Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Raporti

Raporti

raporti

Raporti ndërtohet kur krahasojmë pjesët me njëra-tjetrën.

Raporti nuk ka njësi.

Për shembull: kemi 10 njerëz dhe 5 makina. Në këtë rast ne themi se raporti i makinave me njerzit është 1 me 2.

Raportet mund ti shprehim në disa mënyra, për shembull raportin 1 me 2 e shkruajmë ndryshe 0.5 , 50%,  \frac{1}{2} etj.

 

Ushtrimi 1

Një loop e zmadhon një objekt 5 herë. Cila është gjatësia e zmadhuar e një mize, gjatësia reale e të cilës është 3 cm?

 

Zgjidhje:

Në këtë rast themi se raporti real me atë të zmadhuar është 1 me 5.

Ndërtojmë raportin:

\frac{1}{5}=\frac{3}{x}=

x=5\cdot 3=15cm .

 

qese plastike

Ushtrimi 2

Një loop e zmadhon një objekt 10 herë. Sa është gjatësia reale e një mize, e cila gjatësinë e zmadhuar e ka 40 cm?

Zgjidhje:

Në këtë rast themi se raporti real me atë të zmadhuar është 1 me 10.

Ndërtojmë raportin:

\displaystyle \frac{1}{10}=\frac{x}{40}

\displaystyle 10x=40

\displaystyle x=\frac{40}{10}

x = 4 cm.

 

 

Ushtrimi 3

Një drejtkëndësh e ka gjatësinë 2 herë më të madhe se gjerësinë, si dhe perimetrin 48 cm.

Gjeni brinjët e drejtkëndëshit.



Zgjidhje:

Në këtë rast themi që raporti gjerësi gjatësi është 1 me 2, pra b=\frac{1}{2}\cdot a .

Dimë që perimetri është \displaystyle P=2\cdot a+2\cdot b .

 

Pra, kemi:

P = 48 cm

b=\frac{1}{2}\cdot a

 

Bëjmë zëvëndësimet tek formula e perimetrit:

\displaystyle P=2\cdot a+2\cdot (\frac{1}{2}\cdot a)=48

\displaystyle 2a+a=48

\displaystyle 3a=48

\displaystyle a=\frac{48}{3}

a=16 cm.

 

Nga raporti në fillim, kemi që b=\frac{1}{2}\cdot a , pra:

\displaystyle b=\frac{16}{2}

b = 8 cm.

Përgjigje: brinja a = 16 cm dhe brinja b = 8 cm.

 

qese plastike

Ushtrimi 4

12 lule kushtojnë 36 lekë. Sa lekë kushtojne 30 lule?

 

Zgjidhje:

Formojmë raportin:

raporti lule-leke

Pra, ne themi që raporti o luleve me lekët është 1 me 3.

Atëherë do të kemi:

\displaystyle \frac{1}{3}=\frac{30}{x}

x = 30 ∙ 3

x = 90.

Përgjigje:  30 lule kushtojnë 90 lekë.

Copyright © detyra.al


Postime te ngjashme:
  • Matematika 11Matematika 11
  • PesekendeshatPesekendeshat
  • Integrimi me thyesa te pjeseshmeIntegrimi me thyesa te pjeseshme
  • Matematika 10Matematika 10
  • Numrat NatyroreNumrat Natyrore
  • Numrat e ThjeshteNumrat e Thjeshte
  • MatematikaMatematika
  • Derivative of sin^2(x)Derivative of sin^2(x)
  • Matematika 6Matematika 6
  • Matematika 12Matematika 12
  • Matematika 8Matematika 8
  • Thyesat AlgjebrikeThyesat Algjebrike
  • Matematika BazeMatematika Baze
  • Matematika 9Matematika 9
  • Provimi i lirimitProvimi i lirimit
  • Formulat e VietesFormulat e Vietes
fuqifuqiafuqia e numraveklasa 6klasa 7klasa e gjashteklasa gjashtekoncepti i raportitmatematika 6Mbledhja dhe zbritja e numrave me emërues te njejtMbledhja dhe zbritja e numrave me emërues te njejtëMbledhja dhe zbritja e thyesave me emërues të ndryshëmmbledhja e thyesavembledhja me mendmtematikenumriperqindperqindjaperqindjepjesetimipjestimipjestimi dhe mbetjapjestimi i numravepjestimi i numrave natyrorpjestimi i thyesaveproblemaproblema me perqindjeraportiraporti matematikeshembujshembullshumefishatshumefishat e perbashketshumezimetshumezimishumezimi i numrave katershifrorshumezimi i thyesaveshumfishatshumzimishumzimi i thyesaveshumzimi ithyesavetabelatabela periodikete mesojmete mesojme raportinthyesatthyesat e rregulltathyesat me emerues te ndryshemthyesat me emerues te njejteuhstrime matematikeushtrimeushtrime me raportushtrime me raportinushtrime te zgjidhura matematikeveprime me thyesatZbritjazbritja e thyesave

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

  • Matematika
  • Matematika 9
  • Matematika 8
  • Matematika 12
  • Matematika 7
  • Matematika 6
  • Matematika 11
  • Matematika 10
  • Matematika Baze
  • Provimi i lirimit

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al