Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Ekstremumet e funksionit

Ekstremumet e funksionit

Ekstremumet e funksionit

Teorema 1: Në qoftë se funksioni f është i derivueshëm në intervalin \displaystyle \left] a-r,a+r \right[ dhe ka derivat pozitiv në çdo pikë të intervalit \displaystyle \left] a-r,a \right[ dhe derivat negativ në çdo pikë të intervalit \displaystyle \left] a,a+r \right[, atëherë ky funksion ka maksimum për \displaystyle x=a.

ekstremumet

qese plastike

Në figurën më sipër tregohet skematikisht kushti dhe përfundimi i kësaj teoreme.

 

 

Teorema 2: Në qoftë se funksioni f është i derivueshëm në intervalin \displaystyle \left] a-r,a+r \right[ dhe ka derivate negativ në çdo pikë të intervalit \displaystyle \left] a-r,a \right[ dhe derivate pozitiv në çdo pikë të intervalit \displaystyle \left] a,a+r \right[, atëherë ky funksion ka minimum për \displaystyle x=a.

Në figurën më sipër tregohet skematikisht kushti dhe përfundimi i kësaj teoreme.

 

 

Shembull 1

Të gjendet ekstremumet e funksionit \displaystyle y=2x-{{x}^{2}}

 

Zgjidhje

Për çdo \displaystyle x\in R kemi \displaystyle y'=2-2x.

Studiojmë shenjën e derivatit:

\displaystyle 2-2x=0

\displaystyle x=1

Në këtë rast a=2.

Bëjmë studimin e shënjës:

ekstremumet

Pra, siç duket, pika x=1 është maksimum për funksionin \displaystyle y=2x-{{x}^{2}}.

 

 

Teorema 3: Në qoftë se funksioni f është i derivueshëm në intervalin \displaystyle \left] a-r,a+r \right[ dhe \displaystyle f'\left( a \right)=0 por \displaystyle f'\left( x \right) ruan të njëjtën shenjë në të dyja intervalet \displaystyle \left] a-r,a \right[ dhe \displaystyle \left] a,a+r \right[, atëherë ky funksion nuk ka ekstremum në pikën a.

 

 

 

Shembull 2

Gjeni ekstremumet e funksionit \displaystyle y=\frac{1}{3}{{x}^{3}}-2{{x}^{2}}+3x-7

 

Zgjidhje

Gjejmë derivatin:

\displaystyle y'={{x}^{2}}-4x+3

Barazojmë derivatin me zero dhe bëjmë studimin e shënjës:

\displaystyle {{x}^{2}}-4x+3=0

\displaystyle D=16-12=4

\displaystyle _{1}{{x}_{2}}=\frac{4\pm \sqrt{4}}{2}

\displaystyle {{x}_{1}}=\frac{4-2}{2}=1

\displaystyle {{x}_{2}}=\frac{4+2}{2}=3.

Ky funksion nuk ka ekstremum.

 

 

 

Teorema 4: Nëse funksioni në çdo pikë të intervalit të parë e të dytë dhe në pikën \displaystyle a\in I kemi \displaystyle f'\left( a \right)=0 dhe \displaystyle f''\left( a \right)\ne 0, atëherë ky funksion ka në pikën a ekstremum.

Ky ekstremum është maksimumm kur \displaystyle f''\left( a \right)<0 dhe minimum kur \displaystyle f''\left( a \right)>0.

qese plastike

 

 

Shembull 3

Studioni monotoninë dhe gjeni ekstremumet e funksionit \displaystyle y=2{{x}^{3}}-3{{x}^{2}}

 

Zgjidhje

Gjejmë derivatin e parë:

\displaystyle y'=6{{x}^{2}}-6x

\displaystyle y'=6x\left( x-1 \right)

E barazojmë atë me zero:

\displaystyle 6x\left( x-1 \right)=0

Derivati ka zgjidhje \displaystyle x=0 ose \displaystyle x=1.

Gjejmë derivatin e dytë dhe zëvëndësojmë vlerat që gjetëm:

\displaystyle y''=12x-6

\displaystyle y''\left( 0 \right)=0-6=-6

\displaystyle y''\left( 1 \right)=12-6=6.

Pra, funksioni ka maksimum në pikën x=0 dhe minimum në pikën x=1.

Pra, do të kemi:

Funksioni është rritës në \displaystyle \left] -\infty ,0 \right[ dhe në \displaystyle \left] 1,+\infty  \right[ dhe zbritës në \displaystyle \left] 0,1 \right[.

qese plastike

Copyright © detyra.al
ekstremumetekstremumet e funksionitekstremumiGjeni ekstremumet e funksionitmaksimumi i funksionitminimumi i funksionitmonotonia e funksionit

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al