Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Shprehjet shkronjore. Monomi

Shprehjet shkronjore. Monomi

shprehjet shkronjore

Shprehjet shkronjore

Shkronjat dhe numrat i lidhim me shenjat e veprimeve të mbledhjes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Në këtë mënyrë kemi formuar shprehjet shkronjore.

Kemi disa shembuj:

\displaystyle 3a+2b+\frac{3}{5},  \displaystyle {{a}^{2}}+3b+\frac{ab}{c} etj.

qese plastike

Këto shprehje quhen shprehje algjebrike racionale.

Kemi dhe disa shprehje të tjera.

  1. Shprehje irracionale: \displaystyle \sqrt{x-1}+3\sqrt{x}+3 (shkronja është nën shenjën e rrënjës).
  2. Shprehje eksponenciale: \displaystyle {{3}^{x}}+2\cdot {{4}^{2x}} (shkronja është në eksponent).
  3. Shprehje logaritmike: \displaystyle {{\log }_{a}}x+{{\log }_{a}}\left( x+1 \right) (shkronja është nën shenjën e logaritmit).
  4. Shprehje trigonometrike: \displaystyle \sin x+\cos x (shkronja është kënd).

Por mund të ketë dhë shprehje të kombinura: \displaystyle \sqrt{x-1}+x+{{2}^{x}}+{{\log }_{a}}x\cdot \sin x.

 

Shprehjet irracionale, logaritmike, eksponenciale dhe trigonometrike quhen shprehje transhedente.

 

 

 

 

 

Monomi

Përkufizim: “Monom quhet një shprehje shkronjore, në të cilën numrat dhe shkronjat janë të lidhur vetëm me veprimin e shumëzimit dhe të fuqisë me eksponent numër natyror”.

Përkufizim: “Monomi quhet i rregullt kur një shkronjë është vetëm njëherë në të”.

Për shembull, kemi monomet \displaystyle {{x}^{3}},  \displaystyle 2{{x}^{2}}, \displaystyle \frac{ab}{3} etj.

Çdo monom përmbanë një numër që quhet koeficient dhe pjesën shkronjore.

Përkufizim: “Dy ose më shumë monomer quhen të ngjashëm nëse kanë pjesën shkronjore të njejtë”.

Për shembull, kemi monomet e ngjashme \displaystyle {{x}^{3}}, \displaystyle 2{{x}^{3}}, \displaystyle -\frac{1}{2}{{x}^{3}}.

 

Përkufizim: “Fuqi absolute e një monomi është shuma e eksponentëve të shkronjave të monomit”.

 

 

Shembull 1

Përcaktoni fuqinë e monomit \displaystyle 2{{x}^{2}}y{{z}^{3}}

 

Zgjidhje

Fuqia absolute është \displaystyle 2+1+3=6

 

 

 

 

 

 

Veprimet me monomet

  • Mbledhja dhe zbritja e monomeve

Mblidhen vetëm monomet e ngjashme. Për të mbledhur monomet e ngjashme, mbledhim koeficientët dhe pjesa shkronjore nuk ndryshon.

 

 

 

Shembull 1

Të mblidhen monomet \displaystyle xy, \displaystyle 3xy dhe \displaystyle \frac{1}{2}xy.

 

Zgjidhje

Monomet janë të ngjashme sepse kanë pjesën shkronjore të njëjtë \displaystyle xy.

Mbldhim monomet:

\displaystyle xy+3xy+\frac{1}{2}xy=\left( 1+3+\frac{1}{2} \right)xy

\displaystyle =\frac{9}{2}xy

 

 

  • Shumëzimi i monomeve

qese plastike

Për të shumëzuar dy monomer shumëzohen koeficientët, kurse për pjesën shkronjore zbatohen vetitë e shumëzimit të fuqive.

 

 

Shembull 1

Të shumëzohen monomet \displaystyle 2{{x}^{2}}y me \displaystyle 3axy

 

Zgjidhje

\displaystyle \left( 2{{x}^{2}}y \right)\left( 3axy \right)=\left( 3\cdot 2 \right)\left( {{x}^{2}}yaxy \right)

\displaystyle =6{{x}^{3}}ay

 

 

 

  • Pjesëtimi i monomeve

Për të pjesëtuar dy monomer pjesëtojmë koeficientët, kurse për pjesën shkronjore zbatojmë vetitë e pjesëtimit të fuqive.

 

 

Shembull 1

Të pjesëtohen monomet \displaystyle 16{{x}^{3}}{{y}^{2}} me \displaystyle 4x{{y}^{2}}

 

Zgjidhje

\displaystyle \frac{16{{x}^{3}}{{y}^{3}}}{4x{{y}^{2}}}=\frac{16}{4}\cdot \frac{{{x}^{3}}{{y}^{3}}}{x{{y}^{2}}}=4{{x}^{2}}y

 

Përfundime:

  1. Shuma e dy monomeve është monom.
  2. Shumëzimi i dy monomeve është monom.
  3. Pjesëtimi i dy monomeve është monom.

qese plastike

Copyright © detyra.al
kthimi ne trajte te rregullt i monomevekthimi ne trajte te rregullt i polinomeveMbledhja dhe zbritja e monomevembledhja me mendmledhja e monomevemonommonomiMonomi. Reduktimi i monomeveMonomi. Reduktimi i monomeve të ngjashëmndryshesa e polinomevePjesëtimi i monomevePjestimi i monomevepjestimi i numrave natyrorpolinomiPolinomi. Shuma dhe ndryshesa e polinomevereduktimi i monomeveReduktimi i monomeve të ngjashëmreduktimi i polinomeveshembujshembuj te zgjidhur matematikorShndërrime identike të shprehjeveShndërrime të thjeshta identikeShndërrime të thjeshta identike të shprehjeveshprehjashprehja me ndryshoreshprehja numerikeShprehje identikeShprehje identike. Shndërrime identike të shprehjeveShprehje me ndryshoreShprehje numerikeshprehjesShprehjet me ndryshoreShprehjet numerikeShprehjet shkronjoreShprehjet shkronjore MonomiShuma dhe ndryshesa e polinomeveShumëzimi i monomeveShumzimi i monomeveVeprimet me monomet

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al