Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Funksioni. Kuptimi i funksionit

Funksioni. Kuptimi i funksionit

Funksioni: Nëse çdo element i bashkësisë X lidhet me një element të vetëm të bashkësisë Y, themi që kemi të bëjmë me një funksion me bashkësi fillimi X dhe bashkësi mbarimi Y.

 

Për shembull, kemi diagramet shoqërore më poshtë:

funksioni

Çdo element i bashkësisë X është lidhur me vetëm një element të bashkësisë Y.

 

 

qese plastike

Funksionet numerike

Përkufizim: “Funksioni \displaystyle f:X\to Y ku X, Y janë nënbashkësi të bashkësisë së numrave Q, quhet funksion numerik”.

 

 

Për shembull, Jepet tabela:

x -3 -2 -1 0 1 2 3 4
Y -6 -4 -2 0 2 4 6 8

Me anë të kësaj tabele mund të jepet një funksion numerik me bashkësi përcaktimi X = {-3 , -2, -1, 0, 1, 2, 3, 4} dhe bashkësi vlerash Y = {-6, -4, -2, 0, 2, 4, 6, 8} dhe me rregull çiftimi: elementët e rreshtit të dytë janë dyfish i elementëve të rreshtit të parë.

Një mënyrë e tillë, për dhënien e funksionit numerik quhet mënyrë tabelare.

 

 

 

 

Dhënia e funksioneve me formulë

Jepet bashkësia A = {-2, -1, 0, 1, 2, 3} dhe shprehja \displaystyle f\left( x \right)={{x}^{2}}+3.

Gjejmë për çdo vlerë të ndryshorit x nga A, vlerën përgjegjëse të shprehjes \displaystyle f\left( x \right).

Kemi:

\displaystyle f\left( -2 \right)={{-2}^{2}}+3=7

\displaystyle f\left( -1 \right)={{-1}^{2}}+3=4

\displaystyle f\left( 0 \right)={{0}^{2}}+3=3

\displaystyle f\left( 1 \right)={{1}^{2}}+3=4

\displaystyle f\left( 2 \right)={{2}^{2}}+3=7

\displaystyle f\left( 3 \right)={{3}^{2}}+3=12

 

Ky funksion jepet nga tabela:

x -2 -1 0 1 2 3
y 7 4 3 4 7 12

 

Për këtë funksion themi që është dhënë me anë të formulës \displaystyle y={{x}^{2}}+3, ku \displaystyle x\in A.

 

 

Ushtrimi 1

Funksioni numerik është dhënë me tabelë:
x -2 -1 0 1 2 3
y -8 -1 0 1 8 27

 

a) Tregoni bashkësinë e përcaktimit dhe bashkësinë e vlerave.

b) Jepni funksionin me formulë..

 

Zgjidhje

 

a) Bashkësia e përcaktimit përfaqësohet nga vlerat e x-it, ndërsa bashkësia e vlera përfaqësohet nga vlerat e y-it.

Kemi:

Bashkësia e përcaktimit: \displaystyle X=\{-2,-1,0,1,2,3\}

Bashkësia e vlerave: \displaystyle Y=\{-8,-1,0,1,8,27\}

b) Nga tabela ne shohim që formula është: \displaystyle y={{x}^{3}}

qese plastike

Copyright © detyra.al
Bashkësia e përcaktimitBashkësia e vleraveBashksia e percaktimitBashksia e vleravecfare eshte teorema e pitagorescfare jane funksionet numerikeDhenia e funksioneve me formulDhënia e funksioneve me formulëFunksionfunksion numerikFunksionet numerikefunksionifunksioni numerikkatrori i hipotenuzesklasa 7Kuptimi i funksionitmbledhja me mendnjesite e matjesnumratpitagorapjestimipjestimi i numrave natyrorradha e veprimeveradhe veprimeshshembujshembuj te zgjidhur matematikorShndërrime identike të shprehjeveShndërrime të thjeshta identikeShndërrime të thjeshta identike të shprehjeveshprehjashprehja me ndryshoreshprehja numerikeShprehje identikeShprehje identike. Shndërrime identike të shprehjeveShprehje me ndryshoreShprehje numerikeshprehjesShprehjet me ndryshoreShprehjet numerikeshumezimishumezimi i numraveshumezimi i numrave katershifrorshumzimshumzimitabela periodikete mesojmeTeorema e anasjellt e pitagoresteorema e anasjellte e pitagoresteorema e pitagoresushtrimeushtrime te zgjidhura matematikeveprimetveprimet me shprehjeVlera e palejuarVlera e palejuar e shprehjesZbritja

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al