Metalet e grupit IIA
Në këtë grup bëjnë pjesë elementet:
Be (Berilium), Mg (Magnez), Ca (Kalcium), Sr (Stronciumi), Ba (Bariumi), Ra (Radium).
Elementët e këtij grupi quhen ndryshe elemente alkino-tokësorë, sepse oksidet e kalciumit, bariumit, stronciumit ndodhen në përbërje të tokës. Në përbërjen kimike ata shfaqin valencën II. Ata formojnë katione të tipit .
Përfaqësuesi më i rëndësishëm i këtij grupi është kalciumi, emri i të cilit rrjedh nga latinishtja që do të thotë gëlqere.
a) Vetitë fizike të kalciumit
Kalciumi është metal i butë, por më i fortë se kaliumi, me ngjyrë të bardhë si argjend. Ai ruhet në enë me vajguri.
b) Vetitë kimike të kalciumit
Kalciumi vepron me ,
,
, acidet HCl,
të holluar.
Kalciumi digjet me flakë verbuese në ngjyrë tulle.
Përbërje me rëndësi praktike janë: ,
,
,
. Ato përdoren si lëndët e para në ndërtim.
Metalet e grupit IIIA
Përfaqësuesi më i rëndësishëm i këtij grupi është alumini, që gjendet në koren e tokës në trajtën e boksiteve dhe silikateve, në masën 7.4%.
a) Vetitë fizike të aluminit
Alumini është metal i lehtë me ngjyrë të bardhë. Ai është përcjellës i mirë i rrymës elektrike dhe nxehtësisë.
b) Vetitë kimike të aluminit
Atomi i aluminit ka 3 e- në shtresën e jashtme. Ai i lëshon ato dhe formon kationin e aluminit .
Po të krahasojmë vetitë metalike të aluminit me ato të elementeve të grupeve IA dhe IIA, alumini shfaq veti metalike më të dobëta. Përbërjet e tij si
c) Përdorimet e aluminit
alumini përdoret ntshme. Me alumin të pastër gatiten detale makinash, enë kuzhine, fletë prej alumini që përdoren për ambalazhimin e produkteve ushqimore. Alumini është metali bazë i lidhjeve metalike të lehta. Ato përbëhen nga metale të ndryshme. Lidhjet metalike janë të qëndrueshme dhe rezistente ndaj brejtjes. E tillë është lidhja , e cila njihet me emrin duralumin dhe përdoret në industrinë e ndërtimit të avionëve.