Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Koordinatat e një pike në rrjetin koordinativ

Koordinatat e një pike në rrjetin koordinativ

Vizatojmë në një plan një rrjet koordinativ. Marrim në të një pikë të çfarëdoshme P dhe heqim nga kjo pikë pingulet mbi boshtet koordinativë (boshti i x-ve dhe boshti i y-ve).

  • Nga pika P heqim \displaystyle P{{P}_{1}}\bot x'x , pikën ku takoi pingulja boshtin e x-ve e shënojmë \displaystyle {{P}_{1}} . Numrin që paraqet pika \displaystyle {{P}_{1}} në boshtin e x-ve e quajmë koordinata x e pikës P.

 

  • Nga pika P heqim \displaystyle P{{P}_{2}}\bot y'y , pikën ku takoi pingulja boshtin e y-ve e shënojmë \displaystyle {{P}_{2}} . Numrin që paraqet pika \displaystyle {{P}_{2}} në boshtin e y-ve e quajmë koordinata y e pikës P.

 

  • Koordinatat x dhe y të pikës P i quajmë koordinata të pikës P. Për shkurtim koordinatat e pikës shkruhen në kllapa të rrumbullakëta. E para majtas shkruhet koordinata e x dhe e dyta djathtas shkruhet koordinata e y dhe ndahen nga njëra – tjetra me pikëpresje. Pra, në trajtë të përgjithësuar e shkruajmë: P (x ; y).

Shohim një shembull:

rrjet koordinativ

 

Çifti i numrave (4 ; 5) quhet çift i renditur numrash.

Mund të themi pohimin: “Çdo pike të rrjetit koordinativ, i përgjigjet një çift i renditur numrash”.

 

qese plastike

Përkufizim 1: “Çdo pikë që ndodhet në boshtin e y-ve, e ka koordinatën x = 0, psh pika A (0 ; 3)”.

Përkufizim 2: “Çdo pikë që ndodhet në boshtin e x-ve, e ka koordinatën y = 0, psh pika B (3 ; 0)”.

 

 

 

Shembull 1

Vizato një rrjet koordinativ, shëno pesë pika në të.

Gjej për secilën pikë çiftin e saj të renditur.

 

Zgjidhje

 

Ndërtojmë rrjetin koordinativ dhe marrim 5 pika çfarëdo:

Tani gjejmë çiftin e renditur për secilën pikë. Do të kemi:

A ( 1; 3)

B (3 ; 6)

C (4 ; 4)

D (2 ; 4)

E (5 ; 3)

 

 

 

Paraqitja grafike e çifteve të renditura në rrjetin koordinativ

Mësuam se sit ë gjejmë koordinatat e një pikë në rrjetin koordinativ. Tani do të mësojmë problemin e anasjelltë, pra janë dhënëkoordinatat e pikës, të gjejmë pozicionin e tyre në rrjetin koordinativ.

 

Për shembull, kemi pikën A (- 2 ; 3). Të gjendet pozicioni i pikës në rrjetin koordinativ, që ka si çift të renditur numrasg, çiftin (-2 ; 3).

 

  • Heqim mbi boshtin e x një pingule, aty ku x është I barabartë më -2.

Rrjet koordinativ. x=2

 

Pra, kemi hequr drejtëzën x = 2.

qese plastike

 

  • Tani heqim pingulen mbi boshtin e koordinatave të y, ku y është i barabartë me 3.
  • Pikën e prerjes së këtyre drejtëzave e shënojmë me A dhe është pika që tregon pozicionin e çiftit të renditur (-2 ; 3).

Shohim figurën:

Rrjet koordinativ. pika (-2 ; 3)

 

Përkufizim: “Një çifti të renditur numrash në rrjetin koordinativ i përgjigjet një pikë e vetme. Kjo pikë quhet grafik i çiftit të renditur”.

Copyright © detyra.al


Postime te ngjashme:
  • Matematika 10Matematika 10
  • Matematika 8Matematika 8
  • Matematika BazeMatematika Baze
  • MatematikaMatematika
  • Integrimi me thyesa te pjeseshmeIntegrimi me thyesa te pjeseshme
  • Numrat e ThjeshteNumrat e Thjeshte
  • Thyesat AlgjebrikeThyesat Algjebrike
  • Matematika 6Matematika 6
  • Derivative of sin^2(x)Derivative of sin^2(x)
  • Matematika 7Matematika 7
  • PesekendeshatPesekendeshat
  • Numrat NatyroreNumrat Natyrore
  • Matematika 11Matematika 11
  • Matematika 9Matematika 9
  • Matematika 12Matematika 12
  • Formulat e VietesFormulat e Vietes
boshti i xboshti i yÇdo pike të rrjetit koordinativcift i renditurçift i renditur numrashcift te renditurcift te renditur numrashcifti i renditur numrashfigurat ne rrjetin koordinativfigurat ne rrjetin kordinativklasa 7klasa e 7klasa e shtateklasa shtatekoordinatatkoordinatat e nje pikeKoordinatat e një pike në rrjetin koordinativkoordinatat e xkordinatatkordinatat e nje pikekordinatat e pikes ne rrjetkordinatat e pikes ne rrjetin koordinativkordinatat e pikes ne rrjetin kordinativkordinatat e xkordinatat e ykordinativkuadratkuadratikuadrati 1kuadrati 2kuadrati 3kuadrati 4kuadrati i dytekuadrati i katertkuadrati i parekuadrati i tretematematika 7matematika e klases 7Paraqitja grafike e çifteve të renditura në rrjetin koordinativrrjet koordinativrrjet kordinativrrjeti koordinativrrjeti kordinativrrjetin koordinativrrjetin kordinativshnderrime gjeometrikeshnderrime te tjera gjeometrikeshumzimisimetriasiperfaqesiperfaqjatabelatabela periodikete mesojmeushtrimeushtrime te zgjidhura matematikevizatimi i rrjetit koordinativVizato një rrjet koordinativVizatojmë në një plan një rrjet koordinativ

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

  • Matematika 7
  • Matematika 10
  • Matematika 6
  • Matematika 12
  • Matematika 8
  • Matematika Baze
  • Matematika 11
  • Matematika
  • Matematika 9

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al