Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Identitetet trigonometrike | Formula themelore

Identitetet trigonometrike | Formula themelore

Identitetet - formula themelore

Formula themelore

Le të kemi në rrethin trigonometrik harkun AM me vlerë x. Dimë që \displaystyle \sin x={{y}_{M}} dhe \displaystyle \cos x={{x}_{M}}. Njehsojmë largesën e pikës M nga origjina e koordinatave O(0;0).

\displaystyle OM=\sqrt{{{\left( {{x}_{M}}-{{x}_{0}} \right)}^{2}}+{{\left( {{y}_{M}}-{{y}_{0}} \right)}^{2}}}, pra \displaystyle OM=\sqrt{{{x}_{m}}^{2}+{{y}_{M}}^{2}}, nga ku del \displaystyle {{\left[ OM \right]}^{2}}={{x}_{m}}^{2}+{{y}_{M}}^{2}.

Pra, mund të shkruajmë \displaystyle {{1}^{2}}={{\left( \cos x \right)}^{2}}+{{\left( \sin x \right)}^{2}}. Ky barazim shkruhet \displaystyle {{\left( \sin x \right)}^{2}}+{{\left( \cos x \right)}^{2}}=1 dhe quhet formula themelore e trigonometrisë.

Ky barazim është i vërtetë për çdo \displaystyle x\in R.

 

qese plastike

Shembull 1

Duke ditur \displaystyle \sin x=\frac{\sqrt{3}}{2} dhe x është me mbarim në kuadratin e parë, gjeni vlerën e cosx.

 

Zgjidhje

Zbatojmë formulën themelore të trigonometrisë:

\displaystyle {{\left( \sin x \right)}^{2}}+{{\left( \cos x \right)}^{2}}=1

Bëjmë zëvëndësimet:

\displaystyle {{\left( \frac{\sqrt{3}}{2} \right)}^{2}}+{{\left( \cos x \right)}^{2}}=1

\displaystyle {{\left( \cos x \right)}^{2}}=1-{{\left( \frac{\sqrt{3}}{2} \right)}^{2}}

\displaystyle {{\left( \cos x \right)}^{2}}=1-\frac{3}{4}=\frac{1}{4}

\displaystyle \cos x=\sqrt{\frac{1}{4}}

\displaystyle \cos x=\sqrt{\frac{1}{4}}=\frac{\sqrt{1}}{\sqrt{4}}=\frac{1}{2} meqë x ishte me mbarim në kuadratin e parë.

 

 

Shprehje e cosx nëpërmjet tgx

Nga formula themelore \displaystyle {{\left( \sin x \right)}^{2}}+{{\left( \cos x \right)}^{2}}=1, duke pjesëtuar të dyja anët me \displaystyle {{\cos }^{2}}x (për \displaystyle \cos x\ne 0), marrim \displaystyle \frac{{{\left( \sin x \right)}^{2}}}{{{\left( \cos x \right)}^{2}}}+1=\frac{1}{{{\left( \cos x \right)}^{2}}}, d.m.th  \displaystyle t{{g}^{2}}x+1=\frac{1}{{{\left( \cos x \right)}^{2}}}.

Nga kjo formulë del që:

\displaystyle {{\cos }^{2}}x=\frac{1}{1+t{{g}^{2}}x}.

Ky barazim është identitet në bashkësinë e numrave realë x që plotësojnë kushtin \displaystyle \cos x\ne 0.

 

 

Shembull 2

Jepet \displaystyle tgx=\sqrt{3} dhe x me mbarim në kuadratin e dytë. Të gjendet cosx.

 

Zgjidhje

Meqë x është me mbarim në kuadratin e parë, vlera e cosx është negative.

Zbatojmë formulën që shpreh cosx nëpërmjet tgx:

\displaystyle co{{s}^{2}}x=\frac{1}{1+t{{g}^{2}}x}

Bëjmë zëvëndësimet:

\displaystyle co{{s}^{2}}x=\frac{1}{1+{{\left( \sqrt{3} \right)}^{2}}}

\displaystyle co{{s}^{2}}x=\frac{1}{1+3}=\frac{1}{4}

\displaystyle \cos x=\sqrt{\frac{1}{4}}=\frac{\sqrt{1}}{\sqrt{4}}=-\frac{1}{2}.

 

qese plastike

 

Formulat e reduktimit

Tani do të nxjerrim formulat që na lejojnë të shprehim funksionet trigonometrike të këndeve të trajtës \displaystyle k\frac{\pi }{2}\pm \alpha (\displaystyle k\in Z), nëpërmjet funksioneve trigonometrike të këndit \displaystyle \alpha.

 

  1. Fomrulat për \displaystyle \sin \left( \frac{\pi }{2}-\alpha \right),\cos \left( \frac{\pi }{2}-\alpha  \right)

Nga shndërrimet identike, do të arrijmë në përfundimin:

\displaystyle \sin \left( \frac{\pi }{2}-\alpha  \right)=\cos \alpha

\displaystyle \cos \left( \frac{\pi }{2}-\alpha  \right)=\sin \alpha

 

  1. Formulat për \displaystyle \sin \left( \frac{\pi }{2}+\alpha \right),\cos \left( \frac{\pi }{2}+\alpha  \right)

Nga formulat më sipër zëvëndësojmë \displaystyle \alpha me \displaystyle \left( -\alpha  \right) dhe do të kemi:

\displaystyle \sin \left( \frac{\pi }{2}+\alpha  \right)=\cos \left( -\alpha  \right)

\displaystyle \cos \left( \frac{\pi }{2}-\alpha  \right)=\sin \left( -\alpha  \right)

 

 

  1. Formulat për \displaystyle \sin \left( \pi +\alpha \right),\sin \left( \pi -\alpha  \right),\cos \left( \pi +\alpha  \right),\cos \left( \pi -\alpha  \right)

Do të kemi formulat:

\displaystyle \sin \left( \pi +\alpha  \right)=-\sin \alpha

\displaystyle \sin \left( \pi -\alpha  \right)=\sin \alpha

\displaystyle \cos \left( \pi +\alpha  \right)=-\cos \alpha

\displaystyle \cos \left( \pi -\alpha  \right)=\cos \alpha

 

  1. Formulat për \displaystyle \sin \left( 2\pi -\alpha \right),\cos \left( 2\pi -\alpha  \right)

Meqënëse sinusi dhe kosinusi janë funksione periodike me periodë \displaystyle 2\pi, kemi:

\displaystyle \sin \left( 2\pi -\alpha  \right)=-\sin \alpha

\displaystyle \cos \left( 2\pi -\alpha  \right)=\cos \alpha

 

Një rregull për ti zbatuar formulat

Këto formula mos u mundoni ti analizoni përmëndësh. Ka një rregull të thjesht për ti përdorur ato:

  1. Formulat e reduktimit për këndet \displaystyle \pi \pm \alpha, \displaystyle 2\pi \pm \alpha nuk e ndryshojnë emrin e funksionit (sinusi kthehet në sinus dhe kosinusi në kosinus)

Për këndet \displaystyle \frac{\pi }{2}\pm \alpha, \displaystyle \frac{3\pi }{2}\pm \alpha emri i funksionit ndryshon në kofunksion (sinusi në kosinus dhe kosinusi në sinus).

 

  1. Shenja në anën e djathtë të formulës së reduktimit është e njëjtë me shenjën që ka funksioni që reduktohet në kuadratin përkatës, duke menduar \displaystyle \alpha kënd të ngushtë.

qese plastike

Copyright © detyra.al
cosxformula themeloreformula themelore e trigonometrisformula themelore e trigonometrisëFormulat e reduktimitIdentitetet trigonometrikekosinusiNjë rregull për ti zbatuar formulatrregullat për ti zbatuar formulatShprehje e cosx nëpërmjet tgxsinusisinxTrigonometria

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al