Metalet e grupeve B
Elementët e grupeve IB-VIIIB quhen metale kalimtare. Të gjitha këto element kanë nga dy elektrone në shtresën e jashtme. Metalet kalimtare shfaqin më shumë se një valencë.
Në tabelën e mëposhtme po japim të dhëna për disa nga elementët e grupeve B
Emri | Simboli | Grupi | Valenca |
Bakri | Cu | IB | I, II |
Kromi | Cr | VIB | II, III, VI |
Mangani | Mn | VII | II, III, IV, VI, VII |
Hekuri | Fe | VIIIB | II, III, VI |
-
Hekuri
Hekuri është një nga elementët më të përhapur në koren e tokës (rreth 47%). Në natyrë gjendet në trajtë mineralesh.
Nga mineralet më të rëndësishme përmendim piritin dhe hematite .
a) Vetitë fizike
Hekuri është metal me ngjyrë hiri të bardhë, përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe rrymës elektrike, petëzohet, telëzohet.
b) Vetitë kimike
Gjatë reaksioneve kimike, atomet e hekurit mund të lëshojnë 2 ose 3 elektrone duke formuar kationet dhe .
- Hekuri është një element aktiv. Ai vepron me oksigjenin e ajrit sipas rekasionit
- Vepron me jometalet dhe formon kripëra:
- Hekuri vepron me tretësirat e holluara të acideve , duke çliruar hidrogjen:
-
Kromi
Kromi është element i grupit VIB. Ai nuk gjendet i lirë në natyrë. Ai gjendet ne trajtë mineralesh, të cilat shpesh janë shoqëruese të mineraleve të hekurit.
a) Vetitë fizike dhe kimike
kromi është metal i bardhë me shkëlqim të theksuar metalik, mjaft rezistent ndaj agjentëve atmosferikë.
Kromi ka veti kimi të ngjashme me hekurin.
b) Përbërjet e kromit
kromi përdoret për veshjen e metaleve aktive. Ky process quhet kromim. Nga përbërjet më të rëndësishme përmendim oksidi i kromit (III) , kromati i kaliumit , bikromati i kaliumit . Përbërjet e kromit përdoren në industrinë tekstile, atë të regjjes së lëkurëve, bojeravë ngjyruese.
-
Bakri
Bakri është element i grupit IB
a) Vetitë fizike
bakri ka ngjyrë të kuqerremtë, petëzohet, telëzohet, përcjell mirë rrymën elektrike dhe nxehtësinë. Në natyrë gjendett në trajtë mineralesh.
b) Vetitë kimike
bakri vepron me oksigjenin, klorin, squfurin. Ai vepron me acidin nitrik () të holluar dhe të përqëndruar, por nuk çliron hidrogjen.
Përbërjet kryesore të bakrit
Përbërjet një valente janë më pak të qëndrueshme se përbërjet dy valente.
Valenca | Oksidet | Baza | Kripërat |
I | |||
II | , |