Metalet e grupit IIA
Në këtë grup bëjnë pjesë elementet:
Be (Berilium), Mg (Magnez), Ca (Kalcium), Sr (Stronciumi), Ba (Bariumi), Ra (Radium).
Elementët e këtij grupi quhen ndryshe elemente alkino-tokësorë, sepse oksidet e kalciumit, bariumit, stronciumit ndodhen në përbërje të tokës. Në përbërjen kimike ata shfaqin valencën II. Ata formojnë katione të tipit .
Përfaqësuesi më i rëndësishëm i këtij grupi është kalciumi, emri i të cilit rrjedh nga latinishtja që do të thotë gëlqere.
a) Vetitë fizike të kalciumit
Kalciumi është metal i butë, por më i fortë se kaliumi, me ngjyrë të bardhë si argjend. Ai ruhet në enë me vajguri.
b) Vetitë kimike të kalciumit
Kalciumi vepron me , , , acidet HCl, të holluar.
Kalciumi digjet me flakë verbuese në ngjyrë tulle.
Përbërje me rëndësi praktike janë: , , , . Ato përdoren si lëndët e para në ndërtim.
Metalet e grupit IIIA
Përfaqësuesi më i rëndësishëm i këtij grupi është alumini, që gjendet në koren e tokës në trajtën e boksiteve dhe silikateve, në masën 7.4%.
a) Vetitë fizike të aluminit
Alumini është metal i lehtë me ngjyrë të bardhë. Ai është përcjellës i mirë i rrymës elektrike dhe nxehtësisë.
b) Vetitë kimike të aluminit
Atomi i aluminit ka 3 e- në shtresën e jashtme. Ai i lëshon ato dhe formon kationin e aluminit .
Po të krahasojmë vetitë metalike të aluminit me ato të elementeve të grupeve IA dhe IIA, alumini shfaq veti metalike më të dobëta. Përbërjet e tij si dhe shfaqin veti amfotere, pra sillen edhe si baza edhe si acide. Alumini ka afri të madhe për oksigjenin. Në temperaturë të zakonshme dhe në prani të lagështirës, alumini formon një cipë okside në sipërfaqe të tij, e cila e mbron atë nga brejtja.
c) Përdorimet e aluminit
alumini përdoret ntshme. Me alumin të pastër gatiten detale makinash, enë kuzhine, fletë prej alumini që përdoren për ambalazhimin e produkteve ushqimore. Alumini është metali bazë i lidhjeve metalike të lehta. Ato përbëhen nga metale të ndryshme. Lidhjet metalike janë të qëndrueshme dhe rezistente ndaj brejtjes. E tillë është lidhja , e cila njihet me emrin duralumin dhe përdoret në industrinë e ndërtimit të avionëve.