Detyra.Al Detyra.Al

  • Kreu
  • Matematika
    • Matematika 6
    • Matematika 7
    • Matematika 8
    • Matematika 9
    • Matematika 10
    • Matematika 11
    • Matematika 12
  • Fizika
  • Matematika Baze
  • Matura dhe provimi i lirimit
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
Home / Metalet e grupeve B

Metalet e grupeve B

metalet e grupeve B

Metalet e grupeve B

Elementët e grupeve IB-VIIIB quhen metale kalimtare. Të gjitha këto element kanë nga dy elektrone në shtresën e jashtme. Metalet kalimtare shfaqin më shumë se një valencë.

Në tabelën e mëposhtme po japim të dhëna për disa nga elementët e grupeve B

qese plastike


Emri Simboli Grupi Valenca
Bakri Cu IB I, II
Kromi Cr VIB II, III, VI
Mangani Mn VII II, III, IV, VI, VII
Hekuri Fe VIIIB II, III, VI

 

  1. Hekuri

Hekuri është një nga elementët më të përhapur në koren e tokës (rreth 47%). Në natyrë gjendet në trajtë mineralesh.

Nga mineralet më të rëndësishme përmendim piritin \displaystyle Fe{{S}_{2}} dhe hematite \displaystyle F{{e}_{2}}{{O}_{3}}.

 

a) Vetitë fizike

Hekuri është metal me ngjyrë hiri të bardhë, përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe rrymës elektrike, petëzohet, telëzohet.

 

b) Vetitë kimike

Gjatë reaksioneve kimike, atomet e hekurit mund të lëshojnë 2 ose 3 elektrone duke formuar kationet \displaystyle F{{e}^{2+}} dhe \displaystyle F{{e}^{3+}}.

  • Hekuri është një element aktiv. Ai vepron me oksigjenin e ajrit sipas rekasionit

\displaystyle 4Fe+3{{O}_{2}}=2F{{e}_{2}}{{O}_{3}}

 

  • Vepron me jometalet dhe formon kripëra:

\displaystyle Fe+C{{l}_{2}}=FeC{{l}_{2}}

 

  • Hekuri vepron me tretësirat e holluara të acideve \displaystyle HCl, \displaystyle {{H}_{2}}S{{O}_{4}} duke çliruar hidrogjen:

\displaystyle Fe+2HCl=FeC{{l}_{2}}+{{H}_{2}}\uparrow

 

 

  1. Kromi

Kromi është element i grupit VIB. Ai nuk gjendet i lirë në natyrë. Ai gjendet ne trajtë mineralesh, të cilat shpesh janë shoqëruese të mineraleve të hekurit.

a) Vetitë fizike dhe kimike

kromi është metal i bardhë me shkëlqim të theksuar metalik, mjaft rezistent ndaj agjentëve atmosferikë.

Kromi ka veti kimi të ngjashme me hekurin.

 

b) Përbërjet e kromit

kromi përdoret për veshjen e metaleve aktive. Ky process quhet kromim. Nga përbërjet më të rëndësishme përmendim oksidi i kromit (III) \displaystyle C{{r}_{2}}{{O}_{3}}, kromati i kaliumit \displaystyle {{K}_{2}}Cr{{O}_{4}}, bikromati i kaliumit \displaystyle {{K}_{2}}C{{r}_{2}}{{O}_{7}}. Përbërjet e kromit përdoren në industrinë tekstile, atë të regjjes së lëkurëve, bojeravë ngjyruese.

 

 

 

  1. Bakri

Bakri është element i grupit IB

a) Vetitë fizike

bakri ka ngjyrë të kuqerremtë, petëzohet, telëzohet, përcjell mirë rrymën elektrike dhe nxehtësinë. Në natyrë gjendett në trajtë mineralesh.

 

b) Vetitë kimike

bakri vepron me oksigjenin, klorin, squfurin. Ai vepron me acidin nitrik (\displaystyle HN{{O}_{3}}) të holluar dhe të përqëndruar, por nuk çliron hidrogjen.

 

Përbërjet kryesore të bakrit

Përbërjet një valente janë më pak të qëndrueshme se përbërjet dy valente.

Valenca Oksidet Baza Kripërat
I \displaystyle C{{u}_{2}}O \displaystyle CuOH \displaystyle CuCl
II \displaystyle CuO \displaystyle Cu{{\left( OH \right)}_{2}} \displaystyle CuS{{O}_{4}}, \displaystyle Cu{{\left( N{{O}_{3}} \right)}_{2}}

 

qese plastike

Copyright © detyra.al
Postime te ngjashme:
  • Matematika 10Matematika 10
  • Thyesat AlgjebrikeThyesat Algjebrike
  • Matematika 7Matematika 7
  • Matematika BazeMatematika Baze
  • PesekendeshatPesekendeshat
  • Matematika 9Matematika 9
  • Integrimi me thyesa te pjeseshmeIntegrimi me thyesa te pjeseshme
  • Numrat e ThjeshteNumrat e Thjeshte
  • Matematika 8Matematika 8
  • Matematika 11Matematika 11
  • Numrat NatyroreNumrat Natyrore
  • Derivative of sin^2(x)Derivative of sin^2(x)
  • Matematika 6Matematika 6
  • MatematikaMatematika
  • Matematika 12Matematika 12
  • Formulat e VietesFormulat e Vietes
bakerbakrichromiumhekurhekurikromkromimetaletMetalet e grupeve Bvetit e bakritvetite e hekuritvetite e kromit

Kerko Mesime

Pages

  • Fizika
    • Fizika 7
  • Kimia
    • Kimia 8
    • Kimia 9
  • Kontakt
  • Kreu
  • Matura dhe provimi i lirimit

Sponcor Ju-Ar Plast Sh.P.K

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Postime te ngjashme:

  • Matematika 8
  • Matematika 6
  • Matematika
  • Matematika 12
  • Matematika 11
  • Matematika 7
  • Matematika 9
  • Matematika Baze
  • Matematika 10

qese plastike

Ju-Ar Plast Sh.P.K

Na kontaktoni

Detyra.al është një platformë eduktaive online e cila vjen në ndihmë të nxënësve të klasave të 6-12 me leksione, ushtrime dhe teza provimesh.

Email: info@detyra.al