Duke u bazuar tek kongruenca e trekëndëshave, zgjidhim ushtrimet më poshtë.
Ushtrimi 1
Segmentet [AC] dhe [BD] priten në mesin e tyre. Vërtetoni që
Zgjidhje
Ndërtojmë figurën:
Kemi të dhënë:
Meqë pikat B dhe D janë të baraslarguara nga [AC], atëherë mund të themi që AB = BC = VD = DA
Pra, kemi:
- AB = AD nga vetia e permesores
- BC = CD nga vetia e permesores
- nga vetia e permesores
Nga rasti I i kongruencës së trekëndëshave (BKB), kemi .
Ushtrimi 2
Jepet trekëndëshi ABC. Në bazën BC të tij janë marrë pikat M, N të tilla që BM = CN.
Vërtetoni që:
a) .
b) Trekëndëshi AMN është dybrinjëshëm.
Zgjidhje
a) Marrim në shqyrtim trekëndëshat BAM dhe CAN.
Kemi:
- AB = AC si brinjë anësore të trekëndëshit dybrinjëshëm
- BM = NC të dhënë nga ushtrimi.
- nga teorema e trekëndëshit dybrinjëshëm, ku këndet pranë bazës janë kongruente.
Në bazë të rastit të parë të kongruencës së trekëndëshave, kemi:
b) Nga kongruenca e trekëndëshave, dimë që: “Në trekëndëshat kongruentë, përballë brinjëve kongruente ndodhen këndet kongruente dhe përballë këndeve kongruente ndodhen brinjët kongruente”.
Përballë këndëve B dhe C ndodhen brinjët AM dhe AN, ndaj kemi AM = AN.
Pra, vërtetuam që trekëndëshi AMN është dybrinjëshëm.
Ushtrimi 3
Në përgjysmoren e këndit A është marrë pika M, kurse në brinjët e tij pikat B, C, të tilla që .
Vërtetoni që AC = AB.
Zgjidhje
Marrim në shqyrtim trekëndëshat AMB dhe AMC.
Kemi:
- nga vetia e përgjysmores.
- AM brinjë e përbashkët.
- të dhënë nga ushtrimi.
Nga rasti i dytë i kongruencës së trekëndëshave, kemi:
Nga kongruenca e trekëndëshave, dimë që: “Në trekëndëshat kongruentë, përballë brinjëve kongruente ndodhen këndet kongruente dhe përballë këndeve kongruente ndodhen brinjët kongruente”.
Përballë këndeve 3 dhe 4 ndodhen përkatësisht brinjët AC dhe AB, ndaj kemi AC = AB.
Ushtrimi 4
Në figurën më poshtë kemi dhe dhe BD = 10 cm.
Gjeni CD.
Zgjidhje
Marrim në shqyrtim trekëndëshat ABD dhe ACD.
Kemi:
- të dhënë nga ushtrimi
- AD brinjë e përbashkët e trekëndëshave.
- të dhënë nga ushtrimi.
Nga rasti i dytë i kongruencës së trekëndëshave (KBK) kemi:
Nga kongruenca e trekëndëshave, dimë që: “Në trekëndëshat kongruentë, përballë brinjëve kongruente ndodhen këndet kongruente dhe përballë këndeve kongruente ndodhen brinjët kongruente”.
Përballë këndeve 1 dhe 2 kemi përkatësisht brinjët BD dhe CD, ndaj kemi BD = CD = 10 cm.
Ushtrimi 5
Kemi të dhënë trekëndëshin ABC. Në segmentin [AB] është hequr permesoreja K.
Vërtetoni që trekëndëshat AOK dhe BOK janë kongruentë.
Zgjidhje
Marrim në shqyrtim trekëndëshat AOK dhe BOK.
Kemi:
Nga rasti III i kongruencaës së trekëndëshave, kemi:
Ushtrimi 6
Trekëndëshat dybrinjëshëm ADC dhe CBD kanë bazë të përbashkët [DC]. Drejtëza (AB) e pret segmentin [CD] në pikën M.
Vërtetoni që:
a)
b)
Zgjidhje
a) Marrim nq shqyrtim trekëndëshat ADB dhe ACB.
Kemi:
- AB brinjë e përbashkët.
- AD = AC si brinjë anësore të trekëndëshit ADC
- DB = CB si brinjë anësore të trekëndëshit BCD
Nga rasti III i kongruencës së trekëndëshave (BBB), kemi: .
b)
Nga kongruenca e trekendëshave dimë që: “Në trekëndëshat kongruentë, përballë brinjëve kongruente ndodhen këndet kongruente dhe përballë këndeve kongruente ndodhen brinjët kongruente”.
Përballë brinjëve BD dhe BC ndodhen përkatësisht këndet BAD dhe BAC, ndaj .
Marrim në shqyrtim trekëndëshat AMD dhe AMC.
Kemi:
- AD = AC si brinjë anësore të trekëndëshit dybrinjëshëm ADC.
- AM brinjë e përbashkët e trekëndëshave.
Nga rasti i parë i kongruencës së trekëndëshave, kemi: .
Nga kongruenca e trekendëshave dimë që: “Në trekëndëshat kongruentë, përballë brinjëve kongruente ndodhen këndet kongruente dhe përballë këndeve kongruente ndodhen brinjët kongruente”.
Përballë këndeve DAM dhe CAM ndodhen përkatësisht brinjët MD dhe CM, ndaj MD = CM.