë radhitjen e numrit zbritës, i rënditim numrat nga më i madhi deri tek me i vogli.

Matematikisht do të kemi:

1321, 1231, 312, 231, 123.

 

b) 324 000, 342000, 234 000, 432 000

Shohim që këta numra i kemi 6-shifëror. Për ta pasur më të lehtë renditjen, vërejmë se cila njëqindëmijëshe e ka vlerën më të madhe e më pas dhjetëmijëshet , njëmijëshet e me radhë .

Matematikisht renditja do të jepet:

432 000, 342 000, 324 000, 234

Ushtrimi 2

Krahasoni numrat ( Vendosni < ose > ):

a) 452 300 > 352 321 (kemi të bëjmë me numra 6-shifëror në të dyja rastet por në rastet kur njëqindmijëshja e numrit te parë është më i madh se e numrit të dytë)

b) 52 809 < 123 008 ( numri i parë është 5-shifëror dhe i dyti 6-shifëror, si për rrjedhojë numri i dytë është më i madh)

c) 329 108 < 329 128 ( pasi po ta vërejmë me kujdes edhe pse numri duket pothuajse i njëjtë dhe me shirfa të njëjta , dhjetëshja tek numri i dyte i cili eshtë më shifër 2 është më i madh se dhjetëshja e numrit të parë me shifër 0).

 

Rrumbullakimi i numrave

Për të rrumbullakosur në dhjetëshe më të afërt, ne shohim shifrën e njësheve, nëse ajo është më e vogël se 5 atëherë dhjetëshet ngelin të pandryshueshme.  Ndërsa, nëse ajo është 5 ose më e madhe atëherë ne duhet të shtojmë 1 tek shifra e dhjetësheve , më pas shkruajmë  0 në vendin e njësheve. Le ta konkretizojmë me ushtrime dhe shembuj:

 

Ushtrimi 1

Rrumbullakosni në dhjetëshen më të afërt.

a) 68  \displaystyle \approx70 ( pasi 8>5 )

b)7024 \displaystyle \approx 7020( sepse 4<5 ) c) 68 435 \displaystyle \approx  68 440 ( sepse nëse njëshja eshte e barabartë me 5 apo edhe me të madhe ateherë shkrujmë 0 ne vend të njësheve dhe e zmadhojmë me një numrin e dhjetësheve)

 

Ushtrimi 2

Rrumbullakoni në qindëshen më të afërt.

a)16345

b) 708

c)1282

d)  567412

e)6094

Zgjidhje

 

a) 16 345  \displaystyle \approx16 300 ( sepse 4<5) b) 708 \displaystyle \approx 700 ( sepse 0<5) c) 1282 \displaystyle \approx 1300 ( sepse 8>5 dhe në këtë mënyrë  shifra  qe qindëshes që është 2 ndyshon duke u bërë 3)

d) 567412 \displaystyle \approx 567400 ( sepse 1<5)

e) 6094 \displaystyle \approx 56100 ( sepse 9>5)

 

Ushtrimi 3

Rrumbullakoni në mijëshen më të afërt.

a) 1567

b)54 896

c) 647

d) 6083

e)257 884

 

Zgjidhje

a)1567 \displaystyle \approx 2000

b) 54 896 \displaystyle \approx 55 000

c) 647 \displaystyle \approx 1000

d)  6083 \displaystyle \approx 6000

e)  257 884 \displaystyle \approx 258 000

Ushtrimi 4

Në tabelë kemi dhënë cmimet e disa makinave ne euro.

a) 8682 € b)3460 € c) 12 500 € d) 1050 €

 

Shitësi rrumbullakoi cmimet për blerësit. Kush janë përafrimet e sakta?

a) 8000€ (është e gabuar sepse 6>5 dhe në këtë rast përafrimi i mijëshes në mënyrë të saktë është 9000€)

b) 3000€  ( është e saktë pasi 4<5 dhe vlera e mijëshes nuk ndryshon ) c) 13000€ ( eshte e saktë pasi 5=5, vlera e mijëshes ndryshon)

d)1000€    ( është e saktë pasi 5=5 dhe përafrimi i saktë  është 1100€ ose 1000€)

 

Shiko dhe ne Facebook  detyra.al

Copyright © detyra.al

 

krahasimikrahasimi i numravenumerinumratnumrinumri dhe vendvleratrenditjarenditja e numraverrumbullakimirrumbullakimi i numravevendvlerat

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al