Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Rrenja katrore. Shkrimi shkencor i numrit

Rrenja katrore. Shkrimi shkencor i numrit

Rrenja katrore

Rrenja katrore

Shembull 1

Gjeni brinjën e katrorit, nëse sipërfaqja e tij është \displaystyle 25c{{m}^{2}}.

 

 

Zgjidhje

 

Duhet të gjejmë numrin a, i cili nëse ngrihet në fuqi të dyshit jep numrin 25. Ky numër është 5 dhe është brinja e katrorit me sipërfaqe \displaystyle 25c{{m}^{2}}.

 

Pikërisht numrin 5 e quajmë rrenja katrore e numrit 25 dhe e shënojmë \displaystyle \sqrt{25}.

 

 

 

qese plastike

 

Ushtrimi 1

Gjeni:

a) \displaystyle \sqrt{16}

b) \displaystyle \sqrt{49}

c) \displaystyle \sqrt{81}

d) \displaystyle \sqrt{9}

 

 

Zgjidhje

 

a) \displaystyle \sqrt{16}=4

b) \displaystyle \sqrt{49}=7

c) \displaystyle \sqrt{81}=9

d) \displaystyle \sqrt{9}=3

 

 

 

 

Ushtrimi 2

Ndërtoni tabelën:

n 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
\displaystyle {{n}^{2}} 1 4

 

  • Gjeni nga tabela:

a)\displaystyle \sqrt{36}

b)\displaystyle \sqrt{4}

c)\displaystyle \sqrt{100}

 

 

Zgjidhje

 

n 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
\displaystyle {{n}^{2}} 1 4 9 16 25 36 49 64 81 100

 

 

a) \displaystyle \sqrt{36}=6

b) \displaystyle \sqrt{4}=2

c) \displaystyle \sqrt{100}=10

 

 

 

qese plastike

 

 

 

Ushtrimi 3

Gjeni \displaystyle \sqrt{70}

 

Zgjidhje

 

Nga tabela që ndërtuam më lart, vëmë re se \displaystyle \sqrt{64}=8 dhe \displaystyle \sqrt{81}=9. Rrjedhimisht \displaystyle \sqrt{70} është një numër ndërmjet 8 dhe 9.

Shkruajmë: \displaystyle 8<\sqrt{70}<9.

 

Me makinë llogaritëse gjejmë vlerën e tij:

\displaystyle \sqrt{70}=8,3666002653....  Vëmë re se ky numër është dhjetor i pafundmë, por jo periodik.

Këta numra quhen irracional (këto numra do ti mësojmë në klasat më të larta).

 

 

 

 

 

Shkrimi shkencor i numrit

Në degë të ndryshme të matematikës, kimis, fizikës etj, ndeshemi shpesh me numra shumë të mëdhënjë ose shumë të vegjël, të cilët lexohen me shumë vështirësi. Për shembull, shpejtësia e dritës është 300’000’000 km/h (300 milionë kilometër për orë).

Vargu i fuqive të plota të numrit 10 na ndihmonë për të shkruar e lexuar këto numra.

Për shembull: Shpejtësia e dritës shkruhet:

\displaystyle 300000000km/h=3\cdot {{10}^{8}}km/h

Një mënyrë e tillë e të shkruarit quhet shkrim shkencor, apo shkrim i numrit në formë standarte. Pra, numri shkruhet në formë standarte, nëse ai shkruhet në trajtën:

\displaystyle N=a\cdot {{10}^{m}} , ku \displaystyle 1<a<10 dhe \displaystyle m\in Z.

Si rregull a paraqitet në trajtën e numrit dhjetor.

 

 

 

Shembull 1

Paraqitni në formë standarte numrat e mëposhtëm:

a) 250000

b) 278000

c) 0,00000018

d) 0,00005

 

 

Zgjidhje

 

a) \displaystyle 250'000=2,5\cdot {{10}^{5}}

b) \displaystyle 278'000=2,78\cdot {{10}^{5}}

c) \displaystyle 0,00000018=1,8\cdot {{10}^{-7}}

d) \displaystyle 0,00005=5\cdot {{10}^{-5}}

Copyright © detyra.al

forma standarteforma standarte e numritforme standarteformimi i numravefuqifuqiafuqia e numravefuqia e numrave me shenjefuqia e numritfuqisfuqisefuqitfuqitefuqite e numritiracionalirracionalklasa 7kuptimi i fuqisematematika 6mbledhja me mendnumernumratnumrat iracionalnumrat irracionalnumrat periodiknumrinumri irracionalnumri periodikperiodikperkufizimi i katroritpjestimipjestimi dhe mbetjapjestimi i numravepjestimi i numrave natyrorrrenj katrorerrenjaRrenja katrorerrenje katroreshkrimi i numritshkrimi i numrit ne forme standarteshkrimi shkencorShkrimi shkencor i numritshkrimi standartshumezimetshumezimishumezimi i numraveshumezimi i numrave katershifrorshumezimi i thyesaveshumfishatshumzimitabelatabela periodiktabela periodikete mesojmeushtrimeushtrime me fuqiteushtrime te zgjidhura matematikeveti te fuqisevetia e fuqisvetite e fuqisevetite e fuqivevetite e paralelogramitZbritja

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al