Ç’është energjia?
Përkufizim: “Energjia është aftësi e trupit për të kryer punë”. Energjia na tregon, se nëse trupi nuk merr ushqim, ai nuk ka fuqi të kryej një veprim.
Ne duhet të marrim energji për të ecur, për të ngarë biçikletën etj.
Ideja e energjisë është shumë e nevojshme. Ajo përdoret për të shpjeguar se çfarë mund të ndodh, por jo pse diçka ndodh.
Për shembull, nafta bën të mundur që makina të lëvizë, por kjo nuk na tregon se si makina mund të lëvizë.
Njësia e energjisë
Energjia nuk është trup apo substancë, ajo është madhësi fizike.
Njësia e energjisë është xhauli (J). një xhaul është vlerë shumë e vogël e energjisë, kështu që zakonisht përdoret kiloxhaul (kJ).
1kJ = 1000J.
Energjia që përmbanë një ushqim zakonisht shënohet në paketimin e tij. Një njësi ee vjetër, kilokaloria, përdoret nganjëherë edhe sot.
Energjia e nevojshme për trupin tonë
Se sa energji na nevojitet çdo ditë kjo varet nga aktiviteti që kryejmë.
Çdo aktivitet kërkon një sasi të caktuar energjie. Mbajtja e trupit ngrohtë, frymëmarrja, lëvizja dhe të folurit, të gjitha kërkojnë energji.
Fëmijët kanë nevojë për energji që t’u rriten kockat, muskujt dhe truri.
Rreth e energjisë së përditshme nevojitet për proçeeset në trupin tonë, si frymëmarrja. Pjesa tjetër e energjisë nevojitet për të gjitha aktivitetet e tjera që kryejmë, si ecja, vrapimi apo ngritja e sendeve.
Aktiviteti | Energjia (kJ) për çdo minutë të aktivitetit |
Ndenjja ulur | 6 |
Ngritja | 7 |
Ecja ngadalë | 15 |
Larja, veshja | 13 |
Ecja me biçikletë | 25 |
Luajtja futboll | 59 |
Notimi | 73 |
Sportistët dhe gratë kanë nevojë për më shumë energji.
Njerzitë që mund të shkojnë afër Polit te Veriut apo Jugut, kanë nevojë për energji më tepër se sportistët. Kjo, sepse atyre u duhet më tepër energji për të mbajtur trupin të ngrohtë.
Energjia e lëndëve djegëse
Ushqimi nuk është i vetmi burim i energjisë. Lëndët djegëse, si: qymyri, nafta apo druri janë burime të tjera energjie, që mund të përdoren në jetën e përditshme.
Ne mund të djegim dru apo qymyr për të ngrohur dhomën apo për të përgatitur ushqimin. Po të përdorim një sobë elektrike, energjia që duhet për të vluar ujin vjen nëpërmjet rrymës elektrike. Energjia që bën të mundur lindjen e energjisë elektrike mund të jetë energjia e lëndës djegëse, si qymyr apo naftë.