Yjet
Dielli ynë është një yll. Duket sikur Dielli është ylli më i madh nga gjithë të tjerët, porn ë të vërtetë ai është shumë i vogël. Disa nga yjet e mëdhenj, si Arkturus, janë qindra herë më të mëdhenj se Dielli. Por, Arkturus duket i vogël sepse ndodhet shumë larg nga ne.
Yjet ndriçojnë gjithë kohës, por ne i shohim vetëm natën. Kjo ndodh sepse drita e Diellit është aq e fuqishme sa nuk na lejon t’i shohim yjet e tjerë ditën.
Toka rrotullohet boshtit të saj
Gjatë natës, yjet duken sikur lëvizin. Në qoftë se bëjmë fotografi për disa orë, yjet do të lënë gjurmë që janë harqe rrathësh.
Kjo ndodh sepse Toka rrotullohet rreth bushtit të saj, e jo nga lëvizja e yjeve. Ylli më afër qendrës së rrathëve në fotografi është Ylli Polar, Polaris. Ai quhet kështu sepse është direkt mbi kokë, po të qëndrojmë në polin e Veriut. Boshti i rrotullimit të Tokës kalon drejt këtij ylli, pra drejt Yllit Polar.
E njëjta gje ndodh pot ë bëjmë fotografi edhe në Hemisferën jugore. Ylli më afër qendrës së rrathëve në këtë rast është Ylli Polar, Sigma Oktanis.
Yjësitë
Njërëzimi është përpjekur për mijëra vjet me radhë të grumbullojë njohuri mbi yjet. Grumbuj yjesh që formojnë figura quhen yjësi (konstelacione), Arusha e madhe dhe Arusha e vogël.
Është më e lehtë të studiohen yjet në yjësi se sa si yje të veçuar.
Në hemisferën veriore shfaqen yje të tjerë nga ata që shfaqen në Hemisferën jugore. Kështu, Kasiopeia shihet në Hemisferën veriore, ndërsa Kruks në Hemisferën jugore.
Toka sillet rreth Diellit
Në dhjetor, ne shohim në qiell yje të tjerë nga ata që shohim në qershor. Gjysma e errët e Tokës është e pozicionuar në drejtime të kundërta të qiellit në qershor dhe dhjetor. Kjo ndodh sepse Toka sillet në orbitë rreth Diellit.
Ne mund të vrojtojmë vetëm ata yje që ndodhen në anën e kundërt me Diellin.
Jeta dhe shuarja e një ylli
Dielli ynë ka një cikël jete, ai ka lindur dhe do të shuhet. Si të gjithë yjet, edhe Dielli ka lindur nga një re gazi dhe pluhuri që quhet nebulozë. Nga forca e gravitetit kjo re është ngjeshur duke formuar sferën e Diellit.
Gjatë ngjeshjes së hidrogjenit, bërthamat e atomeve bashkohen duke çliruar energjinë që e bën Diellin të ngrohë e të ndriçojë. Në këtë gjendje ndodhet Dielli tani dhe shumica e yjeve që formojnë bashkësinë kryesore të yjeve. Dielli do të ndriçojë në këtë gjendje edhe për pesë million vjet.
Pas kësaj kohe, gazi i hidrogjenit do të mbarojë dhe Dielli apo çdo yll tjetër, do të kaloj në fazën e fundit të jetës së tij. Ai do të kthehet në një gjigant të kuq dhe do të përfshijë Mërkurin, Afëërditën, ndoshta edhe Tokën. Temperature në Tokë do të jetë aq e madhe sa njerëzimi nuk do të mund të mbijetojë dot. Në këtë fazë, shtresat e jashtme të Diellit do të shpërndahen në hapësirë duke formuar re gazi. Pas kësaj, Dielli do të ngjishet dhe do të shndërrohet në një yll të nxehtë të tipit xhuxh i bardhë. Më në fund, ai do të ftohet e do të bëhet xhuxh i zi i padukshëm.
Njjë yll, shumë më i madh se Dielli ynë quhet yll masiv. Ai shndërrohet në supergjigant të kuq, do të shpërthejë duke u kthyer në supernova dhe pastaj do të formojë një yll neutronik ose një vrimë të zezë.