Shprehjet shkronjore
Shkronjat dhe numrat i lidhim me shenjat e veprimeve të mbledhjes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Në këtë mënyrë kemi formuar shprehjet shkronjore.
Kemi disa shembuj:
, etj.
Këto shprehje quhen shprehje algjebrike racionale.
Kemi dhe disa shprehje të tjera.
- Shprehje irracionale: (shkronja është nën shenjën e rrënjës).
- Shprehje eksponenciale: (shkronja është në eksponent).
- Shprehje logaritmike: (shkronja është nën shenjën e logaritmit).
- Shprehje trigonometrike: (shkronja është kënd).
Por mund të ketë dhë shprehje të kombinura: .
Shprehjet irracionale, logaritmike, eksponenciale dhe trigonometrike quhen shprehje transhedente.
Monomi
Përkufizim: “Monom quhet një shprehje shkronjore, në të cilën numrat dhe shkronjat janë të lidhur vetëm me veprimin e shumëzimit dhe të fuqisë me eksponent numër natyror”.
Përkufizim: “Monomi quhet i rregullt kur një shkronjë është vetëm njëherë në të”.
Për shembull, kemi monomet , , etj.
Çdo monom përmbanë një numër që quhet koeficient dhe pjesën shkronjore.
Përkufizim: “Dy ose më shumë monomer quhen të ngjashëm nëse kanë pjesën shkronjore të njejtë”.
Për shembull, kemi monomet e ngjashme , , .
Përkufizim: “Fuqi absolute e një monomi është shuma e eksponentëve të shkronjave të monomit”.
Shembull 1
Përcaktoni fuqinë e monomit
Zgjidhje
Fuqia absolute është
Veprimet me monomet
- Mbledhja dhe zbritja e monomeve
Mblidhen vetëm monomet e ngjashme. Për të mbledhur monomet e ngjashme, mbledhim koeficientët dhe pjesa shkronjore nuk ndryshon.
Shembull 1
Të mblidhen monomet , dhe .
Zgjidhje
Monomet janë të ngjashme sepse kanë pjesën shkronjore të njëjtë .
Mbldhim monomet:
- Shumëzimi i monomeve
Për të shumëzuar dy monomer shumëzohen koeficientët, kurse për pjesën shkronjore zbatohen vetitë e shumëzimit të fuqive.
Shembull 1
Të shumëzohen monomet me
Zgjidhje
- Pjesëtimi i monomeve
Për të pjesëtuar dy monomer pjesëtojmë koeficientët, kurse për pjesën shkronjore zbatojmë vetitë e pjesëtimit të fuqive.
Shembull 1
Të pjesëtohen monomet me
Zgjidhje
Përfundime:
- Shuma e dy monomeve është monom.
- Shumëzimi i dy monomeve është monom.
- Pjesëtimi i dy monomeve është monom.