Raporti ndërtohet kur krahasojmë pjesët me njëra-tjetrën.
Raporti nuk ka njësi.
Për shembull: kemi 10 njerëz dhe 5 makina. Në këtë rast ne themi se raporti i makinave me njerzit është 1 me 2.
Raportet mund ti shprehim në disa mënyra, për shembull raportin 1 me 2 e shkruajmë ndryshe 0.5 , 50%, etj.
Ushtrimi 1
Një loop e zmadhon një objekt 5 herë. Cila është gjatësia e zmadhuar e një mize, gjatësia reale e të cilës është 3 cm?
Zgjidhje:
Në këtë rast themi se raporti real me atë të zmadhuar është 1 me 5.
Ndërtojmë raportin:
.
Ushtrimi 2
Një loop e zmadhon një objekt 10 herë. Sa është gjatësia reale e një mize, e cila gjatësinë e zmadhuar e ka 40 cm?
Zgjidhje:
Në këtë rast themi se raporti real me atë të zmadhuar është 1 me 10.
Ndërtojmë raportin:
x = 4 cm.
Ushtrimi 3
Një drejtkëndësh e ka gjatësinë 2 herë më të madhe se gjerësinë, si dhe perimetrin 48 cm.
Gjeni brinjët e drejtkëndëshit.
Zgjidhje:
Në këtë rast themi që raporti gjerësi gjatësi është 1 me 2, pra .
Dimë që perimetri është .
Pra, kemi:
P = 48 cm
Bëjmë zëvëndësimet tek formula e perimetrit:
a=16 cm.
Nga raporti në fillim, kemi që , pra:
b = 8 cm.
Përgjigje: brinja a = 16 cm dhe brinja b = 8 cm.
Ushtrimi 4
12 lule kushtojnë 36 lekë. Sa lekë kushtojne 30 lule?
Zgjidhje:
Formojmë raportin:
Pra, ne themi që raporti o luleve me lekët është 1 me 3.
Atëherë do të kemi:
x = 30 ∙ 3
x = 90.
Përgjigje: 30 lule kushtojnë 90 lekë.