Mbledhja e numrave dhjetore
Numrat dhjetorë mblidhen sipas këtyre rregullave::
- Shkruajmë numrat njëri poshtë tjetrit
- Vendosja e presjeve dhjetore të jetë në vijë të drejt (vertikalisht)
- Vendosja e shifrave me rend të njëjtë të jetë në vijë të drejt (vendosim 0 nëse mungon rendi)
- Mbledhim numrat. Vendosim presjen dhjetore tek shuma në vijë të drejt me presjen dhjetore tek mbledhorët.
Shembulli 1
Gjej shumën:
5,3 + 6,19 + 4,38
Shembulli 2
Gjej shumën:
7,35 + 5 + 6,46
Zbritja e numrave dhjetor bëhet njësoj si mblehdja, vetëm se në këtë rast zbriten numrat.
Kemi rregullat:
- Shkruajmë numrat njëri poshtë tjetrit
- Vendosja e presjeve dhjetore të jetë në vijë të drejt (vertikalisht)
- Vendosja e shifrave me rend të njëjtë të jetë në vijë të drejt (vendosim 0 nëse mungon rendi)
- Zbresim numrat. Vendosim presjen dhjetore tek diferenca, në vijë të drejt me presjen dhjetore tek numrat që zbresim.
Shembull 1
Gjej diferencën:
9,75 – 3,42
Shembull 2
Gjej ndryshesën:
9 – 6.3542
Shumëzimi i numrave dhjetorë
Shumëzimi i numrave dhjetorë behet duket ndjekur këto rregulla:
- Vendosen dhe shumëzohen dy numra dhjetorë, sikur të ishin numra të plotë.
- Përcaktojmë sa shifra janënë të djathtë të presjes tek të dy faktorët.
- Tek prodhimi i dy faktorëve, nga e djathta në të majtë të tij, numërojmë aq shifra sa kanë në të djathtë të presjes të dy fsktorët dhe vendosim presjen dhjetore.
- Nëse ska shifra aq sa tregon sasia e shifrave dhjetore që gjetëm tek të dy faktorët, atëherë vendosim në të majtë të shifrave të prodhimit aq zero sa duhen për të zbatuar rregullin e numërimit të shufrave dhjetore.
Shembull 1
Gjej prodhimin:
0,52 ∙ 0.45
Shembull 2
Gjej prodhimin:
5,42 ∙ 2,75
Shembull 3
Gjej prodhimin:
0,005 ∙ 0.115
Pjestimi i numrave dhjetorë
Pjestimi i numrave dhjetorë bëhet duke ndjekur këto rregulla:
- Lëvizim prsjen tek pjestuesi djathtas, aq shifra sa të bëhet numër i plotë me shifrat që ka
- I lëvizim presjem të pjestueshmit djathtas aq shifra dhjetore sa i lëvizëm pjestuesit.
- Nëse i pjestueshmi nuk ka aq shifra djathtas sa pjestuesi, atëherë i shtojmë djathtas aq zero sat ë plotësohen lëvizjet e presjes.
Shembull 1
Gjeni herësin:
20,45 : 0,5
Shembull 2
Gjeni herësin:
25,55 : 3,5
Ushtrimet per kete mesim mund ti shikoni ketu