Funksioni: Nëse çdo element i bashkësisë X lidhet me një element të vetëm të bashkësisë Y, themi që kemi të bëjmë me një funksion me bashkësi fillimi X dhe bashkësi mbarimi Y.
Për shembull, kemi diagramet shoqërore më poshtë:
Çdo element i bashkësisë X është lidhur me vetëm një element të bashkësisë Y.
Funksionet numerike
Përkufizim: “Funksioni ku X, Y janë nënbashkësi të bashkësisë së numrave Q, quhet funksion numerik”.
Për shembull, Jepet tabela:
x | -3 | -2 | -1 | 0 | 1 | 2 | 3 | 4 |
Y | -6 | -4 | -2 | 0 | 2 | 4 | 6 | 8 |
Me anë të kësaj tabele mund të jepet një funksion numerik me bashkësi përcaktimi X = {-3 , -2, -1, 0, 1, 2, 3, 4} dhe bashkësi vlerash Y = {-6, -4, -2, 0, 2, 4, 6, 8} dhe me rregull çiftimi: elementët e rreshtit të dytë janë dyfish i elementëve të rreshtit të parë.
Një mënyrë e tillë, për dhënien e funksionit numerik quhet mënyrë tabelare.
Dhënia e funksioneve me formulë
Jepet bashkësia A = {-2, -1, 0, 1, 2, 3} dhe shprehja .
Gjejmë për çdo vlerë të ndryshorit x nga A, vlerën përgjegjëse të shprehjes .
Kemi:
Ky funksion jepet nga tabela:
x | -2 | -1 | 0 | 1 | 2 | 3 |
y | 7 | 4 | 3 | 4 | 7 | 12 |
Për këtë funksion themi që është dhënë me anë të formulës , ku .
Ushtrimi 1
Funksioni numerik është dhënë me tabelë:
x | -2 | -1 | 0 | 1 | 2 | 3 |
y | -8 | -1 | 0 | 1 | 8 | 27 |
a) Tregoni bashkësinë e përcaktimit dhe bashkësinë e vlerave.
b) Jepni funksionin me formulë..
Zgjidhje
a) Bashkësia e përcaktimit përfaqësohet nga vlerat e x-it, ndërsa bashkësia e vlera përfaqësohet nga vlerat e y-it.
Kemi:
Bashkësia e përcaktimit:
Bashkësia e vlerave:
b) Nga tabela ne shohim që formula është: